M
Mirditor
Guest
FALEMINDERIT NATO
(E plotësuar)24 marsin e vitit 1999, fillimin e bombardimeve të NATO-s fushatën e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe në Kosovë, sot pas 14 vjetësh, qytetarët e Kosovës e cilësojnë si një ngjarje të rëndësishme historike dhe hap i madh drejt lirisë së Kosovës, një shpëtim të shqiptarëve dhe si një hap i qëlluar në kohën e duhur.Sot në 14 vjetorin e intervenimit të NATO-s, falënderojnë NATO-n, SHBA-në dhe UÇK-në të cilët shpëtuan popullin shqiptar nga gjenocidi serb.Osman Vitia një qytetar i Kosovës, ngjarjen e 24 e vlerëson si një ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar. Atë natë ai e kujton si një shpresë për lirinë e vendit.“Është një ngjarje shumë e rëndësishme sidomos për popullin shqiptar, ishte një histori në vete sepse ishte koha kur okupatori serb bënte gjenocid ndaj popullit shqiptar, ishte koha kur shqiptarët dëboheshin nga vendi i tyre dhe nga shtëpitë e tyre, ishte koha kur ofensiva serbe me ushtri dhe me forca paramilitare donin që Kosovën ta shihnin etnikisht të pastër, dmth pa shqiptar dhe e vetmja shpresë e popullit ishte intervenimi i NATO-s. Dhe ajo ndodhi falë politikës së drejtë dhe ndërrimit të politikës që e kishte zhvilluar Serbia ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës dhe bëri intervenimin e NATO-s . Ishte kjo një ngjarje që shënohet edhe në pesëdhjetëvjetorin e NATO-s dhe ashtu edhe ndodhi”, ka thënë Vitia.Ai ka shtuar se me intervenimin e saj në Kosovë, NATO-ja tregoi forcën e vet të drejtë dhe bëri që populli shqiptar të mos e harroj kurrë atë ditë dhe tu jetë falënderues për gjithmonë.Për Enver Pulën nga Gjakova, edhe pse ai jetonte jashtë në atë kohë, shprehet se e përjetonte rënd luftën në Kosovë dhe intervenimi i NATOS-s për të ishte një gëzim dhe një shpresë e madhe për të ardhmen.“Në atë kohë shifshim gjana tragjike, gjana shumë ta rana e ne që ishim jashtë përkundër asaj që kemi pas gjithmonë me ndihmu në pamundësi më ndihmu ajo ishte edhe ma e rënd. Mirëpo nga ana tjetër meqenëse e dishim se çka do të sjellë ardhmëria prapë ajo na lehtësonte gjendjen, kështu që edhe kishim kënaqësi në të njëjtë, mirëpo edhe kishim dhimbje të madhe. Intervenimi i NATO-s ishte jo vetëm shpresë po ishte edhe një zgjidhje e cila e pamundësoi atë krim të regjimit serb edhe e ktheu botën në një situatë krejt tjetër për të mirën e Kosovës”, ka thënë Pula.Ndërsa Ilmi Koqinaj, një qytetar nga Prizreni shprehet se e ka prit me padurim bombardimet e NATO-s, ndaj ushtrisë dhe policisë serbe, ngase sipas tij ishte koha që të largohej nga Kosova pushtuesi serb.“Kam qenë në Prizren e kam prit si me than me padurim ndoshta për arsye armiku që na ka ba dam tan Kosovës, prandaj ajo më ka mbet në mendje që nuk mund ta harroj”, ka thënë Koqinaj.Kurse, Xhemajl Curri thotë se i ka mbushur 63 vjet dhe gëzim më të madh asnjëherë nuk ka pas në jetën e tij se sa në kohën e Bombardimeve të NATOS-s. Ai shprehet se këtyre bombardimeve iu ka parapri lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Gëzim ma të madh në jetën time nuk kom pas, kur e mendoj atë ditë shumë emocionohem shumë u kanë një gëzim i hatashëm, megjithëse ka pas edhe frikë ama gëzimi ka dominu mbi të gjitha “,ka thënë Koqinaj.NATO-ja filloi intervenimin e saj mbi Ushtrinë dhe Policinë serbe më 24 masr të vitit 1999.Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe kapitulimin e forcave të Millosheviqit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, miratimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB, tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-it.24 marsi i vitit 1999 shënon një fillim te ri të historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësimit të saj. Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, më mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës. Këtë vit më 17 shkurt, Kosova ka shënuar 5-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe është njohur nga 99 shtete të botës. /Kosovparess/
Lufta e UÇK'së, luftë e drejtë14 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, kryeministri Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës duke shtuar se ky intervenim i Aleancës veriatlantike të NATO-s ishte “kundër pranisë së dhunshme të aparatit shtetëror serb në Kosovë”.“Intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë zgjidhja e vetme, e drejtë, humane, në mbështetje të lirisë së popullit të Kosovës dhe përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi.Sipas tij, Aleanca e perëndimit për lirinë e Kosovës ishte rikonfirmim i fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë, një luftë në mbrojtje të vlerave më kulmore të qytetërimit botëror.