Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Prishtina ka lezet

IbishKajtazi

Furunkel am Arsch
:cool:

Prishtina tërheq turistët e huaj

Prishtinë, 12 gusht – Kur austriakja Isabel Syrek (20), studente e Universitetit të Vjenës, pati planifikuar pushimin e saj veror, në listën e vendeve që do të vizitonte kishte futur Shqipërinë dhe Kosovën, ani pse ajo kishte bindjen se të dyja këto vende nuk janë tipike turistike. Në korrik të këtij viti ajo fillimisht ka marrë pjesë në Universitetin Veror në Durrës, teksa ka eksploruar Shqipërinë. Rruga e saj do të ishte drejt veriut. Prizreni, Peja dhe Prishtina do të ishin vendet që do t’i krijonin përshtypje krejt ndryshe nga ajo me të cilën ishte nisur nga vendi i saj i lindjes. Syrek nuk është rasti i vetëm që ka marrë shijen e Kosovës, në pjesën e parë të gushtit përvëlues. Austriakut Romed Felderer i kishin thënë të mos vinte në Kosovë, sepse “aty nuk ka çka të shohë”. Nuk i kishte dëgjuar, për të mos u zhgënjyer.

Gjithashtu Adam Walker, student 23-vjeçar nga Nju-Jorku i ShBA-së, ka zgjedhur Kosovën si destinacionin e tij të preferuar. Ata, bashkë me gjermanen Lea Avend, rumunin Dorin Bot dhe italianen Chiarra Alonso, kanë bërë bashkë rrëfimet nga vizita e tyre në kryeqytetin e shtetit më të ri në Evropë.

Jeta e natës në Prishtinë mahnit turistët e huaj

“Prishtina ka lezet”, ka thënë Isabel Syrek, teksa ka buzëqeshur. Ajo ka dëgjuar këtë fjali rastësisht në një tavolinë me shoqëri të përzier austriakë e shqiptarë. Një mik i saj nga Kosova i ka treguar se gjeneza e kësaj fjalie është një këngë që ishte bërë hit verën e kaluar. Por, ajo i ka besuar plotësisht kësaj fjalie.

”Jeta e natës në Prishtinë nuk dallohet shumë me jetën që unë personalisht e jetoj në Vjenë. Prishtina me klubet e natës, kafenetë dhe restorantet e tij të jashtëzakonshme ka shumë potencial të bëhet metropol jo veç në Ballkan, por në gjithë Evropën”, ka thënë Syrek, teksa po pinte një “Fanta exotic”.

“Këso pijesh nuk ka në Austri”, ka shtuar ajo.

Amerikanit Adam Walker i kanë pëlqyer po ashtu klubet e natës në kryeqytetin kosovar. Në to ka vërejtur një detaj që i ka lënë përshtypje.

“Këtu ka shumë të rinj. Është mirë besoj, sepse është e padrejtë, p.sh. si në Amerikë, kur të rinjtë nuk mund të hyjnë në klube të natës pa i pasur 21 vjeç. Atje të rinjtë mezi presin të arrijnë këtë moshë që të ‘shfrenohen’ në jetën e natës”, ka thënë Walker.

“Kurrë nuk kam menduar se në një vend si Kosova njeriu mund të kënaqet kaq shumë”, ka thënë Lea Avend, një gjermane njëzetvjeçare. Ajo e njeh shumë mirë jetën e natës në kryeqytetin gjerman, Berlin, ku është rritur. Ajo punon si Disk Jockey në Berlinin lindor, që njihet për “ndeja të shfrenuara”.

“Natën më të mirë në jetë e kam kaluar në Prishtinë”, ka thënë Avend.


Njerëzit në Kosovë, pasuria më e madhe e saj


Pas deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, perceptimet e të rinjve evropianë e të tjerëve për turizmin në Kosovë dukej se shkonin dukshëm duke ndërruar. Aventurierët harruan konfliktet që kishin ndodhur më parë, bashkë me reputacionin negativ që kishte Ballkani, për të marrë rrugën drejt shteteve të kësaj pjese të Evropës. Ata nuk u penduan.

