What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Ali Podrimja tot aufgefunden

M

Mudi

Guest
Dichter aus dem Kosovo tot in Frankreich gefunden

PARIS. Der aus dem Kosovo stammende Dichter Ali Podrimja (70) ist am Samstag tot in Frankreich gefunden worden. Das Außenministerium in Pristina bestätigte seinen Tod.

Podrimja hatte am Poeten-Festival "Voix de la Mediterranee" in der südfranzösischen Stadt Lodève teilgenommen. Nach einer Lesung am 18. Juli war er verschwunden. Auch die Festivalleitung bestätigte der Nachrichtenagentur AFP am Samstag den Tod des Dichters.

Demnach war die Leiche Podrimjas vier Kilometer außerhalb der Stadt in einer bewaldeten Region neben einem Bach entdeckt worden. "Der Verlust (...) eines Dichters von internationalem Ruf ist nicht nur ein Verlust für seine Familie und Freunde, sondern auch für Kosovos Kultur", sagte in Pristina Außenminister Enver Hoxhaj.

Der Künstler war unter anderem mit dem Nikolaus-Lenau-Preis der Künstlergilde Esslingen ausgezeichnet worden. Der 1942 geborene Podrimja hatte nach dem Studium der albanischen Sprache und Literatur zunächst als Journalist gearbeitet. 1957 publizierte er erste Gedichte, seit 1961 entstanden zehn Lyrikbände, erzählende Prosa und verschiedene Essays über Literatur und Kunst.

Dichter aus dem Kosovo tot in Frankreich gefunden | Nachrichten.at

Albanisch: Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja, nuk ka shenja dhune - Lajme - Koha Net



Rahmet i past shpirti. / Möge seine Seele in Frieden ruhen.


main.jpg
 

Mal

Legende
Ali Podrimja ist einer der größten albanischen Schriftsteller, Lyriker und Persönlichkeiten. Er hatte einen Sohn, Lum, der früh verstarb. Unter anderem widmete er ihn mehrere Gedichte, darunter auch dass Gedicht 'Lum, Lumi'. Am Ende verstarb er wohl in seiner "eigenen Welt"...

... möge er ihn Frieden Ruhen.





Lum Lumi

A thua eshte dita jote e fundit ne spital
do t'i biem deri ne fund a thua
edhe kesaj dite te lodhur ne oren e familjes.

Nuk te kam share as nuk te kam rene kurre
vetem te kam thene; Ai ne hapsi atje larg jam Une.

Ne jete, ne art vrasesit me te medhenj jane frikacaket.
mjeshteria e tyre; gjuajtja ne gabime, dhelperia.

Ti meso te duash vogelush. Ti meso te ecesh me kembet e tua
mbi te keqen mbi te miren, mendo me koken tende
kurre mos peshtyj ne dashuri, as ne pleh;
Mallkim i fisit.
Shkolla jote antike; te dish te celesh deren e shtepise
ne cdo kohe,
te dish te thuash fjalen kur duhet thene.
Urrejtja eshte me e rende se vrasja.

Me dite me shikon nga krevati i vjeter;spitali teper i vogel
per dhimbjet e tua
per shtate plaget e tua
per ditet, per netet e tua plot klithje.

spitali teper i vogel
i vogel teper spitali
nen te Danubi i thelle e i kalter.
A thua tere jeten do te na vije era jod
semundje , murtaje
do peshtyjme gjak e vrer,
a thua tere jeten t'i dezifektojme plackat, enderrat, fjalet.
A thua edhe kete dite do ta kalojme ne spital.
Te shikoj; ne syrin tend flaka, etja, qielli,
ne syrin tend asnje dredhi, asnje mllef
pastertia e syrit tend me ka perbire te terin.
Ne fund te syrit tend
hap fatin tim te kobshem.
Ai nuk jam Une
Ai nuk je ti
Kush jam, kush je?
Syri yt mbyllet, dhe frengjia ne Kulle.
Poezia me e bukur ende s'eshte shkruar
as do te shkruhet
perderisa zhytesit ende jetojne
Vogelushi im, thellesia mashtron, vetem largon nga e verteta
dhe cdo fund eshte tragjik.
Po c'ka aty poshte ne materie
Miu i Bardhe, antimateria.

Do te vije koha kur do te me hapesh si nje liber
te vjeter psalmesh
kur do te mesoj te ecesh neper pluhurin tim
por koha ecen shpesh here ne shpine te breshkes.

A thua na u sosen fjalet, kenget,
na mundi enderra, udha,
a thua edhe kjo dite po na le me shpirt nder dhembe.

Ti je me i madh, vogelush, me i forte se ky spital
per inat kete dite ta sosim deri ne fund.
Lum Lumi.
 
M

Mudi

Guest
BIOGRAFI

Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe.

Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...

Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.

Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë.

Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.

Ein Paar seiner Gedichte

ANKTHI

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar...


EPIKA


Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten c tepruar...
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!


PERTEJ DHIMBJES


Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,
duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?


PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Paris, maj 1981
 
Top