B
Bloody
Guest
Prishtinë, 7 nëntor - Përfaqësues të Kosovës dhe të Bullgarisë në një forum për biznesin po diskutojnë sot në Prishtinë rreth zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe për mundësitë e investimeve bullgare. Ministri i Ekonomisë dhe i Financave i Kosovës Ahmet Shala, në hapje të "Forumit të biznesit Kosovë - Bullgari", është shprehur se institucionet e Kosovës janë duke punuar për të krijuar lehtësi të ndryshme për të nxitur investimet e jashtme në Kosovë. Detyrë e qeverisë së Kosovës, shtoi Shala, është që të hapë dyert për investitorë të huaj dhe të krijojë ambient të volitshëm për biznesin. Ndërkohë, sipas tij, dy qeveritë respektive, ajo e Kosovës dhe e Bullgarisë, janë duke punuar që të arrijnë një marrëveshje për heqjen e taksës së dyfishtë dhe për mbrojtjen e prodhimeve. Shala bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të përmbyllet projekti i termocentralit "Kosova e re" (apo Kosova C siç quhej më herët) në vlerë prej rreth 3 miliardë eurosh. Gjithashtu Shala tha se përveç sektorit të energjetikës, është hapur mundësia e pjesëmarrjes në autostradën e cila lidh Shqipërinë me Serbinë përmes Kosovës. Ai tha se beson që do të jetë një arterie e fuqishme për bizneset e Bullgarisë dhe që do të zvogëlonte koston e transportit. Solomon Pasi, kryetari i Komitetit për politikë të jashtme në parlamentin bullgar, tha se perspektiva e Kosovës është në institucionet evropiane e ndërkombëtare. Përfaqësuesi diplomatik bullgar në Prishtinë, Ivo Ivanov, tha se Bullgaria ka dhënë kontribut të çmuar në Kosovë, qoftë si pjesë e UNMIK ut apo KFOR it, dhe do të angazhohet edhe në misionin e Euleksit. Ai tha se pas fazës së njohjes ndërkombëtare, element parësor për qëndrueshmëri në Republikën e Kosovës është zhvillimi i suksesshëm ekonomik, e ky është edhe qëllimi i Bullgarisë Ndërkaq ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku tha se objektivi i qeverisë mbetet rritja e konkurrueshmërisë në rajon. Në këtë forum, i cili po i zhvillon punimet edhe në orët e pasdites, po marrin pjesë mbi 200 pjesëmarrës nga Bullgaria dhe Kosova
Kosova.com - Bullgarët të interesuar të inevestojnë në Kosovë
kurze zusammenfassung : Bulgaren sind daran interesiert in kosova zu investieren
ediit: http://www.bnr.bg/RadioBulgaria/Emission_German/News/B5-9.11.htm
Kosova.com - Bullgarët të interesuar të inevestojnë në Kosovë
kurze zusammenfassung : Bulgaren sind daran interesiert in kosova zu investieren
ediit: http://www.bnr.bg/RadioBulgaria/Emission_German/News/B5-9.11.htm
Bulgarien hat Interesse an einer Teilnahme am Wiederaufbau im Kosovo, sagte vor Journalisten der Vorsitzende des Parlamentsausschusses für Außenpolitik Solomon Passi. Bulgarien ist das dem Kosovo nächstgelegene EU-Land, betonte Passi. In Bezug auf die Präsidentschaftswahlen in den USA meinte er, dass die Wahl Barack Obamas revolutionär sei. Laut Solomon Passi habe diese „Weltrevolution“ bereits mit der Wahl der DDR-stämmigen Angela Merkel zur deutschen Bundeskanzlerin begonnen. Als Teil der „europäischen Revolution“ sieht Passi die Rückkehr Frankreichs in die NATO. Seinen Worten nach sei es gut, wenn im kommenden Jahr auf den Posten des Generalsekretärs der Allianz ein Europäer aus den neuen NATO-Ländern gewählt werden würde.
Zuletzt bearbeitet: