Cameria
Top-Poster
[h=1]Myslim Pashaj jep zyrtarisht dorëheqjen nga AK[/h]Numri dy i Aleancës Kuqezi, Myslym Pashaj, ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen e parevokueshme. Pashaj e konfirmoi vendimin e tij përmes një konference shtypi sot në mesditë.
Pashaj u distancua nga AK pas dështimit të negociatave të kësaj partie për koalicionet parazgjedhore dhe pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë. Pashaj tha se largohet nga AK për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin Kreshnik Spahi.
“Nuk kam rënë dakord për çështje parimore me Spahiun. Jap dorëheqjen e parevokueshme nga AK-ja”, ka thënë Pashaj.
Largimi i Pashajt vjen pak ditë pas largimit në bllok të disa prej drejtuesve kryesorë të saj, të cilët iu bashkuan të majtës.