Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

★ ★ ★ Përfaqësuesja e Kosovës ★ ★ ★

FIFA ia mbyll gojën Serbisë, Kosova i respektoi modalitetet

fifa-ia-mbyll-goj-euml-n-serbis-euml-kosova-i-respektoi-modalitetet_hd.jpg

Pas ankesës së Federatës serbe, është deklaruar Federata botërore e futbollit, e cila pohon se Kosova ka respektuar në tërësi modalitetet.
Pas ndeshjes së 5 marsit në Mitrovicë, ndërmjet Kosovës dhe Haitit, Federata serbe e futbollit (FSS) i kishte dërguar një letër proteste FIFA-së duke potencuar se Federata e futbollit e Kosovës nuk ka respektuar modalitetet e caktuara më 10 janar për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

I saktësuar ka qenë reagimi i djeshëm i FIFA-së nëpërmjet zëvendës-sekretarit të saj të përgjithshëm, Michael Kattner i cili ka potencuar se Kosova ka respektuar të gjitha modalitetet e parashikuara me marrëveshjen e 10 janarit të këtij viti.

“Jemi të befasuar me ankesat që kemi marr në letër që po iu referohemi... Në letrën e juaj thuhet se nuk është respektuar pika e dytë e marrëveshjes së 10 janarit. Në pikën e dytë thuhet se FFK-ja nuk mund të vendos simbolet kombëtare (flamuri, emblema etj) ose himnin kombëtar. Sidoqoftë, ata janë të lejuar të bartin emrin Kosova në fanella dhe yllin”, thuhet në letrën e FIFA-së dërguar Federatës serbe, një kopje e së cilës i është përcjellur edhe FFK-së, e cila ia ka shpërndarë medieve.

“Pas shikimit të detajizuar të letrës tuaj dhe bazuar në raportin e delegatit të FIFA-së që ka vëzhguar këtë lojë, mund të iu konfirmojmë se delegati i FIFA-së siguron që pika e dytë e marrëveshjes së 10 janarit është vëzhguar. FIFA sqaron se emblema e FFK-së e vendosur në fanella, nuk dëshmon simbol kombëtar të Kosovës. As FFK-ja as FIFA në asnjë mënyrë nuk kanë shkelur marrëveshjen e 10 janarit”, thuhet në letrën e FIFA-së.

© telegrafi.com
 
Ich seh's schon jetzt, wie Serbien sich selber aus der UEFA und FIFA zurückziehen wird. ::lol: Schmollis...
 
De Biasi: Kosova mund të ketë njërën ndër ekipet më të forta në Evropë

20140312155810523600.jpg

Selektori i kombëtares shqiptare në një bisedë për mediat italiane ka folur për Kosovën dhe futbollistët e saj nëpër klube dhe kombëtare evropiane.

Portali i lajmeve të futbollit nga Italia, tuttomercatoweb.com ka bërë një intervistë me trajnerin e kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi në të cilën ai flet për Kosovën dhe situatën në skuadrën që drejton dhe pritshmëritë për kualifikueset e “Euro 2016”.

Nën titullin “Me De Biazin”, kjo webfaqe në internet ngërthen edhe problematikën e lindur së fundi me lojtarët shqiptarë, që duhet të zgjedhin mes Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se shtetit më të ri të Europës iu lejua nga FIFA të luajë ndeshje miqësore, sikurse bëri për herë të parë më 5 mars ndaj Haitit, ndërsa kjo rrugë e nisur do të dervijojë herët a vonë patjetër edhe në përfaqësime zyrtare.

De Biasi, pasi Ujkani zgjodhi Kosovën, a keni frikë se mund të humbisni lojtarë të tjerë?

Jo, nuk kam frikë. Absolutisht.

Ujkani dhe Kosova: zgjedhje zemre?

Përtej patriotizmit, them se ndoshta Ujkani e ka parë të mbyllur nga Berisha cështjen e portës së kombëtares së Shqipërisë. Unë e kam ndjekur atë më vëmendje në Palermo, qysh vitin e parë, ndaj e kam thirrur rregullisht në kombëtare. Nuk e mohoj, ai ka një potencial të madh. Mirëpo, zgjedhjet e mia bien ndesh me të, sepse aktivizoj si titullar atë që e meriton më shumë. Dhe ky është Berisha. Rreth Samirit, unë u përpoqa ta kontaktoja në telefon, por nuk m’u përgjigj. Atëherë më dërgoi një “sms” me tekst, ku më tha se kishte zgjedhur Kosovën. Pse e bëri këtë? Ai do të ketë arsyet e tij. Unë kam vendosur të luaj me Berishën, që më jep më shumë siguri. Zgjedhjet e mia kanë tendencë të mirën e ekipit, jo interesin e individit të vecantë.

Zvicra mund të humbasë lojtarë, po ashtu, si Xhemaili, sepse do të kenë destinacion Kosovën. A e besoni këtë?

Kosova ka luajtur një miqësore kundër Haitit, por nuk është në gjendje për të konkurruar në kampionatet e organizuara nga FIFA. Ajo mund të luajë vetëm ndeshje miqësore kundër ekipeve të caktuara. Xhemaili? Nuk mendoj se është duke shkuar nga Zvicra në Kosovë. Por, të gjithë mund të bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë.”

Po Behrami…

Kjo duhet të varet nga besimi i tij. Gjithashtu, gjithcka varet edhe nga Petkovic, miku im. Unë mendoj se ai ka ide të qarta. Pasi të jenë të përshkruara qartë idetë e trajnerit, atëherë lojtarët do të bëjnë gjykimet e tyre.

