Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim që të ndërtoi stadiumin kombëtar të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që të përfshihet në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve projekti i ndërtimit të stadiumit të ri.
Ky stadium sipas kryeministrit Thaçi do të ketë kapacitet prej 25 deri 30 mijë ulëse.
Thaci ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi dhe ministri i Financave, Besim Beqaj, që menjëherë të nisin procedurat që në kornizën afatmesme të shpenzimeve të përfshihet edhe ky projekt dhe të shpallet konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e këtij stadiumi.
Lajmi për projektin e stadiumit të ri e ka konfirmuar edhe Memli Krasniqi.
"Sapo përjetova një ndër emocionet më të mëdha të punës time si ministër. Qveria mori vendim që të dnërtoj stadiumin komëbtar të Kosovës" ka thënë Memli Krasniqi.
© indeksonline.net
Die Regierung Kosovos hat beschlossen, dass ein neues "National-Stadion" in Prishtina gebaut wird. Es wird eine Zuschauer-Kapazität von 25.000 bis 30.000 haben.
Diese Nachricht kommt für mich etwas unerwartet.