lupo-de-mare
Gesperrt
Die anerkannteste Italienische Zeitung "Corriere della Sera", bringt einen auch als Titel Story in der Gazetta Sqiptare gebrachte Story, das die Albanischen Universtiäten (Tirana) Phantasie Universitäten sind und nur gefälschte Titel und Diplome produzieren.
PS: ist in vielen Ländern identisch, wo sogar Analphabeten, plötzlich Doktoren und Ing. werden.
Faqja 2 - FAQE E PARE
Tetor 29, 105
Alarmi i gazetës, 14 universitete nën dyshim. 5 të tjerë janë dënuar
Dyndje diplomash falso, mashtrimi vjen në Tiranë
Hetim në Itali për “shumëfishim” studentësh
Gazeta Shqiptare boton sot një artikull të gazetës italiane Corriere Della Serra, e cila duke përdorur hetimin e realizuar nga “Autoriteti i Konkurencës”, në Itali tregon për universitetet fantazmë që japin tituj shkencorë. Një prej tyre “Universiteti i lirë privat i së drejtës ndërkombëtare ISFOA”, sipas këtij hetimi e ka selinë në Tiranë me adresë Rruga Tefta Tashko 104/6 me numër telefoni 341699.
Gian Antonio Stella
Bie prodhimi i veshmbathjeve dhe pulovrave? Mos e vrisni mendjen, tani ka më shumë diploma për të gjithë. Derisa të ketë një numër shumë të madh të diplomuarish në mënyrë shumë ekonomike nga “Libera Università” në Xining ose “Marco Polo University” në Guyang, je në fakt në fund të listës me mjekët e vërtetë dhe në krye të listës së mjekëve me diploma false. Vetëm këtë vit, “Antitrust”-i ka nisur hetimet për 14 universitete dhe 5 janë dënuar deri tani. Në fakt, të gjithë i tërheq shumë loja e doktorit. Mbase sepse vitet e fundit është vënë re një shumëfishim i pakontrollueshëm i universiteteve të reja dhe departamenteve të ndara në të gjithë gadishullin, njësoj sikur të na bënte të besonim se një fshat provincial do të ishte krejt i mjerueshëm pa një autostradë me tre korsi dhe ca fakultete. Ndoshta sepse privatizimi nuk është bërë siç duhet dhe ndoshta sepse kaosi ka inkurajuar njerëzit më dinakë. Fakti është se “Antitrust”-i, i drejtuar nga Antonio Catricalà, i ka hetuar të gjitha këto. Universiteti i Lirë Privat i të Drejtës Ndërkombëtare i ISFOA-s, Instituti i Lartë i Financës dhe Organizimit të Kompanive, e përshkruar me fjalë të mëdha si të ishte ndonjë institut që po plas nga historia, lavdia dhe nderi, shkruan për shembull në faqen e internetit se kërkon të mbrojë parimet e Universitetit të Hapur, program i tipit anglosakson për të tejkaluar teknikat akademike tradicionale falë një metode që i ka rrënjët e veta në një koncept laik, iniciuar nga filozofët grekë, sipas të cilëve arsimi i lartë duhet të jetë në harmoni me jetën personale dhe profesionale të çdo nxënësi. Ai premton regjistrimin në dhjetëra degë studimi që nga “teknik burse”, deri te inxhinieri financiare dhe krijim kompanish. Dhe thotë se ka qendra në Fifth Avenue në Nju Jork, në principatën e Monakos dhe në Republikën e Naurut në Polinezi.