Chiarra Alonso, nxënëse 18-vjeçare nga Bologna e Italisë, është vetëm njëra prej atyre që para se të vinte në Prishtinë kishte përshtypje tjetër. Asaj i ka lënë përshtypje një gjë.

“Mikpritja këtu në Kosovë më ka habitur fare. Edhe njerëzit krejt të panjohur nuk hezitojnë aspak të të marrin në shtëpitë e tyre, duke të siguruar akomodim, ushqim fantastik dhe shoqëri, që nuk harrohet kurrë”, ka thënë Alonso.

“Esenca e pushimit tim këtu në Kosovë është se njerëzit janë pasuria më e madhe e saj”, ka shtuar ajo.

Alonso në Kosovë po e shijon shumë edhe ushqimin tradicional të vendit.

“Ushqimi ka shumë diversitet. Jam shumë e sigurt që sikur të kisha fli, pite dhe këto gjella kosovare në Itali, jeta ime do të ishte shumë më e mirë”, është shprehur turistja e re.

Edhe për 23-vjeçarin nga Rumania, Dorin Bot, kosovarët janë popull bujar.

“Kosovarët janë popull me zemër të hapur, humor të veçantë edhe, siç e kam ditur edhe më parë, kuzhina kosovare është fantastike”, ka thënë Bot.

Kur Romed Felderer, studenti austriak nga Murzzuschlagu po udhëtonte me “autostop” nëpër Serbi, i kishte rastisur të bënte muhabet me disa qytetarë serbë. Ata, kujton Felder, i kishin propozuar të mos shkonte në Kosovë.

“Më thanë se ‘ata hanë fëmijë’, ndër të tjera, e shumë fjalë të këqija për njerëzit këtu”, kujton Felderer. Por ai nuk u bind.

“Realizova ëndrrën time të njihja Ballkanin. E ardhja në Kosovë ishte punë e domosdoshme në këtë aspekt. Gëzohem që nuk i dëgjova ato fjalë, ngase këtu kam takuar miq të mrekullueshëm”, ka thënë Felderer.

“Do të kthehem shumë shpejt për të punuar dhe për të jetuar pak më gjatë këtu në Prishtinë”, ka shtuar ai.

Pro dhe kundër infrastrukturës së kryeqytetit


Por Felderer ia ka gjetur edhe një pikë të dobët vendit me të cilin u dashurua.

”E adhuroj Kosovën dhe njerëzit që jetojnë këtu, por, megjithatë, duhet të përparohet edhe pak më shumë në infrastrukturë”, ka thënë Felder.

Prishtina si qytet, thotë Isabel Syrek, më ka bërë për vete, ani pse arkitektura edhe infrastruktura e saj duhet të përmirësohen.

“Mendoj se ka mundësi të bëhet shumë më mirë në të ardhmen”, është shprehur ajo.

Por krejt ndryshe mendon Adam Walker. Së bashku me arkitekturën osmane, traditat unike, peizazhet natyrore dhe qytetet e veçanta janë pasuri e madhe e shtetit më të ri të Evropës, ka bindjen ai.

“Qyteti është shumë i bukur”, është shprehur ai.

Lea Avend, thotë se nuk është tipike turiste, që kërkon bukuritë e qytetit. Asaj nuk i bëjnë përshtypje rregulli dhe disiplina në qytet.

“Qytetin nuk e bëjnë të bukur arkitektura dhe ndërtesat. Prishtina nuk është qyteti që në pamje të parë do të bënte për vete. Por ai të mban të lidhur me ‘arkitekturën shpirtërore’ që ka”, ka përfunduar ajo.
Prishtina tërheq turistët e huaj

Kurz für die jenigen, die kein albanisch können (was für eine Schande!):

Prishtina wird bei Jugendlichen aus Europa und Amerika auf Grund seines Nachtlebens immer beliebter. Die Stadt habe großes Potential zu einer Partymetropole zu werden, welche europaweit Anklang findet.

:cool:
 
ja klar, das nächste Mal wenn ich Party machen will fliege ich nicht nach Ibiza, Pag, Mallorca oder Amsterdam sondern nach Pristina.
 
Esek, hat dich dein albanischer Stecher verlassen, oder woher der Hass auf die Albaner?

ich glaub er findet das eigene Eiergekraule einfach etwas übertrieben, das gilt nich nur für Albanien/Kosovo, sondern auch für fast jedes andere Balkanland. Touristisch wirklich beliebt ist einzig Kroatien, das mag ja noch glaubwürdig sein, aber mal ehrlich, welche Westeuropäer interessieren sich für Prishtina? NIE von hier lebenden Nichtalbanern gehört "Boah am WE mach ich fett einen drauf in Prishtina".
 
ich glaub er findet das eigene Eiergekraule einfach etwas übertrieben, das gilt nich nur für Albanien/Kosovo, sondern auch für fast jedes andere Balkanland. Touristisch wirklich beliebt ist einzig Kroatien, das mag ja noch glaubwürdig sein, aber mal ehrlich, welche Westeuropäer interessieren sich für Prishtina? NIE von hier lebenden Nichtalbanern gehört "Boah am WE mach ich fett einen drauf in Prishtina".

Es ist mehr oder weniger typisch für Ibish. Einbisschen Optimismus ist ja okay, aber was hier manchmal alles gepostet wird... darüber kann man nur schmunzeln!

Griechenland, Türkei und Kroatien sind eben die "Partyländer" des Balkans. Albanien oder Montenegro haben auch einen guten Tourismus aufzuweisen, aber Kosovo?! Wenn Serbien shcon keine Partymetropole hat,wie soll dann Kosovo eine haben? Welches Potenzial haben sie, was sind die Faktoren?
 
Der Hass auf Albaner? Mir ist nur aufgefallen dass du ziemlich viel scheisse labberst wenns um Albaner geht...

zB dass ihr nicht die Weltmacht seid? Könnt gut sein. Oder zb dass Altin Lala nur ein Durschnittsspieler ist? Könnt gut sein, ansonsten bin ich nur ehrlich.

Verwechsle diese Ehrlichkeit nicht mit deinem Scheisse labbern und deinem Hass gegenüber allem nichtalbanischen vorallem serbischen? (Stichwort: Sind doch alle Verbrecher!)
 
Es ist mehr oder weniger typisch für Ibish. Einbisschen Optimismus ist ja okay, aber was hier manchmal alles gepostet wird... darüber kann man nur schmunzeln!

Griechenland, Türkei und Kroatien sind eben die "Partyländer" des Balkans. Albanien oder Montenegro haben auch einen guten Tourismus aufzuweisen, aber Kosovo?! Wenn Serbien shcon keine Partymetropole hat,wie soll dann Kosovo eine haben? Welches Potenzial haben sie, was sind die Faktoren?

ja genau das mein ich, kaum kommt ein guter Artikel aus dem eigenen Land, schon hält man's für bare Münze. Ich betone nochmal, das gilt nich nur fürs "Wirtschaftswunder" Kosovo, sondern auch generell für etliche andere Staaten.
 
ja klar, das nächste Mal wenn ich Party machen will fliege ich nicht nach Ibiza, Pag, Mallorca oder Amsterdam sondern nach Pristina.

ich glaub er findet das eigene Eiergekraule einfach etwas übertrieben, das gilt nich nur für Albanien/Kosovo, sondern auch für fast jedes andere Balkanland. Touristisch wirklich beliebt ist einzig Kroatien, das mag ja noch glaubwürdig sein, aber mal ehrlich, welche Westeuropäer interessieren sich für Prishtina? NIE von hier lebenden Nichtalbanern gehört "Boah am WE mach ich fett einen drauf in Prishtina".


Ich habe nur wiedergegeben, was diese europäischen Jugendlichen in dem Text gesagt haben.
 
Zurück
Oben