Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Armee der Republik Kosovo ab 2013

Status
Für weitere Antworten geschlossen.

Mbreti Bardhyl

Top-Poster
FSK-së më 2013 i hapet rruga për ushtri
Armee der Republik Kosovo ab 2013


Publikuar: Sot, më 11 prill 2011
Prishtinë, 11 prill – Avancimi i FSK-së drejt transformimit në ushtri është çështje më shumë politike dhe problem politik. Edhe Ahtisaari e ka dhënë mundësinë qe pesë vjet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës të rishqyrtohen kufizimet që i ka dhënë ai në Pakon e tij, ka thënë ministri i FSK-së, Agim Çeku. Dhe gjithashtu, sipas tij, në vitin 2013, FSK-së edhe de jure i hapet rruga që si forcë e Kosovës të ketë pronësi mbi proceset ushtarake që ato të ndërtohen sipas nevojave të vendit, SHKRUAN SOT “Koha Ditore”.
“Duhet pasur të qartë se ajo që e kemi sot nuk është se i përmbush kërkesat dhe nevojat e Kosovës për siguri. Dhe padyshim që ndërkohë do të paraqitet nevoja që t’i ndërtojmë kapacitet e plota ushtarake çfarë i nevojiten Kosovës”, ka thënë ministri Çeku.
Gjithashtu, realiteti i krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës do t’i ndryshojë edhe ligjet dhe FSK-ja do të krijojë një realitet të atillë që t’i imponojë ndryshimet në Ligjin për FSK-së, që po shfaqet si pengesë për këtë forcë, për t’u pajisur me armatim të rëndë, si dhe për të marrë detyra e misione të reja, është shprehur ministri Çeku.
Ligji për FSK-në, e më konkretisht neni 10.2 i këtij ligji, që ka hyrë në fuqi më 2008, derivon nga Pakoja e Ahtisaarit, e që prej kësaj Pakoje është futur në Kushtetutën e Kosovës, është ai që e specifikon se çfarë armatimi duhet të përdorë FSK-ja, dhe deri kur kjo forcë nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime. Në këtë nen thuhet: Forca e Sigurisë e Kosovës është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda, siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore. Çdo ndryshim në armatim do të përcaktohet nga prania ushtarake ndërkombëtare, në bashkërendim me Përfaqësuesin ndërkombëtar civil. Një rishikim i plotë i këtyre kufizimeve do të bëhet jo më herët se pesë vjet nga koha e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ndërkaq sipas ministrit Çeku, qëllimi i Ministrisë së Forcave së Sigurisë së Kosovës është që deri në fund të këtij viti t’i arrijë kapacitetet e plota profesionale, me fjalë të tjera t’i arrijë ato që Ahtisaari ia ka përcaktuar FSK-së.
“Qëllimi ynë është që ne t’i arrijmë ato standarde, të cilat i kërkon Pakoja e Ahtisaarit dhe që janë futur në Kushtetutë. Dhe pastaj do të na hapen rrugët për detyra dhe misione të tjera”, ka thënë i pari i MFSK-së.
Sipas ministrit Çeku, ministria dhe FSK-ja do të punojnë që jo më 2013-ën të fillojnë ta ndërtojnë ushtrinë, por ajo, sipas tij, është një proces që tani ka filluar, ndërsa më 2013, do të zyrtarizohet si ngjarje.
Ndërkaq Xhavit Haliti, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, ka deklaruar se nëse nga Qeveria e Kosovës do të vinte një projektpropozim për ndryshimin e Ligjit për FSK-në, ai do të përkrahej nga Kuvendi i Kosovës, por ai këtë problem më shumë e sheh si çështje politike dhe se, sipas tij, do të duhej zgjidhur në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë.
“Nuk është problemi tek përkrahja e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e këtij ligji, por fjala është se a do të kishim ne fuqi ta miratonim atë. Këtë ne duhet ta bëjmë në marrëveshje me faktorin ndërkombëtar e që është fjala për NATO-n dhe praninë civile ndërkombëtare. Problemi i FSK-së është më shumë problem politik dhe kërkon një zgjidhje politike”, ka theksuar Haliti.
Obligimet që tani për tani i ka FSK-ja kanë të bëjnë vetëm me emergjenca civile ashtu siç parashihet në mënyrë decidive misioni i saj në Pakon e Marti Ahtisaarit si dhe në Kushtetutën e Kosovës, e cila u ngrit mbi bazat e kësaj pakoje.
FSK-ja tani ka dy lloje të armëve të lehta, të gjata dhe armë brezi. Armët e gjata janë amerikane Heckler&Koch dhe shumë të avancuara. Këto janë armët më të reja me standarde të NATO-s, po që janë krejtësisht në suaza të asaj që i lejon Kushtetuta e Kosovës dhe ligji. Sa u përket armëve të lehta që FSK-ja i zotëron, ato janë prej armëve më të sofistikuara të kohës.
Armatimi është modern dhe në harmoni me standardet e reja të NATO-s, i cili zyrtarisht ka filluar të përdoret nga 21 janari 2011.

Ab 2013 darf Kosova eigenen richtigen Armee aufbauen
:occasion5::occasion5::al3::al3::al3:
 
Zuletzt bearbeitet:
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben