What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Busunglück in Albanien - Bisher 12 tote Schülerinnen

M

Mulinho

Guest
I PËRDITËSUAR - 17: 42 - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj janë nisur drejtë vendngjarjes. Ndërkohë sipas policisë deri tani nga autobusi janë nxjerr 25 të plagosur.


17:40 - Mësohet se nga Elbasani, sot janë nisur dy autobusë me 75 studentë dhe tre pedagogë. Bëhet fjalë për një ekspeditë 24-orëshe, ku studentët do të kalonin një natë në Sarandë dhe më pas do të ktheheshin për në Elbasan. Në dy autobusët ndodheshin 40 dhe 35 studentë dhe tre pedagogë. Nuk dihet me siguri se cila autobus ka rënë në humnerë.


17:30 – Brenda pak minutave pritet që në Spitalin Ushtarak në Tiranë të mbërrijë me studentët e plagosur nga aksidenti në Urën e Vishës. Policia e Shtetit njofton se drejtë spitalit po transportohen 25 të plagosur. Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Çikago ka reaguar me anë të një komunikatë për shtyp, ku thuhet se ai është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e operacionit dhe u ka shprehur ngushëllim familjarëve të viktimave.


17:20 – Dy helikopterë mjekësorë janë nisur për në Himarë, ku njeri prej të cilëve është rrugës për në kthim. Numri i të plagosurve në këtë aksident është i madh dhe drejtë Spitalit Ushtarak në Tiranë të dërgohen të plagosurit rëndë. Sipas policisë deri tani nga autobusi janë nxjerrë rreth 20 të plagosur.


17:00 – Situata në vendngjarje paraqite e rëndë. Njoftohet se me ndërhyrjen e policisë është mundësuar dërgimi i të plagosurve për në Spitalin Ushtarak ndërsa të plagosurit lehtë janë dërguar në spitalin e Himarës.
Nga të dhënat e policisë, raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe mësohet se në autobus ndodheshin 49 studentë, shumica vajza. Studentët janë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, të degës Gjuhë-Letërsi dhe po zhvillonin një ekspeditë me studentë dhe pedagogë. Autobusi i rrëzuar është me targa EL 22 74 B.


* * *
Një autobus me rreth 50 nxënës ka dalë nga rruga duke përfunduar në një humnerë 100 metra në vendin e quajtur “Qafa e Vishës” në afërsi të qytetit të Himarës.
Drejtë vendngjarjes janë nisur Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe helikopterë nga Tirana ndërsa kanë mbërritur ambulanca nga spitali i Vlorës dhe Sarandës.
Autobusi është me targa të Elbasanit dhe ka rënë në Qafën e Vishës pranë Urës së Vishës. Në autobus ndodhen maturantë që shkonin drejtë Sarandës. Numri i viktimave dyshohet se deri tani ka shkuar në pesë ndërsa për të plagosur ende nuk ka një shifër.
Vendi ku ka rënë autobusi është terren i pjerrët dhe është shumë e vështirë për të ndërhyrë forcat e rendit në mënyrë që t’u jepet ndihmë të plagosurve.
Segmenti i ngjarjes ndodhet në hyrje të Himarës dhe përbën një nga më të vështirët në të gjitha rrugët e bregdetit jugor, pasi përbëhet nga kthesa të shumta dhe të rrezikshme.

Himarë, bie në humnerë autobusi, 12 viktima vajza

Ein Bus mti rund 50 Schülern ist von der Strasse abgekommen und einen Hang abgestürzt in der Nähe von Himara. Bisher wurden 12 Tote gemeldet, junge Mädchen. Der Bus war von Elbasan nach Saranda unterwegs. Die Schüler wollten eine Klassenfahrt von einem Tag unternehmen.

RIP, zoti n'xhenet :-(
Ngushllime
 

Lilith

une vache folle
Staff member
Country
Russia
Großer Gott!

Mögen die Verstorbenen in Frieden ruhen. Mein Beileid den Hinterblebenen, denen ich sehr viel Kraft wünsche.
 

Mal

Legende
Das ist das Problem bei schlecht asphaltierten Straßen, schlecht ausgebildete Busfahrern und grauenhaften alten Bussen. Allgemein gilt auf den Balkan, dass Busfahren ein großes Risiko für die Gesundheit ist, deshalb bei Möglichkeit vermeiden. Es ist nicht das erste mal, dass so was passiert, würde mal sagen, jede ein, zwei Jahre.

Mein Beileid an die Opfer und Familien.
 
Top