Ciciripi
Sfiduesi Demokrat
[h=2]Demolohet kisha në Shtime, arrestohen katër veta[/h]
e Enjëte, 19 Korrik 2012 21:27
Kisha në Shtime është vjedhur, kurse Policia e Kosovës i ka arrestuar katër shqiptarë të dyshuar për këtë vepër. Sipas radio KiM të Çagllavicës, nga pjesa qendrore e kishës pothuaj në tërësi është hequr dhe marrë kulmi nga plumbi si dhe izolimi mbrojtës.
Të gjitha dritaret në pjesën e poshtme të kishës, si dhe dera janë thyer. Sipas burimit të radios, është demoluar edhe brendia e kishës pasi nga muret janë nxjerrë kabllot elektrike.
Vërehet edhe mungesa e inventarit kishtar, kurse nga freskat nëpër mure gjenden ende vetëm disa gjurmë të freskave.
Komandanti i policisë në Shtime, Enver Abdyli tha se policia ka arrestuar katër shqiptarë të dyshuar për këto të bëma në kishë./Indeksonline/
Demolohet kisha në Shtime, arrestohen katër veta