VV erkennt die Wahlen in 4 Kommunen nicht an (Drenas, Skenderaj, Malisheve und Decan).
AKTUALE
Vetëvendosje nuk i pranon rezultatet në katër komuna
Lëvizja Vetvendosje nuk i pranon dhe nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve në Drenas, Skënderaj, Malishevë dhe Deçan.... Postuar: 04:56:51 / 13.12.2010
Kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Xhelal Sveqla, në një konferencë për media tha se ky vendim është marrë për ”shkak të vjedhjeve, shtimit artificial dhe të paligjshëm të votave dhe për shkak të papërgjegjësisë kriminale të organizatorëve të këtyre zgjedhjeve”.
“Pas shqyrtimit të detajuar që i kemi bërë procesit të mbajtur dje kemi marrë vendim që të mos i pranojmë, e të mos i njohim rezultatet në Deçan edhe në Malishevë, si edhe në Drenas e Skënderaj. Në këto komuna, përveç shformimeve të vullnetit të votuesve, përveç problemeve me votimet e numërimet, zgjedhjet e djeshme janë karakterizur nga brutaliteti dhe dhuna”, tha ai.
Ai tha se në Bajë të Malishevës dhe në Irzniq tëj Deçanit, vëzhguesit e Vetëvendosjes, përveç që janë kërcënuar ata edhe janë rrahur.
Deri më tani Vetëvendosje ka evidentuar 118 raste të dhunës në tërë territorin e Kosovës, nga të cilat 23 janë dërguar dje në KQZ, ndërsa 16 të tjera janë dërguar sot. Sipas Vetëvendosjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar në organizimin e këtyre zgjedhjeve. Ndërsa, thonë se në bazë të aktivistëve të tyre nga terreni, Vetëvendosje në disa komuna është e para ndërsa në disa e dyta, pa precizuar se në cilat komuna konkretisht.
http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=44199&mff3m8fmi^78z^-7e!EZweo^B8f8*3x33S3I0f+^slxlgOM_d9Hee&4d#w^4ff$GfPMt26HQ3Nw+wSZz3omai95xepwf1x2&-zifw#