Por ku e ka qendrën kryesore ky universitet plot histori? Në rrugën „Tefta Tashko”, 104/6 në Tiranë, ku shoqëria shqiptare është regjistruar në gjykatë në shtator 2005. Ndoshta për të tejkaluar sikletin e një universiti të parë si ai me të njëjtin emër, që është dënuar më parë nga ky autoritet. “Universitetit të Lirë Ndërkombëtar G. W. Leibniz”, me qendër në Milano, Romë, Bergamo dhe Lamezia Terme, i kanë marrë borxh emrin filozofit gjerman dhe kjo s’ka ndodhur rastësisht. Ai ka hyrë në Universitetin e Lipsias në moshën 15-vjeçare, është diplomuar në filozofi në moshën 17-vjeçare dhe ka marrë titullin doktor në fushën e jurisprudencës në moshën 20-vjeçar, ky ishte edhe simboli i duhur për të treguar se gjithçka bëhet shpejt. Si të mos i besosh një emri të tillë? Një simboli me penë e kompas? Një universiteti të themeluar në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar në Santa Fè në Nju Meksiko, që thotë se ka një rektor dhe një senat akademik dhe një drejtim akademik?
„Antitrust” i kishte vënë sanksione në vitin 2003, duke specifikuar se ky institucion nuk njihet nga Italia dhe se titujt që jep ai nuk mund të kenë vlerë ligjore ndaj publiciteti, ishte krejtësisht i gabuar. Pas dy vitesh, e njëjta gjë u ripropozua pa asnjë ndryshim. Nga Qendra e Teknologjisë Universitare CETUS mund të shohësh në këtë faqe fotot e ndërtesës kryesore, pesë vitrina në katin e parë të një pallati të shëmtuar në rrugën „Aurelio Di Bella” 2200, në periferi të Palermos. Se si mund të jetë ndërtesa dytësore në Caltanissetta, ju mund ta imagjinoni vetë. E megjithatë, duke parë faqen e internetit, nuk mund të kesh dyshime. Dyshime nuk lë as prezantimi me fjalë të mëdha që shpjegon se Cetus është një kampus i kulturës universitare për Siçilinë, i specializuar në realizimin e kurseve për doktoraturën e diplomës së SHBA-së dhe këtu mund të marrësh edhe gradën Bachelor, Master, PH Doctor dhe me këto çmime ke në xhep gjithë botën, pasi titujt akademikë që jepen nga universitetet amerikane nëpërmjet departamentit, janë të njohur ligjërisht. „Antitrust” deklaron se kjo është gënjeshtër. Në fakt, edhe pse shprehjet e paraqitura si: Fakulteti i Menaxhimit dhe Ekonomisë, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Fizike dhe titujt si doktor në Ekonomi dhe Inxhinieri Mekanike apo Elektronike kontriobuojnë për të tërhequr publikun, titujt s’kanë vlerë ligjore.
Aq më tepër që universitetet e supozuara amerikane nuk duhet të japin këto diploma (Adam Smith University, Golden State University, Clayton University). Nuk janë universitete të akredituara sipas rregullit amerikan. Në faqen e internetit thuhet se “të diplomuarit” mund të sigurojnë master në universitetet më të mira evropiane dhe se C.E.S.U.S.lejojë njehsimin e provimeve të dhëna në strukturat e tjera universitare në fushën e mjekësisë. Dhe falë kujt bëhet kjo? Falë një ligji të 7 gushtit të vitit 1990, nr 241, që thotë se provimet e tezës përfundimtare të doktoraturës në një departament të një universiteti amerikan, kanë të njëjtën vlerë me atë të marrë në selinë qendrore të universitetit në SHBA. Dhe me kë ishin të lidhur Cetus dhe Cesus? Me Institutin Evropian të Teknologjisë me qendër në San Marino, që i dha diplomën në Ekonomi Stefano Ricucci dhe në Letërsi Anna Falchi. Përgëzime! Vetëm se për fat të keq, një artikull i “Arkansas Democrat-Gazette” në internet, thonë se “La Clayton University” në Missouri nuk është i akredituar dhe nuk ka asnjë student amerikan që prej vitit 1989 dhe sot është transferuar në Hong Kong.
Marrë nga
“Corriere della Sera”
e datës 28 Tetor 2005