Mufti Ternava bevor er den Gläubigen aus Ferizaj über die Miraxh Nacht erzählte sagte er den Journalisten er demantiert die Mledung zum beginn einer Ilegalen Baubeginn!!
Er sagt wir haben mit keine ilegalen Bau angefangen und werden dies nicht tun und wissen davon nix.
Das sind Gerüchte und Lügen , wir die Muslimische Gemeinschafft BI (Bashksia Islame) entscheiden wann und wo eine Mosche gebaut wird im Einklang mit den Behörden!
Wir unterstützen die Proteste unserer Brüder für den Bau einer Grossen Mosche zum beten auf der Strasse und gleichzeitig protestieren wir gegen jegliche Gewalt seitens der Polizei!
Ebenso rufen wir die Betenden bei der Protest andere nicht zu stören .
Wir hoffen das Problem schnell institutionell lösen zu können und hoffen auf die Unterstützung von Bürgermeister Mustafa.
Artikel Bota Sot
Myftiu Tërnava thotë se BI nuk ka nisur kurrfarë xhamie pa leje
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përjashtoi mundësinë që me dijen e Bashkësisë Islame të Kosovës, të ketë filluar themeli i një xhamie në hapësirën universitare në Prishtinë.
Para se t’u fliste besimtarëve myslimanë ferizajas lidhur me Natën e Miraxhit, myftiu Tërnava u tha gazetarëve se janë pallavra ato që fliten për gjoja fillimin e ngritjes së një xhamie afër Fakultetit Filologjik.
“Bashkësia Islame e ka fjalën e vet, ajo vendos për ngritjen dhe ndërtimin e xhamive dhe askush tjetër në Kosovë. Këtë duhet ta dijë çdokush”, tha prerazi Tërnava.
Por myftiu i Kosovës përligj plotësisht kërkesat e besimtarëve myslimanë për ndërtimin edhe të një xhamie të madhe në Prishtinë, megjithëse nuk është i sigurt për formën që kanë zgjedhur ata, duke u falur në rrugë, në shenjë proteste.
“Por ne përkrahim vijën institucionale për zgjidhjen e të gjitha problemeve, prandaj edhe të BI-së. Me mund të madh i kemi krijuar këto institucione, me flijime, me gjak e sakrifica, prandaj duhet që në mënyrë institucionale t’i zgjidhim të gjitha kërkesat”, thotë Tërnava.
Ai beson se Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe kryetari i kryeqytetit, Isa Mustafa, do të mbështesë kërkesat e besimtarëve dhe brenda një kohe të shkurtër do të kënaqen nevojat e tyre.
Myftiu Tërnava tha se është kundër çfarëdo dhune që pushteti ka ushtruar ose mund të ushtrojë ndaj besimtarëve, ashtu siç u ka bërë thirrje atyre që shkojnë në xhami, që me sjelljet e tyre të mos krijojnë pakënaqësi në raport me besimtarët dhe qytetarët tjerë