Libri i gjuhës shqipe më i madhi në botë
Qendra për Edukim dhe Përparim dje në panairin e librit i cili po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Kulturës në Prishtinë prezantoi “Librin Gjigant”, të gjuhës shqipe. Kreatorët e këtij libri thanë sot në një konferencë për medie se ky libër do të jetë më i madhi në botë për nga krijimtaria sepse përbëhet nga 800 faqe dhe një faqe e këtij libri është e barabartë me 36 faqe A4.
Drejtori i Qendrës për Edukim dhe Përparim Lulëzim Shishani, tha se përgatitja e kësaj krijimtarie ka zgjatur 10 vjet dhe se për përgatitjen e këtij libri janë angazhuar shumë ekspertë të gjuhës shqipe nga Kosova dhe nga Shqipëria.
“Ky libër është një përmendore e gjallë e gjuhës shqipe, në të cilin është shpalosur pasuria më e madhe leksikore e shqipes e mbledhur së bashku në një libër – rreth 150 mijë fjalë, si dhe është pasqyruar me rreptësinë më të madhe shkencore struktura gramatikore e saj, e realizuar në tërësinë e formave të mundshme paradigmatike të fjalëve. Lënda e librit përbën një krijimtari shkencore gjuhësore të mirëfilltë dhe, nëse realizohet botimi në formë libri, do ta vendoste shkencën shqiptare në Librin e Rekordeve Botërore Guinness”, tha Shishani.
Ai tha se për të shtuar dashurinë për gjuhën shqipe, libri do të udhëtojë nëpër çdo shkollë shqiptare dhe do të ngjallë kërshërinë te të gjithë studentët, nxënësit, gjuhëtarët, letrarët, shkrimtarët, shkencëtarët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Libri do të udhëtojë edhe nëpër shtete të tjera, sidomos në vendet ku ka shqiptarë, dhe do të marrë pjesë nëpër panairet e librit kudo që organizohen, për të bërë të njohur në mbarë botën kulturën shqiptare, elementin më të rëndësishëm të identitetit kombëtar – gjuhën shqipe.
“Libri do të jetë edhe një mënyrë e mirë për të lobuar për njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe për ta nxjerrë Kosovën në mediat botërore për këtë arritje kulturore-shkencore e teknike të lakmueshme edhe në botën e jashtme (madje ne jemi të sigurt se do të jemi të parët me një libër/krijimtari të këtyre përmasave). Libri do të bashkojë të gjithë shqiptarët pa dallime rajonale, politike apo fetare rreth pasurisë kombëtare të përbashkët më të çmuar – gjuhës shqipe”, theksoi Shishani.
Ai më tej tha se në këtë libër për herë të parë gjatë tërë historisë janë pasqyruar thuajse të gjitha fjalët e gjuhës shqipe në të gjitha format e mundshme të tyre, duke u zgjedhuar çdo folje, duke u lakuar çdo emër, çdo mbiemër, çdo përemër etj.
“Me një punë të palodhshme shkencore më shumë se dhjetëvjeçare, bazuar në parimet e gjuhësisë kompjuterike bashkëkohore, është krijuar korpusi i plotë i pasurisë më të madhe gjuhësore të kombit shqiptar. Ky korpus në formë elektronike është i veçantë për shumëçka: lehtësisht i përdorshëm, lehtësisht i përmirësueshëm, i mbikëqyrur dhe në përparim e zhvillim të vazhdueshëm, i lehtë për t’u qasur nga çdo shqiptar dhe nga çdo cep i botës”, u shpreh ai.
Ai tha se QEP tashmë ka dorëzuar një kërkesë për ndihmë rreth botimit të këtij Libri Gjigant në Ministrinë e Kulturës dhe ka marrë premtime nga zyrtarë të lartë të Ministrisë për përkrahje dhe tash pritet një përgjigje më konkrete.
“Për ne është shumë më rëndësi botimi sa më i shpejtë dhe pjesëmarrja në panairin më të madh në botë, në Panairin e Frankfurtit, gjë të cilën nuk mund ta realizojmë pa përkrahjen e Qeverisë. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të kërkuar ndihmë nga çdo institucion, nga çdo biznesmen dhe nga çdo dashamirës i kulturës shqiptare që të na ndihmojnë në botimin e një kopjeje të kësaj krijimtarie. Çfarëdo lloj ndihme, qoftë edhe e pjesshme, është shumë e mirëseardhur”, përfundoi Shishani.
Das Buch besteht aus 800 Seiten und wurde von Experten von Kosovo und Albanien geschrieben.
"Dieses Buch ist ein lebendiges Denkmal der albanischen Sprache,es besteht aus etwa 150 tausend Wörtern.
Er sagte zu Liebe für die albanische Sprache, wird das Buch durch alle albanischen Schule fahren und die Neugier der Studenten, Studenten, Linguisten, Literatur, Schriftsteller, Wissenschaftler und alle Bürger zu erhöhen. Das Buch wird auch auf andere Länder reisen, vor allem in Orten, wo es Albaner gibt,an Buchmesse.Das wichtigste Element der nationalen Identität -ist die albanische Sprache.
Das Buch wird alle Albaner unabhängig von regionalen, politischen oder religiösen Gruppen vereinen - die albanische Sprache ", sagte Shishani.
Er sagte weiter, dass in diesem Buch zum ersten Mal in der Geschichte fast alle Wörter der albanischen Sprache in allen möglichen Formen ihres Daseins vorhanden sind,jeden Namen, jedes Adjektiv, jedes Pronomen reflektiert usw..
Kniet nieder vor der albanischen Sprache