F
Fan Noli
Guest
Der Genozid Griechenlands an den Cam-Albanern jährt sich zum 66 mal. So wenig die Türkei den Genozid an den Armeniern verurteilt, so wenig verurteilt Griechenland den Genozid an den Cam-Albanern.
Mbushen 66 vjet nga masakra ndaj popullsisë çame
TIRANE - Sot shënohet pervjetori i 66-te nga Masakra në Camëri. Me ceremoni te vecanta nesër, Komuniteti shqiptar çam në Shqipëri, kujton masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke të udhehequra nga Napolon Zerva.
Në Kllogjer të Sarandës, prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit të popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame që ikte për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke.
Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsie, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhunë nga shtëpitë e tyre shekullore, nga trupat e rregullta greke.
Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në 25 qershor 1944, (datë, në të cilën komuniteti çam kujton viktimat e genocidit) forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin e Paramithisë. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone Shqiptare, në luftën e dytë botërore.
Bëhet fjalë për një genocid, të pa dënuar akoma nga shteti Grek.
Shteti i atëhershëm Shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroj si nënshtetas shqiptarë të gjithë komunitetin çam, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Çamëri. Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë dhe nuk ndërmjetësoj që kjo popullsi shqiptare të kthehej sërisht në shtëpitë e tyre.
Këtij komuniteti i mohoet ende e drejta për të vizituar shtëpitë dhe pronat e tyre. Në Greqi, atyre nuk ju është lejuar të ngrenë as përmendore në vendet ku janë kryer masakrat nga ushtria e rregullt greke.
Balkanweb | Mbushen 66 vjet nga masakra ndaj popullsisë çame - Kulturë