Macedonian schrieb:
New York,
February 17, 2001
E Premte, 02 Qershor 2006
JANULLATOSI NUK KA ME VEND NE SHQIPERI
Per arsye qe dihen, shqiptaret jane te vonuar ne rrjedhen e
historise se tyre, por ky konstatim nuk mund te behet kurre pengese
qe kombi dhe njerezit e tij te mire te zgjojne luanin brenda vetes.
Ka ardhur koha, qe ata duhet te dine se si te vleresojne vrasjen e
frikes dhe maturine per dominimin e aresyes, duke dhene vizionin e
qarte per te ardhmen.
Roli i inteligjencies dhe patrioteve te ndershem ne misionin e
mbrojtjes dhe zhvillimit te interesave kombetare, mbetet vendimtar.
Kombi shqiptar sot ka nevoje per zemer, per moral, por mbi te gjitha
ka nevoje per aresyen e shendoshe dhe kontributin e inteligjencies
se tij patriotike ne fushen e mbrojtjes se interesave kombetare.
"Qetesia politike shqiptare" dhe mungesa e largpamesise ne
percaktimin e prioriteteve strategjike per zhvillimin kombetar, kane
cuar ne mungesen e analizes se gjendjes ne dhe situaten e rende ne
te cilen ndodhen sot shqiptaret ne hapesirat jugore te shtetit te
tyre, te cilet po ndjejne helenizimin e jetes dhe mjedisit,
vecanerisht ne anen religjioze.
Mungesa e kesaj analize dhe frika prej saj, nuk ka mundur te cliroje
politiken shqiptare nga ngerci ideologjik dhe nenshtrimi ndaj
interesave greke ne Shqiperi, per te shmangur kompleksin virusal te
trasheguar, duke mos arritur ta ktheje ate ne nje ndjeshmeri te
forte ne sensin kombetar.
Siguria e brendeshme vazhdon te rrezikohet nga dhunimi qe i behet
mjedisit social politik dhe religjioz, nga reagimet e mundeshme te
strukturave te krimit te organizuar, te veprimtarise se paligjeshme
te oligarkise financiare dhe mafies se saj politike, si dhe te
paqartesise se dukeshme politike te individeve dhe klaneve te
caktuara politike qe drejtojne Shqiperine, duke ja nenshtruar
interesat e saj kujtdo qe paguan dhe korrupton ne formen me te
shemtuar.
Opinioni shqiptar deshiron te dije mbi funksionimin e strategjise
kombetare per rruget e zhvillimit dhe te mbrojtjes se Sigurise
Kombetare. Demi i shkaktuar prej tolerances servile te
institucioneve te shtetit shqiptar, eshte i pallogaritshem. "Maliqi"
politik qenka i paimagjinueshem ne perversitetin e tij.
Qendresa ndaj arrogances politike, duhet te kundershtohet me kurajo
qytetare dhe te ngrihet ne vlerat e opinionit me te ndricuar te
kombit shqiptar dhe te Shqiperise, ne nje forme te manifestimit te
ndergjegjes se larte kombetare, te identitetit kombetar, perballe
mosperfilljes dhe dhunimit sistematik qe i behet te drejtave te
shqiptareve, qofte dhe brenda vendit te tyre.
I drejtohemi me autoritetin ligjor te SHAIBK se ne kete sens, trurit
te kombit shqiptar, duke marre shkas nga nje furtune mediatike qe ka
shkaktuar skandali i fundit ne vendin tone, prej "njerezve te
Zotit", nen hierarkine e Hiresise se Tij, Janullatos.
Duke mos u perfshire ne hapesirat e historise, do t'ju kujtoj
shkurt, vecanerisht zotit Janullatos, se roli i Fan Nolit ne
pikenisjet e historise se Kishes Ortodokse Shqiptare, sot e ne te
ardhmen, do te jete nje prej vizioneve me te qarta, qe ka per te
bashkuar shqiptaret ne besimin ortodoks, pavaresisht se kush i fryn
zjarrit te percarjes dhe ozurpimit te kreut te kesaj kishe me
njerez, qe nuk jane lindur e rritur ne kete vend.
Ky njeri atehere vuri jeten e tij ne rrezik dhe arriti te krijonte
Kishen Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. E verteta nuk mund
te tjetersohet dhe historia jone nuk mund te ndalet, nese kleriket
shqiptare nuk do te lodhen se punuari, qe ne institucionet e besimit
ortodoks shqiptar te rrenjoset me tej fryma e identitetit tone
kombetar.
