DUKA MUS WEG
Asport – Armand Duka do të rikandidojë për president të FSHF-së. Një gjë të tillë e ka pohuar në vetë të parë kreu aktual i federatës në një intervistë dhënë emisionit “Skaner” në “Albania Screen”.
Përtej kësaj, Duka ka folur edhe për trukimet, duke lajmëruar se UEFA dhe Prokuroria do të ndëshkojë këdo që do manipulojë në futbollin shqiptar. Gjithashtu ai ka bërë një ekspoze të futbollit në përgjithësi, duke u ndalur te keqmenaxhimi sipas tij i Tiranës dhe deri te problematika me kryebashkiakun Shpëtim Gjika. Në fund, ka dhënë edhe një mendim për kombëtaret, duke filluar nga De Biazi e deri te skuadra e U-17.
Kreu i FSHF-së ka folur edhe për stadiumin, për të cilin është shprehur se me 6 dhjetor do të bëhet një tender ndërkombëtar, dhe pret të këtë oferta për të “Më 6 dhjetor është përfundimi i tenderit ndërkombëtar dhe besoj se do ketë të interesuar dhe një të përzgjedhur. Ne kemi biseduar me partnerë dhe u kemi bërë të ditur se 10 milionë euro do investohet nga federata së bashku me FIFA-n dhe UEFA-n, 10 milionë euro do jepen nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga partnerët. Mendoj se gjërat po shkojnë aty ku duhet dhe, nëse do ketë pengesa ato do vijnë nga leja e ndërtimit që e jep qeveria dhe financimi që i takon sipas ndarjes së bërë, sërish i qeverisë” ka thënë ai.