Eine Poezi von Kommandant Hoxha :
FETAR RADIKAL DHE NACIONALIST EKSTREM, PSE JO?!
I tillë isha, i njëjti jam për aq sa Zoti më afatizon, ky fakt më bën të ndihem mirë.
Titull që nxit gjaknxehtësinë shqiptare për të kundërshtuar!
Shqipe mos u ngut si e ke zakon, së paku një herë lexo deri në fund.
Dy kërkesa të rënda për ty "Mos u ngut" dhe "Lexo deri në fund"!
E ke vështirë të bëhesh i durueshëm dhe të lexosh deri në fund, prandaj je aty ku je, askund!
Megjithatë duro dhe lexo fjalët e poshtëshënuara.
- Fjala latine "radix" në gjuhën shqipe "rrënjë", pra "radikal" është "rrënjësor".
"Fetar radikal" ka kuptimin "Fetar rrënjësor".
- Fjala latine "natio" në shqip "të jesh i lindur".
"Nacionalist" sot nënkuptohet si "Dashuria për zanafillën e njëjtë".
- Fjala angleze "extreme" në shqip "i tejskajshëm".
"Nacionalist ekstrem" merr kuptimin "Tejskajshëm i përkushtuar për zanafillën e njëjtë".
Si rezultat fituam titullin e ri:
"FETAR RRËNJËSOR DHE TEJSKAJSHËM I PËRKUSHTUAR PËR ZANAFILLËN E NJËJTË"
Më qartë: BESIMTAR I DEVOTSHËM DHE PATRIOT I VËRTETË!
I tillë isha, i njëjti jam për të ruajtur veten dhe ata që i kam afër, pa e dëmtuar tjetrin.
A nuk ke dëshirë që edhe ti të jesh i tillë?
- Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre. Kur'an 33:23.
Lexo me kujdes ajetet në vijim.
- Dhe Luftoni në rrugën e All-llah-ut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë. Kur’an 2:190.
(Fare mirë dihen sulmuesit, ne s’jemi ata që e teprojnë.)
- Dhe respektojeni All-llah-un e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit. Kur’an 8:46.
(Jemi të përçarë, me fuqi të dobësuar luftarake dhe të padurueshëm.)
- A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatën! " E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llah-ut, e edhe më fortë. Thoshin: "Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri në një afat të afërt!" ... Kur’an 4:77.
(Pakë nga ne janë të rregullt në namaz dhe dhënie të zeqatës, vërtetë s’jemi mirë të përgatitur për një luftë të gjatë.)
- O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar. Kur'an 2:208.
Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 14.04.2011