Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Aleanca Kuq e Zi !!

248917_153967344673650_135038719899846_297106_7349794_n.jpg

248917_153967344673650_135038719899846_297106_7349794_n.jpg
 
Kreshnik Spahiu flet “Kuq e Zi” me studentet Grek,Serb, Kroat, Italian Slloven “Ne Bashkimin Europian na bashkojne standardet, jo entia dhe feja”.Me keto fjale u eshte drejtuar nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu dhjetra studenteve te huaj, gjate nje bashkebisedimi ne fushaten per zgjerimin e BE ne nje takimi te zhvilluar me ta ne ambientet e Keshillit te Larte te Drejtesise.
“Para 15 vjetësh disa vende ishin në luftë ndërsa, por pas po kaq vitesh ne do të jemi një familje. Ne do të jemi në BE përmes shteteve juridike, pasi na bashkojnë standartet dhe jo etnia dhe feja tha ai.

249406_10150204943748260_25749923259_7018273_1848945_n.jpg

254388_10150204943338260_25749923259_7018268_6572080_n.jpg
 
Sot në 133-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka qenë e pranishme edhe Aleanca Kuq e Zi. Në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar anëtarët e kësaj lëvizje organizuan një forum me intelektualë, akademikë, historianë, sportistë dhe figura të tjera të njohura shqiptare.
Në fjalën e tij nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu sqaroi se pikërisht kjo lidhje bëri të ndjehet fort zëri i shqiptarëve dhe dëshira e tyre për të krijuar një shtet të pavarur, ndërsa kërkoi që autoritetet shqiptare dhe kosovare të hartojnë së bashku strategji për të ardhmen e cështjes kombëtare.
“Lidhja e Prizrenit nuk paraqet për shqiptarët vetëm vlera historike, por flet qartë dhe pastër për vlerat politike dhe juridike që ka një organizim i tillë”, tha Spahiu në nisje.

Duke e vënë theksin tek mungesa e një platforme të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë për cështjen kombëtare, Spahiu nënvizoi se, është nevojë urgjente për kombin shqiptar dhe për dy shtetet shqiptare që të këtë një program të qartë dhe paraprak për cështjen kombëtare, një program gjithëpërfshirës, i cili të konsultohet dhe të përfshijë të gjithë opinionin publik shqiptar dhe që të përmbajë një platformë për të ardhmen e përbashkët”, nënvizoi Spahiu.
Sic deklaroi Spahiu, kjo është një cështje që duhet zgjidhur tani, nuk pret dhe nuk mund të shtyhet.
“Më në fund ka ardhur koha që politika shqiptare, por në cdo rast shoqëria shqiptare të konkludojë në një platformë për të ardhmen e kombit dhe interesave kombëtare brenda dhe jashtë shteteve shqiptare dhe kjo cështje nuk mund të presë dhe nuk mund të shtyhet”, shtoi nënkryetari i KLD-së.
Duke u ndalur tek Kosova, Spahiu theksoi se “Sovraniteti i një shteti të ardhshëm duhet të kalojë nëpërmjet vullnetit dhe vendimmarrjes së shtetit shqiptar dhe jo nëpërmjet Beogradit e Athinës, të cilat kanë qënë gjithmonë pak dhe aspak dashamirëse, në interesat e tyre kundrejt kombit shqiptar”.
Dita e sotme, sipas Spahiut duhet t’i kujtojë cdo shqiptari nevojën imediate për të punuar dhe për të pasur mendime të përbashkëta për cështjen kombëtare. Kombi shqiptar sipas tij, me një histori të përbashkët, gjuhë e kulturë të përbashkët së fundmi duhet të synojë një të ardhme të përbashkët: Europën.
“Kjo ditë sot më 10 qershor dhe ky vend, Prizreni, na kujton dhe rifreskon se si cështjet dhe interesat kombëtare janë sot pas më shumë se 130 vjetësh, tërësisht aktuale ashtu sic kanë qënë edhe dje. Kjo ditë na frymëzon dhe mbush me shpresë se kombi shqiptar është i aftë, por edhe ka nxjerrë nga gjiri i vetë, njerëz të cilët janë në gjendje të mendojnë dhe punojnë për interesat kombëtare dhe për të ardhmen e përbashkët europiane”, nënvizoi Spahiu./B.W /
 
Zurück
Oben