Bosniaken zeigen ihren Hass auf Albaner:
Bosniaken verbrennen albanische Flaggen
Es wurden verbrannte albanische Flaggen und Schäle gefunden.
Es ist noch unsicher, ob dem bosnischen Fußballverband eine Strafe droht.

Bosniaken verbrennen albanische Flaggen
Kurzzusammenfassung: In Bosnien-Herzegowina wurde die albanische Flagge verbrannt.Relacioni i UEFA-s: Në Bosnjë u dogj flamuri shqiptar!
FSHF mund të gjobitet për kundërpërgjigjen e tifozëve kuqezinj
Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, ka konfirmuar dje se ka marrë një kopje të relacionit të zyrtarëve të ndeshjes Bosnjë-Shqipëri, 1-0, ku shkruhej se në pjesën ku qëndronin tifozët vendës është gjetur i djegur një flamur dhe një shall shqiptar.
“Sot kam marrë një kopje të relacionit të zyrtarëve të ndeshjes, ku thuhej se oficeri i policisë ka gjetur një flamur shqiptar thuajse të djegur plotësisht si dhe një shall që mbahej nga tifozëria shqiptare. Gjithashtu, në relacion është shkruar se drejt tifozëve shqiptarë janë hedhur tre stola plastikë, ndërsa tanët kanë hedhur vetëm një stol,” – ka zbuluar Prodani.
Kjo do të thotë se Federata Boshnjake e Futbollit nuk do të mund t’i shpëtojë gjobës së UEFA-s (tifozët vendës hodhën tri herë shashka, që plasën në sektorin e tifozëve kuqezinj, çka shkaktoi reagimin e këtyre të fundit), por një masë ndëshkuese relativisht më e butë mund të merret edhe ndaj FSHF-së.
“Nuk mund të them nëse FSHF do të gjobitet për ndenjësen e hedhur nga shqiptarët. Për këtë duhet të presim,” – përfundon Prodani. Fatkeqësisht, sezonin e fundit, rastet e djegies së flamurit kuqezi në stadiume të ndryshme të Europës kanë qenë të shpeshta.
Mjafton të kujtojmë ndeshjen e ndërprerë Itali-Serbi, ku “Ivani i tmerrshëm” (tifoz ultras serb), i kacavarur në hekurat mbrojtëse në stadiumin e Gjenovës, dogji publikisht flamurin shqiptar. Djegia e flamurit kuqezi u përsërit edhe në ndeshjen Zenit-Hajduk Split, në Shën Petërburg, vetëm për faktin se pjesë e skuadrës kroate ishte mesfushori shqiptar, Ervin Bulku.
Es wurden verbrannte albanische Flaggen und Schäle gefunden.
Es ist noch unsicher, ob dem bosnischen Fußballverband eine Strafe droht.

Zuletzt bearbeitet von einem Moderator:
