Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Biznesmenët sllovenë, të interesuar për investime në Kosovë

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Vizitë e suksesshme e afaristëve nga Sllovenia


Këmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është i lartë, por i pavolitshëm për Kosovën, pasi që importon mallra në vlerë prej 75 milionë euro, ndërsa eksporton vetëm 5 milionë euro dhe kjo shumë është për 40 për qind më e madhe nga eksporti i vitit 2007, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj.

Agjencia e Pavarur e Lajmeve- Kosova Press
 
Shume lajm i mire, vetem perpara! Mendoj se do kete investime te shumta ne ardhmeri, vetem te tejkalohet kriza, dhe te hec ekonomia globale perpara!
 
Rreth 40 biznesmenë të 30 kompanive sllovene po qëndrojnë në vendin tonë

Delegacioni i afaristëve nga Sllovenia, i cili po qëndron në Kosovë, sot mbajti takim me zyrtarë të Odës Ekonomike, Agjencisë për promovim të investimeve, si dhe me afaristë kosovarë. Qëllimi i këtij takimi ishte avancimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe investimet e përbashkëta kosovare-sllovene në vende tjera. Kosova synon që të avancojë dhe zgjerojë marrëdhëniet ekonomike me Slloveninë, përtej marrëdhënieve tregtare që aktualisht nuk janë në nivel të kënaqshëm.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, tha se vizita e rreth 40 biznesmenëve të 30 kompanive sllovene, pritet të sjellë edhe rezultate konkrete në drejtim të investimeve.

“Sllovenia është shumë e angazhuar në Kosovë dhe ajo që po pretendojmë është që në të ardhmen ndërmarrjet tona të hyjnë në partneritet me ndërmarrjet nga Sllovenia. Jo vetëm për tregun e Kosovës por edhe për tregje më të gjera, për tregje të treta. Sllovenia është shembull për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe ne jemi mirënjohës për përkrahjen që e kemi pasur deri tani, por synojmë që bashkëpunimin të mos mbetet vetëm në nivele tregtare”, ka deklaruar Beqaj.
Kryetari i Odës Ekonomike të Sllovenisë, Samo Hribar Miliq, tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve bazohen në besim reciprok, dhe se afaristët sllovenë janë shumë të interesuar për investime.

“Sot morëm informacione të rëndësishme si të investojmë në Kosovë nga Agjencia për investime, dhe vumë re se kushtet për biznes në Kosovë janë shumë më të mira se në Slloveni, prandaj shpresoj që në vitet e ardhshme shumë kompani sllovene, bashkë me kompanitë kosovare do të investojnë, dhe do të kemi bashkëpunim shumë më të madh”, ka thënë z. Samo Hribar Miliq.

Beqaj dhe Miliq thanë se kanë biseduar gjatë për investime të përbashkëta në vendet e treta, si në Shqipëri, Maqedoni etj. Miliq e pranoi se kriza ekonomike botërore e ka prekur edhe Slloveninë, por theksoi se pas krizës, pritet cikël i ri investimesh.
Ndërkaq, Beqaj vlerësoi se kriza është e importuar në Kosovë, dhe se fundi i këtij viti do të shënojë fillimin e rritjes ekonomike.

Në delegacionin slloven janë përfaqësues të ndërmarrjeve të sektorit të teknologjisë informative, të infrastrukturës dhe përpunimit të metaleve. Ndryshe, shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve janë rreth 80 milionë euro, ndërkohë që eksporti i Kosovës është vetëm 5 milionë euro.


RTK
 
Shala: Këtë vit synohet rritja ekonomike prej 5.3 për qind

Qeveria e Kosovës pret që gjatë këtij viti në Kosovë të shënohet një rritje ekonomike prej 5.3 për qind, ndërsa planifikohet privatizimi i disa sipërmarrjeve të mëdha publike si është PTK-ja. Kështu tha ministri i Ekonomisë dhe financave Ahmet Shala gjatë një takimi me 40 afaristë sllovenë që po zhvillojnë një vizitë dyditore në Kosovë. Delegacioni slloven vazhdon vizitën edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë ndërsa kryetarët e odave ekonomike të Kosovës dhe Sllovenisë mbajnë edhe një konferencë shtypi për bashkëpunimin ekonomik dy palësh.

RTK
 
Zurück
Oben