“Në këtë ditë të shënimit të këtij përvjetori të madh, kujtojmë me nderimin dhe respektin më të lartë institucional sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata janë themelet e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës. Një dekadë e gjysmë më vonë, Republika e Kosovës është shtet i konsoliduar demokratik, në rrugë të sigurtë drejt integrimit në BE dhe në NATO, një shtet i tolerancës etnike, qytetare, politike, me një angazhim institucional për forcimin e bashkëpunimit rajonal”.Tutje, Thaçi ka përmendur angazhimin e institucioneve të Kosovës për dialogun që siç ka thënë ai është për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, ë një dëshmi e qartë e frymës evropiane të Qeverisë së Kosovës, duke mos harruar në asnjë mënyrë të kaluarën, por duke ndërtuar të ardhmen prosperuese për Kosovën dhe për rajonin.“Ne jemi të sigurt që në të ardhmen të afërt do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktet njëshekullore, që kanë ndodhur në rajonin tonë, duke i hapur rrugë integrimit të dy vendeve në BE dhe në NATO. Jam i lumtur të them se 14 vjet pas bombardimeve të NATO-s, Kosova është e gatshme të jetë pjesë e aleancës veri-atlantike, në mënyrë që të japë kontributin e saj në përpjekjet e popujve tjerë për liri, për rend demokratik, për sundim të ligjit dhe për të drejtat e njeriut. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës përherë me krenari dhe me mirënjohje të thellë do të kujtojnë mbështetjen e gjithanshme dhe strategjike të perëndimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmbyllja e bombardimeve të NATO-s me lirinë e Kosovës dhe me largimin e ushtrisë, policisë dhe administratës së dhunshme serbe nga Kosovës, hapi një kapitull të ri dhe vendimtar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në fund të urimit të Kryeministrit Hashim Thaçi dërguar medieve të Kosovës.
UÇK-ja zgjoi ndërgjegjen e botësMe rastin e 24 marsit, 14 - vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se NATO veproi kundër strukturave të dhunshme pushtetore të një shteti për të mbrojtur parimin themelor të njerëzimit. Kurse, sot Kosova, sipas saj është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, me perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.Në vazhdim mund ta lexoni deklaratën e plotë të presidentes Jahjaga:Sot është një nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë. Është një nga ditët më domethënëse dhe më kuptimplotë për lirinë dhe për pavarësinë e vendit tonë. Pikërisht sot para katërmbëdhjetë vitesh Alenaca Veriatlantike i nisi sulmet ajrore mbi caqet e caktuara në ish Jugosllavi që rezultuan me kapitullimin e forcave të armatosura dhe me largimin përfundimtar të pushtetit të Serbisë nga Kosova.Për të parën herë në histori NATO veproi kundër strukturave të dhunshme pushtetore të një shteti për të mbrojtur parimin themelor të njerëzimit, që secili popull e ka të drejtën që të jetoj i lirë në tokën e vet, i barabartë dhe i dinjitetshëm.Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës si sublimim i përpjekjeve tona shekullore për liri, pavarësi e demokraci, i angazhimit dhe i sakrificës së shumë brezave, i flijimit në altarin e lirisë të bijëve dhe bijave më të mira të popullit, zgjoi ndërgjegjen e botës dhe nxiti vendimin e intervenimit humanitar të NATO-s.Ne sot jemi krenarë dhe ndiejmë falënderimin më të thellë për të gjithë ata burra dhe gra, ushtarë dhe oficerë të vendeve anëtare të NATO-s që dhanë kontributin e tyre të pakursyer që të ndalet gjenocidi mbi një popull dhe që në këtë pjesë të Evropës përfundimisht të mbretërojë paqja, që popujt dhe vendet të jetojnë në bashkëpunim dhe në mirëkuptim ndërmjet veti.Republika e Kosovës, një sukses i yni i përbashkët, sot është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, është shtet sovran dhe i pavarur, i ndërtuar në parimin qytetar dhe me shoqëri demokratike në të cilën të gjithë njerëzit i gëzojnë të drejtat dhe liritë e barabarta, pa asnjë dallim.Vendi ynë sot falë angazhimit të të gjithë qytetarëve, përkushtimit të të gjithë shoqërisë, po ndërton një shoqëri të drejtë, të mundësive të barabarta, një shtet me rend dhe sundim të ligjit dhe me perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Kosovapress/
14 vjet nga fillimi i ri i historisë së KosovësKatërmbëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 24 mars 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe në Kosovë, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve.Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe kapitulimin e forcave të Millosheviqit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, miratimin e Rezolutës 1244 të KS të OKB, tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-it.24 marsi i vitit 1999 shënon një fillim te ri të historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësimit të saj. Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, më mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës. Këtë vit më 17 shkurt, Kosova ka shënuar 5-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe është njohur nga 99 shtete të botës. /Kosovparess/
Faleminderit NATO - Nacionale - Gazeta Express
--------------------------------
Heute jährte sich der Beginn der Bombardements der NATO gegen militärische/strategische Ziele der serbischen Polizei/Armee in Kosova und Serbien- Sie führten letztendlich zur Beendingung des Krieges und zum Abzug der serbischen Truppen aus dem Kosova. Danke NATO