Çfarë pritet të jetë Kombëtarja e Kosovës?

Nëse do të kishte aftësinë për të tërhequr të gjithë lojtarët e shpërndarë nëpër botë, pjesë e kombëtareve të ndryshme, si për shembull Shaqiri, mund të jetë një nga ekipet më të forta në Europë.

Dhe Kosova ende shpreson të bindë Januzajn?

Ndoshta, por ai kurrë nuk mori shansin për të luajtur për Shqipërinë. Ne u përpoq për të parë nëse origjina e tij mund të vihej në të mirë të aspekteve të tjera. Nuk ishim në gjendje për të folur me të, ose me babain e tij për një vit. Si lojtar ka arritur një nivel të rëndësishëm, por në jetën duhet të jesh edhe njeri serioz. Nëse gjendesh para kërkesave të dikujt, mjafton vetëm të përgjigjesh. Kjo është një çështje serioziteti dhe mirësjelljeje. Edhe në orën 03:00 apo 04:00 të natës i kam dërguar mesazhe babait të tij, por kurrë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam qenë duke pritur një sjellje prej një njeriu të rritur, serioz, në përgjigje të mesazheve të mia.

E ardhmja juaj do të jetë e lidhur vetëm me Shqipërinë?

Qëllimi im i vetëm është të përpiqem për të shkuar në Kampionatin Europian me Shqipërinë, edhe pse kemi rënë në një grup të çmendur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të kujdesshëm. Kam pasur mundësi për të trajnuar një klub të madh jashtë vendit, por përtej kontratës së parë që më skadoi, e kam dhënë fjalën time në Shqipëri dhe dëshiroj të bëj më të mirën këtu.

© SPORTI1.com
 
Wurde die Überschrift geändert? Was heißt das?

Ich hab sie ändern lassen. Statt Nationalmannschaft des Kosovo, steht da jetzt sinngemäß: (Fußball)auswahl des Kosovo.

PS: Es gibt nur eine albanische Nationalmannschaft.

- - - Aktualisiert - - -

FIFA shpejt mund t'ia lejojë simbolet shtetërore Kosovës

20140313082046244646.jpg

Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) ka marrë një "goditje" nga FIFA. Ajo u ankua në FIFA se Kosova ka shkelur marrëveshjen e arritur nga të tria palët: Kosovë, Serbi e FIFA në janar të këtij viti, dhe se për këtë duhet shqyrtuar mundësia që Kosovës t'i ndalohen miqësoret.

Në ankesën e saj është thënë se Kosova gjatë ndeshjes me Haitin (0:0) ka përdorur simbole shtetërore. E një gjë e tillë për FIFA-n nuk është e vërtetë. Madje FIFA është befasuar me ankesën e FSS-së.

Për më tepër, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka indikacione të fuqishme që shumë shpejt FIFA do t'ia heqë të gjitha kufizimet kur Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshje miqësore në të ardhmen me përfaqësueset e shteteve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008... (më gjerësisht mund të lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA.net
 
Pas Turqisë, Kosova përballet me Irlandën

16015.jpg

Pas ndeshjes miqësore me Turqinë, e cila pritet të luhet me 21 maj, përfaqësuesja e Kosovës ka gjasa të përballet edhe me Irlandën.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka nisur misionin që t’i siguroj përfaqësueses së Kosovës edhe një kundërshtar për muajin maj. Ekipi i Albert Bunjakut me 21 maj pritet të përballet me Kombëtaren e Turqisë.

Mirëpo, pas takimit me përfaqësuesen turke, skuadra kosovar ka gjasa të përballet edhe me Irlandën. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin ‘Debat’ në ‘Klan Kosova’.

“Tani do ta kemi ndeshjen tjetër me 21 maj në mes të Reprezentacionit të Kosovës dhe të Turqisë dhe jemi në negociata edhe me Irlandën”, ka deklaruar Thaçi.

“Ndeshja me Turqinë mesa e di unë do të mbahet përsëri në Mitrovicë, ndërsa me Irlandën ende nuk është përcaktuar. Kam qenë i angazhuar personalisht për këtë ndeshje, duke i ndihmuar federatën e futbollit edhe për ndeshjen me Haitin, edhe për Turqinë e Irlandën”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Ndërsa, ditë më parë opsion për Kosovën është përmendur edhe përfaqësuesja e Senegalit. Ndërsa, edhe Alain Giresse, selektori i Senegalit,gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se është i gatshëm të përballet me përfaqësuesen e Kosovës.

© veqsport.com
 
Also Moe, wenn du vllt. die Zeit findest die Artikel jeweils in 1 - 2 Sätzen zu übersetzen, fände ich es kool. Mich interessiert die Entwicklung des Fußball in KS sehr.

Das letzte kann ich mir vllt. noch zusammenreimen, gegen Irland ein Testspiel?
 
Am 21. Mai spielt man gegen die Türkei und ebenfalls im Mai soll ein Spiel mit Irland stattfinden. Schon zuvor wurde jedoch auch Senegal erwähnt. Alain Giresse sagte während eines Aufenthalts in Prishtina, dass er bereit sei, gegen Kosova zu spielen.

Ich finde es sehr unangebracht, dass sich Thaçi in den Sport einmischt. Das gibt es wirklich nur auf dem Balkan.... Er soll sich auf die Politik beschränken, mein Gott... :facepalm:
 
Zurück
Oben