What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Aćif Efendija i Šaban Poluža u odbrani Novog Pazara (1941)

Ciciripi

Sfiduesi Demokrat
[h=1]Haqif Blyta[/h]


Haqif Blyta me babain Emin Blyta​

Haqif Blyta, (Haqif Haxhiahmetoviq 1887- 21.01.1945( i pushkatuar), populli i Sanxhakut të N. Pazarit e njeh si Haqif-efendia.
[h=2][redakto]Biografia[/h]Haqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botrore.Haqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Haqf-efendia është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga qetnikët. Haqif efendiu është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në N. Pazar babi i tij Emin-aga Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Haqif Blyta ka kryer akademinë ushtarake në Manastir, në të njëjtën akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemal Atatürk. Me kryrjen e akademisë kishtë arritë gradën e kapitenit. Në shtetin e ri të Mbretërisë Jugoslave, Haqif Blyta ishte një ndër të parët për formimin e PartisëXhemijeti të myslimanëve shqiptarë. Xhemijeti bashkonte myslimanët dhe shqiptarët. Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Që nga ky vit e deri në vitin 1990 shqiptarët dhe popujt tjerë joserbe nuk kanë patur partitë e tyre politike.
Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.
Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Haqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tërë Sanxhakut me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Haqif Blyta me ushtrinë e tij te formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmen që i arriti nga vëllezërit kosovar nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet ( lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

 

Ciciripi

Sfiduesi Demokrat
Ich würde gerne bosnische Dokumente hier zu sehen .
Ob man über diesen ehrenhaften Mann in den Kaffees in Saxhak auch redet
 

Drangue

Geek
Die Doku ist schon mal sowas von gay und "muslimbrotherhood"-style gemacht, dass es schon fast peinlich ist :lol: Das einzig Geile ist die Szene mit den Rugovaalbanern ^^
 
Top