PREZANTOHET PROJEKTI TEKNIK I AUTOSTRADËS TIRANË - ELBASAN
U prezantua sot, në Elbasan nën prezencën e Kryeministrit të vendit Z.Sali Berisha, ministrit të MPPTT-së, Z.Sokol Olldashi dhe Ministrit të Brendshëm Z. Lulëzim Basha projekti teknik i autostradës Tiranë – Elbasan. Projekti në fjalë ka një rëndësi të madhe jo vëtëm për zonën por për të gjithë vendin. Në bazë të këtij projekti, distanca Tiranë –Elbasan shkurtohet në mënyrë të ndjeshme në vetëm 31.17 km.
Autostrada do të këtë katër korsi dhe dy tunele përkatësisht me gjatësi 2.3 km dhe 2.1 km, shtatë mbikalime , katër nënkalime, tre kryqëzime dhe shpejtësi lëvizjeje 110 km/orë.
Varianti i zgjedhur: Tiranë - Lundër - Mullet - Elbasan
Autostrada Tiranë-Elbasan, me gjatësi 31.17 kilometra, është segmenti i parë i Boshtit të Jugut. Autostrada do jetë me 4 korsi, do të ketë një tunel të gjatë me dy galeri përkatësisht 2.3 dhe 2.1 kilometra, 7 mbikalime, 4 nënkalime, 3 kryqëzime dhe shpejtësi lëvizjeje 110 km/orë.