Për 12 mijë shqiptarë të vrarë, vetëm 3 serbë të dënuar
Shqiptarët në Kosovë nuk kanë marrë as minimumin e minimumit të satisfaksionit për të ndëshkuar serbët, që vranë rreth 12 mijë shqiptarë.![]()
Edhe 14 vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, Nysrete Kumnova vazhdon t`i kërkojë eshtrat e birit të saj të vetëm. Ajo nuk do të ketë qetësi shpirtërore derisa të zbulojë fatin e tij.
Dhimbja për zonjën Nysrete bëhet edhe më e rëndë, kur ata që ia mbytën djalin e më pas ia zhdukën, nuk janë prapa grilave. Ajo shpreh mllefin e saj ndaj institucioneve të Kosovës të cilat nuk bëjnë aq sa duhet në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vënies së kriminelëve para drejtësisë, shkruan “Bota Sot”.
Madje edhe kur e patën rastin të kërkojnë diçka, këto institucione u treguan indiferente ndaj plagës më të rëndë të shoqërisë. Ata e shpërfillën edhe rezolutën e miratuar në Kuvend që u bë për t`i kushtëzuar bisedimet me fatin e të pagjeturve.
Gjatë luftës në Kosovë nga gjenocidi dhe dhuna serbe u vranë rreth 12 mijë shqiptarë, shumë shtëpi u dogjën e u shkatërruan, ndërsa rreth 2.750 persona konsiderohen të pagjetur.
http://lajmonline.com/sq/Kombetare/Per-12-mije-shqiptare-te-vrare-vetem-3-serbe-te-enuar-28264
Für die rund 12.000 getöteten Kosovo-Albaner sind bis jetzt nur drei Serben verurteilt worden und es sind bis heute rund 2750 Menschen vermisst.
Hier ist eine bei weitem unvollendete Liste serbischer Kriegsverbrecher, die an Massakern und anderen Verbrechen im Kosovo-Krieg beteiligt waren und bis heute nicht zur Rechenschaft gezogen worden sind.
Lista e kriminelëve të luftës në Kosovë 1999
