Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Currila-Durres, die erste Küsten mit Kanalisation etc..

lupo-de-mare

Gesperrt
Der Bau der ersten rekonstruierten Küsten Strasse zu einer Zone Touristika in Albanien mit Kanalisation und neuen Wasser- und Strom Leitungen ist jetzt fertig gestellt worden. Nur noch die Asphalt Decke fehlt.

Diese neue Strasse führt direkt nördlich des Handles Hafen Durres nach Norden, entlang der Küste zu einem kleinen Marine Stützpunkt und zur Zone Touristika der Marina Durres Sh.P.K.

Edhe 23,4 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës Bërryl-Currila

DURRËS- Edhe 23,4 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës Bërryl-Currila, këshilli bashikak i qytetit të Durrësit ka miratuar një fond shtesë për një nga investimet më të mëdha e më të rëndëishme për infrastrukturën në zonën turistike të plazhit të Currilave.

Gjitmonë vitet e fundit është folur për degradimin e rrugës, mjedisit detar, mungesat në kanalizime, energji, ujë të pijshëm për plazhin intim të durrsakëve, Currilat. Por bashkia e Durrësit, më në fund, fal dhe të ardhurave të mëdha të siguruara, bëri të mundur investimin, që i ndryshoi faqen zonës më problematike. Tashmë me qindra njerëz frekuentojnë lokalet e Currilave, si dhe plazhin e vogël e të këndshëm.

Vlera e investimit të kryer për periudhën 22 dhjetor 2004-22 maj 2005, kap shifrën e rreth 78,2 milionë lekë dhe është kryer brenda kushteve dhe standardeve teknike nga firma "Alb Shpresa" shpk, thotë drejtori i departamentit të shërbimeve publike në bashki, inxh. Besnik Kërtusha.

Punimet e kryera deri tani kanë stabilizuar ndjeshëm rrjedhjen e ujërave të bardha dhe të zeza në atë zonë, furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës, si dhe ka përmirësuar qarkullimin e automjeteve gjatë bregdetit, nga lokali "Aragosta" afër Bërrylit deri në plazhin e Currilave.

Fondi i investuar nga bashkia për këtë objekt, u parapriu fondeve të premtuara nga qeveria për vitin 2005. Mbështetur në financimet e deritanishme, periudhën e përshtatshme për punime në infrastrukturë, si dhe për të ruajtur këtë investim të bërë deri tani dhe vënien në shfrytzim të këtij segmenti të realizuar, me gjatësi 860 metra, kishte dalë e nevojshme kryerja e disa punimeve. Kështu kërkohen punime për ndërtimin e kunetës së betonit për largimin e ujërave të shiut. Gjithashtu po bëhen punime trotuari, duke përfshirë dhe instalimin e rrjetit të ndriçimit për një investim të mëvonshëm, si dhe po përgatitet terreni për gjelbërimin e kodrave të zhveshura në këtë pjesë bregdeti argjilor. Do të ndërtohet dhe muri me gabiona për parandalimin e shkarjeve për pjesën e ndërtuar. Vlera e këtyre punimeve nuk kalon 30-përqindshin e vlerës së tenderuar.

http://www.zeripopullit.com/arkiva/2002/01/30/rajoni/Durres/Durresi1.htm
 
Zurück
Oben