Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Attentat auf zwei Basketballer in Korce

lupo-de-mare

Gesperrt
Im Sport Palast von Korce, wurde ein tödliches Attentat auf den National Spieler Sokol Jahollari verübt und auf den Nachwuchs Spieler Rafail Riza.



Basketbollistët Sokol Jahollari dhe Rafail Riza vriten në një pritë pranë pallatit të sportit. Arrestohet dy prej autorëve të akuzuar

Masakra, vriten dy basketbollistë


Jorgjeta Gjançi

KORÇË - Ekzekutohen në një pritë dy basketbollistë të sport-klub “Skënderbeut” në Korçës, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi në mbrëmjen e djeshme, pranë pallatit të sportit “Tamara Nikolla”, në qytetin e Korçës, në momentin kur dy viktimat sapo kishin përfunduar stërvitjen dhe ishin bërë gati për të shkuar në shtëpi. Në këtë ngjarje kanë mbetur të vrarë basketbollistët Sokol Jahollari, 24 vjec, njëkohësisht dhe lojtar me ekipin kombëtar të basketbollit, dhe lojtari tjetër i ekipit “Skënderbeu” Rafail Riza, 17 vjeç. Në spitalin e Korçës ndodhet në gjendje të rëndë Julian Becka, shok me dy viktimat. Sipas hetimeve të para të policisë, shkak i kësaj ngjarjeje mendohet të jetë grindja për femra mes palëve, grindje që ka filluar 3 vjet më parë, por nuk jepet asnjë detaj tjetër lidhur me këtë motiv. Mësohet se dy prej autorëve të akuzuar si të implikuar në këtë krim kanë rënë në pranga, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Ngjarja
Ka qënë ora 19:45 e ditës së djeshme kur dy basketbollistët, Jahollari dhe Riza së bashku me lojtarët e tjerë kanë dalë nga pallati i sportit “Tamara Nikolla” ku dhe kishin kryer stërvitjen e radhës. Sipas hetimeve të para të policisë, dy basketbollistët viktima kishte ardhur për t’i marrë me makinë shoku i tyre Julian Becka.. Ky i fundit ndodhej në makinën me targë KO 93 41 A, pronë e kushëririt të parë të Sokol Jahollarit, por që nuk ndodhej në automjet. Makina ishte parkuar prapa pallatit të sportit dhe ishte në pritje të ardhjes së dy basketbollistëve. Burime të policisë që i referohen dhe dëshmive të marra në vendngjarje thanë për gazetën se në momentin që ata i janë afruar makinës që drejtohej nga Juliani, aty janë shfaqur tre persona. Mes palëve ka filluar grindja me fjalë e cila ka zgjatur për disa minuta. Më pas tre personat që u kishin zënë pritë basketbollistëve kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre dhe mikut të tyre, që kanë qënë të paarmatosur. Burime të policisë thanë për gazetën se Sokol Jahollari, djali i një mjeku të njohur në Korçë ka mbetur i vdekur në vend. Ai ka marrë rreth 18 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërsa shoku i tij, 17-vjeçari Riza, ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Policia ende nuk ka saktësuar se kush ishte objekt i krimit.
Policia
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen e dy prej autorëve të këtij krimi tragjik, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Sipas hetimeve të para të policisë, tre autorët e krimit i priste një makinë. Dy prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa i treti teksa përpiqej të shkonte pranë automjetit është penguar dhe është rrëzuar. Ai është dëmtuar në këmbë dhe si pasojë nuk mund të vraponte, ndërkohë që në këtë moment është prangosur nga një polic me motor që mbërriti menjëherë në vendngjarje, thanë për gazetën burimeve të policisë. Sipas hetimeve të deritanishme të ekspertëve, në drejtim të viktimave është qëlluar me dy lloj armësh, me automatik dhe pistoletë, gëzhojat e të cilave janë gjetur në vendngjarje. Policia e Korçës është hedhur në aksion për kapjen e autorit tjetër të këtij krimi, që sipas burimeve është identifikuar, ndërsa po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, me pasojë vdekjen e dy basketbollistëve. Ndërkohë spitali i qytetit të Korçës, në morgun e të cilit ndodhen dy viktimat, deri në orët e vona ka qënë i blinduar nga uniformat blu.

04/09/2004
KATEGORIA: Kronikë nga rrethet

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=53607

Man sollte hier anmerken, das es auch im Fussball Bereich in den letzten Jahren viele Morde gegeben hat. Diverse National Spieler wurden umgebracht, wenn sie zu einem anderem Verein gewechselt waren.

Da alle Fussball Präsidenten ähnlich wie in Serbien, aus rein kriminellen Mileau sind, wurden diverse Fussball Präsidenten auch umgebracht. u.a. der von Berat usw. und der Fussball Präsident von der Tirana, sitzt ja auch im Knast.

Federführend in diesen Sport Geschäften unter Kontrolle der Mafia ist vor allem die Familie des Ministers Agron Duka.
 
Zurück
Oben