FloKrass
Dvoglavi orao
VV - Nuk i përgjigjemi shpifjeve të Kamishit
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje edhe njëherë pohuan se nuk do t’i përgjigjen pyetjeve të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili përveç që akuzoi Albin Kurtin për lidhje me Serbinë edhe I dha afat atij që të jep sqarime deri më 8 shkurt.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti tha se të gjitha ato që i ka thënë Kamishi këto janë shpifje e të pavërteta, të cilat nuk meritojnë përgjigje
“Janë shpifje dhe të pavërteta. Ky shantazh publik që po mundohet ta bëjë një agjendë i strukturave paralele të shërbimeve sekrete në Kosovë që ende funksionojnë. Nuk meriton një përgjigjej të tillë. Këto janë shpifje të pavërteta dhe është e çuditshme koha në të cilën vijnë. Në kohen kur po bëhen kompromise për Kosovën, po tentohet të mjegullohen atmosfera politike”, tha Shepnd Ahmeti.
Burimi: VV: Nuk i përgjigjemi shpifjeve të Kamishit - RTV 21