Shalom
Gesperrt
E Merkure, 16 Gusht 2006
GJATE KESAJ VERE KANE HYRE NE SHQIPERI, 33 % ME SHUME TURISTE SESA VJET
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe sporteve njofton se ne muajin gusht kane hyre ne Shqiperi 80 mije turiste
Statistike
Gusht 2006 turiste shqiptare 196001, te huaj 79897,
(32% dhe 40% me shume se gusht 2005).
Korrik 2006 turiste shqiptare 306730, te huaj 171780
(27% me shume se Korrik 2005)
6 mujorin 2006 turiste shqiptare 969400, te huaj 324208,
(33% me shume se 6 mujori i pare 20050)
Tregues per t'u shenuar
Hartimi i Ligjit te ri veprues per zhvillimin e Turizmit
Numri i Agjencive Turistike te liçencuara eshte 92.
Bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve
Bashkerendimi me Ministrine e Brendshme dhe Ministrine e Puneve te Jashtme per lehtesimin e kalimit te kufirit shqiptar nga shtetatsit kosovar nen moshen 12vjeç.
Bashkepunimi me Drejtorine e Policise Kufitare dhe Migracionit me qellim krijimin e lehtesirave jo vetem per subjektet qe ushtrojne veprimtari turistike
Bashkepunimi me Ministrine e Financave dhe AMS per heqjen e pageses se Polices Kufitare per shtetasit Kosovare
Vera e ketij viti eshte nje nga stinet me te suksesshme turistike me nje rritje te ndjeshme te turisteve te huaj dhe vendas, e shprehur ne perqindje, rreth 33% me shume se vitin e kaluar. Gjate konferences se djeshme per shtyp Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Bujar Leskaj nder te tjera tha qe Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.382, date 14.06.2006 "Per Hyrjen, Qendrimin dhe Trajtimin e te Huajve ne Republiken e Shqiperise" ka lehtesuar te gjitha procedurat e hyrjes dhe ka ndikuar ndjeshem ne rritjen e numrit te turisteve.
Sipas tij, kjo strategji hap rrugen per nje turizem cilesor dhe sasior ne vendin tone ne vitet e ardhshme. Vetem ne ditet e para te gushtit kane hyre ne Shqiperi 80 mije turiste. Ministri Leskaj beri te ditur se "gjate 10 diteshit te pare te muajit gusht 2006, fluksi i turisteve shqiptare ne vendin tone eshte mbi 196 mije, ndersa numri i turisteve te huaj eshte 79 897 persona, perkatesisht 32 % dhe 40 % me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar".
Ministri Leskaj duke paraqitur te dhenat statistikore te turizmit u shpreh, se "gjate muajit korrik numri i turisteve qe kane hyre ne vendin tone eshte 478 510, nga te cilet 306 730 turiste shqiptare dhe 171 780 turiste te huaj, çka do te thote 27 % me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar".
Ministria e Turizmit, bashkepunim me pushtetin vendor
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka bashkepunuar me organet vendore ne qytetet bregdetare te vendit, per mbarevajtjen e sezonit turistik. Ministri Bujar Leskaj njoftoi se "bashkepunimi dypalesh eshte perqendruar ne marrjen e masave te gjithanshme, si per promovimin e sezonit te turistik, ashtu edhe per shpejtimin e pastrimit te plazheve".
Sipas zotit Leskaj, vemendja eshte perqendruar kryesisht ne zona te tilla me fluks te madh turistesh si Vlora, Shkodra, Saranda, Durresi, etj. Ministri Leskaj tha se "se shpejti ne keto zona do te hapen disa zyra te reja rajonale te zhvillimit te turizmit te cilat do te mbikqyrin aktivitetet turistike rajonale, do te kryejne veprimtari promocionale si dhe do te kontrollojne realizimin e investimeve ne keto zona".
Aktualisht, resurset e shumta te ketyre zonave shihen tani si nje mjet i fuqishem ne sherbim te turizmit, duke krijuar mundesi reale per rritjen e shpejte te mireqenies dhe zhvillimin e zonave ne teresi. Vetem gjate 15 vjeteve te fundit biznesmene vendas dhe te huaj kane ngritur ne keto rajone me dhjetra restorante dhe hotele te standardeve bashkekohore, te cilat kapin vleren e miliona eurove.
Ligji per turizmin, ne shtator perfundon hartimi
Ligji i ri i turizmit per Shqiperine, do te jete gati ne shtator te ketij viti, njoftoi gjithashtu Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj. Ministri Leskaj u shpreh se "eksperti i njohur i Organizates Boterore te Turizmit, John Doenes, ka punuar per hartimin e ketij drafti se bashku me eksperte shqiptare te kesaj fushe".
Ministri i TKRS, Leskaj duke e cilesuar ligjin e ri te turizmit si "rregullimi i industrise turistike", u shpreh, se "akreditimi i sherbimeve turistike ne Shqiperi do te respektoje normat dhe direktivat e BE se, duke ndihmuar ne rritjen e cilesise se produkteve te kesaj industrie."
Sipas tij, me hartimin e ligjit te ri per turizmin, synohet te nxitet dhe fuqizohen ndermarrjet e vogla e te mesme shqiptare ne kete sektor, te promovohen standarde te larta cilesie, si dhe te arrihet realizimi i nje konkurrueshmerie sa me te larte ne kete industri. Sipas Leskajt, per hartimin e ketij ligji jane pare modelet dhe menyrat e legjislacioneve te vendeve te zhvilluara, por duke adoptuar nje ligj qe te respektoje karakteristikat dalluese te Shqiperise.
Ai u shpreh, se "Shqiperia ka mundesine per te prodhuar nje kuader modern institucional dhe rregullator, ne te cilin sektori privat i turizmit mund te lulezoje, duke siguruar standarde te larta profesionale dhe prodhimin e produkteve cilesore per turizmin." Megjithese Shqiperia ka nje ligj per zhvillimin e turizmit, sipas specialisteve te ketij sektori, ai eshte i vjeteruar dhe ka nevoje per t'u zevendesuar me nje ligj te ri, sipas standardeve te BE se.