Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Birra "Tirana" erhält eine Intern. Qualitätspreis

lupo-de-mare

Gesperrt
Das ist mein Lieblings Bier in Albanien und schmeckt recht ordentlich. Wesentlich besser als die Italienische Brühe.

Die Firma hatte einen Kredit, Firmen Beteiligung von AREF über die Italiener und die EBRD Bank.

In 2006 muss dieser AREF Fond abgewickelt sein, bzw. die Beteiligungen verkauft sein.




Birra "Tirana" merr cmimin "Ylli Nderkombetar Platin per Cilesine"
Lajmi i ores 3:50 PM

arkiv
TIRANE (16 Tetor) - Qendra e Inisiativave te Biznesit Nderkombetar ka dekoruar ndermjet bizneseve pjesmarrese nga 132 shtete te botes, "Birra Tiranen" me cmimim "Ylli Nderkombetar Platin per Cilesine". Ceremonia e dorezimit te ketij cmimi u zhvillua sot ne Tirane, ne ambjentet e panairit "Vjeshte 2004", ku kompania "Birra Tirana" eshte e pranishme me nje stende te vecante, per te qene me afer me klientet e vizitoret. Bernard Jace, Drejtor i menaxhimit tha se "nje vit pas marrjes se cmimit nderkombetar ne samitin e cilesise te zhvilluar ne Yew York, Birra Tirana demostron nje histori te suksesshme zhvillimi". Kjo kompani prezantohet denjesisht ne tregjet Kosovare, te SHBA-se, dhe se fundi ne Britanine e Madhe. Birra Tirana eshte nje nga fabrikat me te medha ne vend per prodhimin e birres dhe vetem gjate vitit 2003, ajo ka investuar 10 milion Euro per rritjen e kapacitetit prodhues. Prodhimi i kompanise "Birra Tirana" sipas perfaqesuesve te saj, ze 70 % te tregut vendas dhe shitet me nje cmim favorizues ne treg ne krahasim me markat e tjera te huaja bm/bm (BalkanWeb)
 
Albanesi schrieb:
hmmm das ist gut für die Leber!

Ein neuer Artikel zum Thema

Banorët tregojnë se policia ndërtimore hyri natën në Kakome, përmes detit. Ndërtimorët: Nuk është e vërtetë

Kakome, ndërtimorët aksion natën me dinamit


Thoma Nika

SARANDË- “Thyerja” e ndërtimorëve nga postoblloku i banorëve niviciotë tre ditë më parë dhe sprapsja e tyre nga operacioni i planifikuar për shembjen e 5 ndërtimeve pa leje në Kakome, ka qenë vetëm i përkohshëm. Një ditë më parë muret mbajtës të disa lokaleve të shërbimit, të ngritura prej vitesh në këtë zonë, janë gdhirë me zgavra të hapura nga shpërthimet e dinamitit. Banorët pretendojnë se ndërtimorët kanë hyrë natën në Kakome, përmes detit dhe kanë vepruar me dinamit, ndërsa ndërtimorët pohojnë të kundërtën. Dje në Kakome ka shkuar fadroma e policisë ndërtimore. Burime të policisë ndërtimore thanë për gazetën se është ekzekutuar eleminimi i të pesë lokaleve pa leje që gjendeshin atje, ndërkohë që nuk kanë pranuar kurrsesi faktin se aksioni është kryer natën dhe me dinamit.
Kryeplaku: ndërtimorët vepruan natën me dinamit
Ladi Kumi, kryeplak i fshatit Nivicë thotë se aq sa i mirëkuptuar është ndarë nga dialogimi me krerët e policisë ndërtimore, po aq ka mbetur i zhgënjeyr prej tyre. I kontaktuar në orët e vona të pasdites së djeshme, Kumi ka thënë për gazetën se nuk pritej ajo që ka bërë policia ndërtimore në Kakome. Sipas tij, në orën 4 të mëngjesit të djeshëm janë dëgjuar plasje të fuqishme dinamiti që vinin nga gryka e Kakomesë. Banorët kanë shkuar në vendin ku është dëgjuar shpërthimi dhe në muret e lokaleve të bashkëfshatarëve niviciotë kanë parë efektin e veprimit me dinamit. Lokalet e bashkëfshatarëve, sipas kryeplakut, kanë qënë ndërtuar në trojet e të parëve të tyre. “Nuk arrijmë ta kuptojmë dot se ku e gjen arsyen policia ndërtimore që të veprojë me forcën e dinamiti dhe jo me forcën e ligjit”,- tha i indinjuar Kumi. Për më tepër ka argumentuar ai-që ne jemi në pritje të një përgjigjeje nga legjislativi shqiptar, të cilën do ta respektojmë, ciladoqoftë ajo. Atëherë, shtron pyetjen ai, pse policisë ndërtimore nuk i pritet”. Ai vë në dukje se ka qënë vetëm një rastësi që plasjet me dinamit nuk kanë marrë jetën e rojes që ishte vendosur atje nga ana e fshatarëve. Kjo ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur, sipas Kumit, janë hapur zgavra të thella në muret rrethues e në ata mbajtës. “Atë që ramë dakord që të mos e bënin nga toka,- vijon kryeplaku i fshatit Ladi Kumi,- ndërtimorët e bënë në mënyrë klandestine nga deti”. Mësohet se grupe-grupe banorët kanë shkuar për të parë efektet e dëmtimeve të shkaktuara nga dinamiti. Por ata nuk e kanë gjetur të udhës që të organizohen dhe të protestojnë. Nga ana tjetër kryeplaku e lidh veprimin e ndërtimorëve në emër të ligjit me synimet e qeveritarëve tanë, të cilat ai i quan grabitqare. “Qeveritarët tanë mesa duket, janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund idesë për ta shpronësuar pronarin e vërtetë dhe të ngrenë këtu fshatin e ideuar turistik për kastat qeverisëse”,- akuzon kryeplaku. Kjo është e keqja që qajmë më shumë, thotë ai. Për kryeplakun nuk është as shqiptare dhe as në dinjitetin e strukturave që përfaqësojnë ligjin dhe shtetin që nga njëra anë të bëjnë sikur mirëkuptohen me banorët pas dialogimit dhe nga ana tjetër të gjejnë rrugët detare për t’u futur hajdutçe në Kakome.



20/10/2004
KATEGORIA: Kronikë nga rrethet

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=57443
 
Zurück
Oben