K
Karim-Benzema
Guest
Koncepti i vetëvendosjes që ka hedhur në Kosovë Albin Kurti, pos te shqiptarët e Maqedonisë, është përhapur edhe në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Një grup personalitetesh nga shoqëria civile mëtojnë të promovojnë këtë koncept, me të cilin edhe synohet bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Tre nga ta, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha e Dejona Mihali, kanë qëndruar këtë javë në Kosovë për të harmonizuar qëndrimet me Kurtin dhe me aktivistë të tjerë të lëvizjes “Vetëvendosje” për rrugën nga duhet ecur. Të tre vlerësojnë se lëvizja është filozofi që iu ka munguar shqiptarëve ndër shekuj. Prandaj, zotohen të bëjnë të pamundurën për ta bërë idenë të thënshme dhe të dëgjueshme aty ku janë shqiptarët.
“Është, ndoshta, ngritja më rismëtare në jetën politike shqiptare të shekullit XX dhe të këtij shekulli. Në këtë kuptim, ajo është një koncept aq përfshirës sa ne na duket i domosdoshëm të zgjerohet dhe të rritet te shqiptarët. Është koncept që përfshin shumë dhe ristrukturon gati gjithë mendimin politik shqiptar, si dhe e kthen në një filozofi tjetër politike, që mu më duket se është filozofia që iu ka munguar shqiptarëve në shekuj”, ka thënë Hysamedin Feraj, profesor i shkencave politike në Tiranë. “Koncepti të vendosësh vetë i kthen shqiptarët nga një qenie për të tjerët, tërësisht në një qenie për veten".
Profesori Feraj gjykon se i gjithë mendimi politik i mëparshëm i shqiptarëve ka qenë i përqendruar rreth misionit të pavarësisë, që është vetëm një moment i konceptit, sepse, sipas tij, vetëvendosja përfshin vullnetin e të qenit aktiv si subjekt politik dhe historik.
Ai ka treguar se, edhe më përpara, në Shqipëri ka pasur celula që kanë punuar për këtë kauzë. Por, problemi, sipas tij, është për të bërë një lëvizje.
“Natyrisht se nuk jemi të vetmit, sepse gjendja do të ishte shumë serioze në qoftë se do të kishte vetëm një celulë që e ka këtë koncept. Puna është që ne t’u ofrojmë atyre shqiptarëve që kanë këtë koncept shërbimin tonë që të mund të organizohen dhe të veprojnë në mënyrë të organizuar”, ka thënë Feraj. “Pikërisht celulat të mund të bashkohen në një trup”. Më gjërësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.
Idiot![]()
Ja schick noch mehr von diesem Müll.
Albanien braucht sowas nicht und es kann ja sein dass es sowasin Albanien gibt aber bestimmt von irgebndwelchen Kosovaren die dort leben und nichts anderes imKopf haben als die VETvenscheisse.