Ne te kundert te saj, sot ndodhemi perballe rrezikut te helenizimit
te Kishes Ortodokse Shqiptare, vetem e vetem se ne krye te saj
qendroka nje prift me shtetesi greke dhe kombesi po greke. Ky eshte
nje skandal i hershem, qe ka per protagonist ish kreun e shtetit
shqiptar, i cili ka dekretuar drejtimin e kishes shqiptare prej nje
prifti grek.
Pa e zgjatur komentin e pikenisjes, jeta e ortodoksise shqiptare
eshte shoqeruar nga skandale te radhes, te cilat nuk kane kaluar pa
lene gjurme te hidhura ne meorien e shqiptareve ne dekaden e fundit.
Drejtuesi i saj Janullatos, duke shfaqur hapur nje qendrim
antishqiptar, dhe duke treguar njekohesisht krizen e thelle qe e ka
perfshire ne misionin e tij politik ne Republiken e Shqiperise,
eshte pergjegjesi kryesor per shmangien e misionit shpirteror dhe
human qe ka vete besimi fetar tek njerezit.
Kriza brenda vetes kohet e fundit, eshte pare te shfaqet ne
bllokimin e punimeve ne themelet e kishes se re Ortodokse (greke) ne
qender te Tiranes, qe me "madheshtine e saj do te dale mbi
institucionet qeveritare dhe mbi vet madheshtine e Heroit Kombetar,
Skenderbeut, dhe sheshit qe mban emrin e tij, ne reagimet mbi hapjen
dhe inagurimin e shkolles fillore greke ne djepin e kultures
shqiptare ne Korce, ne mbajtjen peng te Zverrnecit ne Vlore, ne
abuzimet e medha, duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar nen
miratimin e Hiresise se Tij per shkollen ne Maliq, duke na sjelle te
gjalle ne arkitekture fasaden e Parlamentit grek, ne problemet e
brendeshme te filialit te kesaj kishe ne Tirane, ne pushimin e pese
prifterinjve ne zonen e Sarandes, ne presionin psikologjik e
financiar mbi kleriket ortodoks shqiptare per t'i vene ata ne
sherbim te qarqeve shoviniste greke, ne skandalin e zhvarrimit te
eshtrave ne Permet dhe ne perpjekjet e deshtuara per te privatizuar
kishen e Shen Marise dhe shkollen Normale ne Elbasan.
Mos u cudisni, ja ka vene syrin edhe kesaj shkolle per te
perjetesuar pronat ne kufijte e lumit Shkumbin.
Eshte pare e kuptuar tashme, se kreu i Kishes Ortodokse Autoqefale
Shqiptare, greku Anastasios Janullatos, eshte vene ne sherbim te
qarqeve me shoviniste greke per helenizimin e Kishes Ortodokse
Shqiptare dhe per mbeshtetjen e verber te pretendimeve territoriale
greke mbi "vorioepirin".
Ne emer te autoritetit te SHAIBK po ju drejtohem Ju Hiresi: E keni
gabim qirjes Janullatos, dhe po beni nje mekat te rende, sepse ju
kurre nuk do te mund te c'rrenjosni vlerat dhe themelet e Kishes
Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare, dhe misioni juaj ka
deshtuar.
Tashme juve u ka ardhur radha te largoheni me turp nga Shqiperia,
duke mbetur per shqiptaret antishqiptari me i terbuar, i maskuar nen
petkun e "njeriut te Zotit". Mos e perdhosni figuren e Krijuesit,
qirjes Janullatos, sepse misionari i Zotit ne Toke eshte Kombi, dhe
as ju e as te tjeret, nuk ja kane dale te zhdukin kombin me te
lashte te kontinetit.
Ju nuk duhet ta harroni kete, e aq me keq per ju, ta shkelni ate ne
menyren me brutale. Njerezit e ndershem te Shqiperise, qe kane dite
qe flasin per bemat tuaja, po ju tregojne rrugen nga kini ardhur,
dhe ju duhet te respektoni qendrimin e tyre, sepse ata jane
shqiptare dhe jo greke.
Provokimet tuaja te ulta, duke testuar dhe korruptuar hera heres
funksionaret shqipfoles te shtetit shqiptar, po konturojne qendrimin
tuaj armiqesor ndaj kombit shqiptar. Ju paguani, joshni dhe
padrejtesisht u shpallet "Qytetar Nderi" i Tiranes, kur ju nuk keni
asnje kontribut me sens kombetar per popullin shqiptar, perkundrazi,
ne opinionin shqiptar ju njiheni si njeri i urryer.
