Nga Express 12 Janar 2012 12:33
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, rreth orës 11:00 është kthyer mbrapsht në vendkalimin kufitar të Konçulit dhe nuk iu është lejuar që të hyjë në territorin e Serbisë.
Ministri i Diasporës nuk është lejuar të hyjë si delegacion zyrtar i Republikës së Kosovës dhe prandaj ka hequr dorë, duke u kthyer në Kosovë.
Serbia ka thënë se ai mund të hyjë brenda si qytetar privat i Serbisë.
Makolli, megjithatë, e ka takuar në zonën neutrale Riza Halimin.
Ditë më parë, qeveritarë serbë kanë deklaruar se ministri Makolli mund të hyjë në territorin e Serbisë pa asnjë problem dhe nuk ka nevojë të kërkojë leje, pasi që, sipas zyrtarëve serbë “ai është qytetar i Serbisë”.
Ministri Makolli është pritur të takohet me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe atë të Preshevës, Ragmi Mustafa.
Serbia kthen mbrapsht Makollin - Politika - Gazeta Express
Danke Haschisch Tacija

#Me keta Tru qe e kan politikanet tane....Serbia ka me kalu neper Kosove sa here qe ti qohet