What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Autostrada/Rruga e Kombit 38km freigegeben

A

Albanese

Guest
Heute wurden 38 km der Autobahnstrecke Vermice- Merdare (Rruga e Kombit/die Straße der Nation) auf kosovarischer Seite freigeben. Die Eröffnungszeremonie fand in Vermice statt. Anwesend waren Albaniens Ministerpräsident Sali Berisha, Kosovos Präsidentin Atifete Jahjaga und Premierminister Hashim Thaci.
Die albanische Wiedervereinigung ist damit ein weiteres Stück näher gerückt.



Kosovë, përurohet Rruga e Kombit, Berisha-Thaçi: Shqiptarët më të bashkuar
spacer.gif

spacer.gif
spacer.gif
48260_4.jpg
TIRANE - Në Vermicë u zhvillua ceremonia e përurimit të 38 kilometrave të para të autostradës, Vermicë-Merdarë, me pjesëmarrjen e presidentes Jahjaga, kryeministrit Thaçi, shefit të qeverisë shqiptare Berisha, kongresmenit amerikan, Eliot Engel dhe ambasadorit amerikan Dell.


THAÇI: RRUGA THYEN BARRIERAT E SË KALUARËS
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se ndërtimi i autostradës është një investim strategjik për zhvillimin e Kosovës.

Thaçi theksoi se “projekti për ndërtimin e autostradës ndan epokat, është projekti i shekullit të ri, të lirisë, pavarësisë dhe integrimit. Ky projekt hap kufijtë dhe i demokratizon ata".

Thaçi e cilësoi autostradën “Ibrahim Rugova” si projektin më të madh dhe më modern në historinë e vendit. Sipas tij, Rruga e Kombit është civilizim dhe emancipim që ndan botën e re nga e vjetra.

"Ka kaluar një dekadë që kur kemi kaluar mbi tela me gjemba e kufij të ndarë dhe për këtë ditë që shohim sot është bërë luftë e gjatë, por sot ëndrra po bëhet realitet. Kjo është autostrada e jetës së re dhe e qytetarëve që hap kufijtë dhe thyhen barrierat e së shkuarës, duke hapur një horizont më shumë për qytetarët”, u shpreh Thaçi.

BERISHA: RRUGA, NJË AGIM I RI PËR KOSOVËN
Kryeministri Berisha e cilësoi “Rrugën e Kombit” si një agim të ri politik, ekonomik dhe social për Kosovën. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ceremoninë e përurimit të autostradës, Berisha theksoi se rruga mundëson bashkimin e shqiptarëve më shumë se kurrë.

“Kosova në më pak se 3 vjet i dhuron qytetarëve te saj, kombit, rajonit dhe Europës një kryevepër të punëve publike. Kjo është një rrugë me domethënie të madhe për shqiptarët. Përmes kësaj rrugë, Kosova kontribuon për paqen stabilitetin dhe integritetin rajonal”, u shpreh Berisha.

Duke e quajtur autostradën si një dhomë të së ardhmes së Kosovës, Kryeministri Berisha u shpreh se, "Kjo është rruga me të cilën Kosova kontribuon investon për të ardhmen e shkëlqyer europiane të qytetarëve të saj. Është rruga e zhvillimit të shpejtë, e fluskit të pashtershëm të energjisë së tregut të saj drej perëndimit. Është rruga e sigurisë më të madhe të udhëtimit të qytetarëve të saj".

JAHJAGA: NJË ËNDËRR, REALITET
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga deklaroi se “rruga e kombit” është një ëndërr që bëhet realitet. Sipas Jahjagës, Kosova dhe Shqipëria po shkurtojnë distancat.

“Kjo rrugë është në funksion të ndërlidhjes së popujve dhe shteteve. Është lidhja jonë me korridoret e rëndësishme europiane. Politikat e koordinuara do të na bëjnë anëtarë të lrie e të barabartë të Bashkimit Europian”,- theksoi Jahjaga.

Presidentja kosovare nenvizoi se “Rruga e Kombit” po realizohet me mjetet e buxhetit, çka dëshmon përkushtimin e institucioneve në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit.

“RRUGA E KOMBIT”, BERISHA NË PËRURIMIN E AUTOSTRADËS KOSOVARE
Ora: 09:59- Kryeministri Berisha është ftuar nga homologu kosovar Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të 38 kilometrave të para të autostradës Vërmicë- Merdar.

Ceremonia e inagurimit të autostradës kosovare, që është vazhdimi i "Rrugës së Kombit" të ndërtuar në Shqipëri, do të zhvillohet mesditën e sotme në afërsi të kufirit, në Vërmicë, aty ku nisi puna më 25 prill të vitit të kaluar.
Në përurimin e rrugës pritet të marrin pjesë edhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga dhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel.

Autostrada kosovare, e cila me propozimin e qeverisë ka marrë emrin e ish-presidentit “Ibrahim Rugova”, sipas projektit do kalojë gjithë vendin, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë në Merdar – kufiri me Serbinë, në vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë.

Ndërtimi i 38 kilometrave të parë të autostradës Morinë-Merdar ka kushtuar 330 milionë euro. Ndërkohë në buxhetin e Kosovës për vitin 2012 janë paraparë rreth 300 milionë euro, për ndërtimin e autostradës.
Kjo pjesë e autostradës fillimisht do të jetë pa pagesë, por pas ndërtimit komplet të saj, do të vendosen edhe tarifat, në përputhje me përvojat e vendeve tjera.

(er.nu/Balkanweb)

Balkanweb | Kosovë, përurohet Rruga e Kombit, Berisha-Thaçi: Shqiptarët më të bashkuar - Kosova
 
Last edited:

albaner

Top-Poster
albaniens autobahn ist die kurvigste die ich je gesehen habe. ich würde nicht all zu viel aufs gas treten, weil es sein kann das aufeinmal kühe auf der autobahn auftauchen oder fussgänger. man habe ich einen schock bekommen als ich aufeinmal da kühe sah, zum glück war ich nicht so schnell am fahren.
 
A

Albanese

Guest
shum mire je ka shkrun ja knaqe zemren atyne qe nuk na e dojn te miren.
 

Albanian_King

DrenicaK
albaniens autobahn ist die kurvigste die ich je gesehen habe. ich würde nicht all zu viel aufs gas treten, weil es sein kann das aufeinmal kühe auf der autobahn auftauchen oder fussgänger. man habe ich einen schock bekommen als ich aufeinmal da kühe sah, zum glück war ich nicht so schnell am fahren.

mdoket po fol ti per fillimin e Autpstrades ne Kukes, apo?

Se ne tjeter kun nuk um ka ndodh qisi rasti^^


@ Albenese, ma mir me fol realitetin se me fol enderra si shkijet ktu :D
 

BIG-Eagle

Top-Poster
Po mir.

Knaq e kan.

E kan knaq tu vidh e e shprazen buxhetin.

Ishalla kryhet derin ne Merdar sa ma shpejt , tani skan qka vidhin shume.
 
Top