Nese nuk e keni kuptuar kete, po ua themi edhe nje here publikisht,
duke ju perseritur kerkesen e zotit Brokaj dhe shume te tjereve, qe
ju, nje sahat e me pare duhet te largoheni nga Republika e
Shqiperise. Bejeni sa jeni ne kohe, sepse po u kujtojme, se as ju e
as ndonje "shenjtor" tjeter, nuk ka mundur qe te shpike ndonje
mekanizem qe ta ktheje kohen prapa.
Kjo eshte nje ndihmese qe po ju japim me kete keshillim njerezor,
per mos t'u zhytur me tej ne rrugen e krimit, sic keni bere deri
tani.
Bashkepunimi Juaj me organizata terroriste minoritaro ushtarake
eshte i dukshem. Kjo ju perdhos, dhe tashme po bindemi mbi
deklaraten Tuaj "ne konfidence", ne rastin e promovimit te librit
tuaj ne Korce, ku ne pranine e disa "vip rripave" shqipfoles, jeni
shprehur se, "ju shqiptaret do te keni dhe sfida te reja".
Po qirjes Janullatos, ju keni te drejte. Keto skandale dhe te tjera
qe keni planifikuar, jane sfidat me te cilat perballet kombi
shqiptar. Ju perfitoni mbi varferine dhe problemet qe kane
shqiptaret sot, duke shfaqur pjesen me te shemtuar te njeriut grek,
te mbarsur me shovinizem e racizem, qe kerkon te shkele me kembe te
tjeret.
Nuk do t'u kujtojme historine, sepse ate ju e dini aq mire sa dhe
ne, por do t'ju kujtojme, se ju ne menyre te vetedijeshme po futeni
ne boten e krimit, per te cilen vete historia e kombit shqiptar dhe
atij grek do t'ju ndeshkoje.
Te jeni i sigurte per kete, dhe nuk duhet te shpresoni kurre se
eshtrat tuaja do te "prehen" ne "shenjteri" brenda tokes
se "vorioepirit". Harroje kete deshire delirante, per te respektuar
te pakten nje here veten Tuaj dhe te preheni atje ku u takon, ne
rrugen e miresise dhe te urtesise se Zotit.
Duke vleresuar qendrimin e disa intelektualeve shqiptare, ne ju
drejtohemi figurave te shquara te kombit shqiptar, Kadarese, prof.
Qoses, Dritero Agollit, prof. Stavelecit, tere akademikeve
shqiptare, funksionareve te larte klerike shqiptare, funksionareve
te larte te institucioneve legjitime te shtetit shqiptar, klerikeve
shqiptare ne Diaspore, te vleresojne momentin historik per nje
qendrim te mencur dhe te vendosur per t'i thene ndal procesit te
helenizimit ne jug te Shqiperise, dhe te japin kontributin e tyre te
cmuar ne vendosjen e drejtesise, ne menyre qe te qetesojne shpirtin
e trazuar te Kombit Shqiptar.
Perballe qendrimit te deritanishem, kemi pare se prioritetet luhaten
sa ne njerin krah ne tjetrin, dhe ne rruge institucionale, askush
nuk merr pergjegjesine te argumentoje nevojen e primatit te ketyre
prioriteteve, qe cojne ne stabilitetin dhe sigurine ne vendin tone.
E kunderta, duhet te pranoje nevojen e zgjerimit te kultures dhe te
koncepteve baze per zhvillimin e mendimit filozofik te se ardhmes,
njohjen e parimeve baze te ketij zhvillimi te mbeshtetur ne frymen
kombetare, per te merituar vleresimin, se si nje inteligjence
patriote, nje udheheqje politike demokratike eshte e pranueshme, kur
realizon udheheqjen e ndryshimeve strategjike.
Kjo ceshtje permanente, nuk mund t'i lihet spontanitetit dhe
rastesise, duke lene hapesira boshe, per te analizuar dhe pse jo
paragjykuar rende veteveten ne rrugen e historise sone. Kjo nuk
eshte nje thirrrje emocionale, por nje rast dhe shans per zgjim te
vetedijes sone kombetare dhe ne mbrojtje te Identitetit tone
Kombetar.
Koha po therret ne skenen sociale e politike njerezit e vet. Heshtja
sot eshte vrasese. Kombi shqiptar sot e ka te nevojshme te inicoje
nje levizje sociale dhe politike per ndryshime thelbesore ne planin
e brendeshem drejt integrimit mbarekombetar, e konceptuar si nje
proces i domosdoshem, i organizuar dhe thellesisht i motivuar.
Nga Dr. Sulejman ABAZI
*Kryetar i Shoqates Atdhetare per Identitet dhe Bashkim Kombetar
SHAIBK
Koha e Jone
02 Qershor 2006