2 Tote und mehrere verletzten in den letzten Stunden bei den Demos in Tirana
Diese Demos hat der Sozialist Edi Rama aufgerufen die dann das Gebäude des Premierminister umrundet haben und angefangen haben Fenster zu zerstören und Autos in Brand zu stecken, Polizei hat auch mit Warnschüssen gewarnt damit die Demonstranten nweg gehen, dabei wurden auch 6 Polizisten darunter 1 schwer und 26 Demonstranten und darunter 2 Tote.
seit dem dieser Rama als Partei-Führer gewählt wurde, gibts nur Probleme zw den Demokraten und Sozialisten, so ein "ich-Person" der scheiss-Kerl
Diese Demos hat der Sozialist Edi Rama aufgerufen die dann das Gebäude des Premierminister umrundet haben und angefangen haben Fenster zu zerstören und Autos in Brand zu stecken, Polizei hat auch mit Warnschüssen gewarnt damit die Demonstranten nweg gehen, dabei wurden auch 6 Polizisten darunter 1 schwer und 26 Demonstranten und darunter 2 Tote.
seit dem dieser Rama als Partei-Führer gewählt wurde, gibts nur Probleme zw den Demokraten und Sozialisten, so ein "ich-Person" der scheiss-Kerl
Dy të vdekur, 26 të plagosur në Tiranë
Publikuar: Sot, më 21 janar 2011
Artikuj të ngjashëm
- Avokati i popullit në Tiranë i shkruan homologut të Serbisë
- Shqipëria e Kosova kanë nevojë t’i koordinojnë punët në shumë fusha
- Në Shqipëri 48 të infektuar nga gripi A (H1N1)
- Zgjedhjet vendore e turizmi prioritetet e vitit në Shqipëri
FOTO TË TJERA
Tiuranë, 21 janar - (E Plotësuar) Sipas njoftimeve të fundit që vijnë nga Tirana, në demonstratën e sotme janë vrarë dy persona, kurse 26 të tjerë janë plagosur. Pamjet e fundit që arrijnë nga Tirana vazhdojnë të jenë shqetësuese. Përleshjet midis forcave të rendit dhe të protestuesve, që kanë rrethuar Kryeministrinë njoftohet se kanë rezultuar me së paku tetë policë të plagosur, njëri nga të cilët rëndë, kurse njoftohet për lëndimin e 27 demonstruesve.
Janë thyer xhamat e Kryeministrisë dhe ka shumë makina të djegura.
Policia pohohet se ka filluar të shtie në ajër me armë zjarri, si shenjë paralajmëruese për dëbimin e demonstruesve.
Presidenti i vendit Bamir Topi ka bërë thirrje për qetësi. Thirrje për qetësi kanë bërë edhe nga Kryeministria.
Ndërkohë, në një konferencë shtypi, rreth orës 16 e 30 minuta, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, që ka thirrur opozitën për të demonstruar deri në përmbysjen e Qeverisë Berisha, për dhunën që shpërtheu sot nga demonstruesit akuzoi Qeverinë dhe forcat e rendit se ata kishin provokuar.
Duke u bërë thirrje ithtarëve të vet për zbutje gjakrash, ashtu siç, sipas tij, po bëjnë edhe deputetët socialistë, duke u bërë thirrje edhe prindërve të pjesëmarrësve të protestës që të ushtrojnë ndikimin në ta për qetësi, Rama akuzoi Qeverinë dhe organet e rendit për provokim të demonstruesve, siç u shpreh ai – 250 deri 300 mijë pjesëmarrësve nga e gjithë Shqipëria, të cilët po kërkonin me qetësi të natyrshme zgjidhjen e problemeve politike e të tjera, që po e mundojnë vendin. Për pasojë ata humbën kontrollin.
Rama ka ripërsëritur thirrjen drejtuar Berishës për të gjetur një rrugë zgjidhjeje, duke e akuzuar për situatën.
Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.
Mediat e Tiranës njoftojnë për përshkallëzim të situatës para Kryeminsitrisë. Policia tashmë ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm me ujë dhe gaz lotësjellës. Nga hapësirat rreth Kryeministrisë, ku opozita e bashkuar ka ftuar ithtarët të demonstrojnë për përmbysjen e qeverisë së Sali Berishës, televizionet po transmetojnë pamje shqetësuese të shtëllungave të tymit dhe të krismave nga të shtënat me armë. Turma e demonstruesve duket gjithnjë e më e pa përmbajtur. Pamjet rrëfejnë edhe për djegie veturash.
Funksionarë të policisë së shtetit po bëjnë thirrje për qetësi dhe mospërdorimin e dhunës. Ndërsa vazhdon marshimi i protestuesve, të cilët kanë rrethuar thuajse nga të katër anët selinë e Kryeministrisë.
Gazetarët e Shekullit në terren njoftojnë për dy policë të plagosur dhe disa demostrues.
Sipas planit të organizuar nga PS-ja dhe forcat e tjera përkrahëse të opozitës, në orën 14:00 ka filluar demonstrata.
Gazetarë të "Shekulli"-t shprehen se të gjitha dyqanet dhe bizneset përreth Kryeministrisë janë mbyllur dhe kanë mbetur të hapura vetëm lokalet.
Vazhdon protesta e dhunshme e protestuesve në sheshin para kryeministrisë dhe pranë piramidës.
Protesta ngjan me ato të huliganëve që po shkatërrojnë gjithçka gjejnë përpara.
Disa makina janë shkatërruar me mjete të forta nga protestues të dhunshëm. Situata duket e nderë, por ajo që shpresojmë është që mos përshkallëzohet më.
Protestuesit e shumtë të opozitës të mbledhur para kryeministrisë u shpërndanë brenda pak sekondash nga dy automjete që hodhën ujë. Protestuesit kanë hedhur gurë të shumtë në drejtim të ndërtesës së qeverisë, njofton “Start”.
Policia ka hedhur bomba molotov dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që kanë hedhur përveç gurëve dhe këpucë dhe mjete të tjera në drejtim të forcave të rendit. Ka edhe disa të plagosur lehtë nga demonstrata.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë për të qetësuar situatën, protestuesit vazhdojnë të hedhin sende të forta.
Protestuesit përleshen me policinë para kryeministrisë
Demonstrata e paralajmëruar e Partisë Socialiste, ka nisur në orën 14:00. Qindra mijëra qytetarët po grumbullohen në sheshin “Nënë Tereza” për të demonstruar kundër qeverisë.
Protesta vjen pas publikimit të një videoje midis Ilir Metës dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, ku flitej për afera korruptive. Demonstrata po mbahet në sloganin: “Berisha ik, dorëzo bllokun”.
Dy të vdekur, 26 të plagosur në Tiranë - Shqipëri - Lajme - Koha Net