Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Der Albanische Geheimdienst Chef: Bashkim Gazidede

lupo-de-mare

Gesperrt
Ein Artikel heute in der Gazetta Sqiptare!

Bashkim Gazidede* und sein Stellvertreter Agim Shehu (erhielt Politisches Asyl in Deutschland und ist von Interpol gesucht), sind zwei besonders üble Gestalten.

Gazidede war auch Vorsitzender der Albanischen Moslem Vereinigung und direkt Bin Laden's Stellvertreter.

Mit diesen Leuten, welche den Drogen Schmuggel forcierten und in jede Scheinerei auf dem Balkan verwickelt waren, begann der Abstieg von Albanien.

*Gazidede als SHIK Chef verliess Albanien im März 1997, auf Grund der Unruhen in Albanien und ging nach Syrien. Von dort aus, betrieb er weiter den Drogen Schmuggel und seine Islamische Mission. Gazidede war ein guter Bekannter vom damaligen Verteidigungs Minister Volker Rühe und mehrfach in Bonn.

Gazidede war lt. Tritan Shehu zumindest 2002 wieder in Albanien.


Leider nur in Albanisch, aber vielleicht können die Albaner eine Kurz Fassung bringen.



Faqja 2 - FAQE E PARE

Tetor 26, 104

Raporti nga Londra. Cilët janë, si mbërritën dhe me se merren

Në Angli ndodhen 300 SHIK-as azilantë


Nga korrespondenti ynë në Londër Muhamed Veliu


Rihapja e historisë tragjike të zhdukjes së tregtarit nga Tetova, Remzi Hoxha dhe dëshmia e ish-trafikantit të penduar Bledar Mane, se ka shoqëruar për në Angli dy nga njerëzit që dyshohen si të implikuar në këtë zhdukje, ka forcuar më shumë bindjen se njerëzit e SHIK-ut kanë gisht në këtë skandal. Por mbi të gjitha çuarja e pesë personave në Angli, dy nga të cilët punjonjës të SHIK, nuk ka bërë gjë tjetër veçse, ndoshta, ka ngjallur kureshtje për ata që kanë lexuar intervistën në Shqipëri. Efekti i saj për ata të cilët kanë pasur mundësi ta lexojnë në Angli ka qenë i kundërt. Një pohim i tillë, dalë nga ndërgjegjja e lënduar e Manes, pas apelit për gjetur eshtrat e të dashurit të tyre, disa ditë më parë nga familjarët e Hoxhës, ka provuar pikërisht atë që të gjithë e dinë në komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe, se në mes tyre ka shumë oficerë të rangjeve të ndryshme, që kanë shërbyer në SHIK apo polici gjatë regjimit qeverisës të Berishës. Ndërkohë, burime të rezevuara nga SHISH pohojnë se numri i paraardhësve të tyre spiunë, që kanë emigruar në Angli, i arrin të treqindët. "Gazeta Shqiptare", me anë të një raporti special nga Londra, për herë të parë, me dedaje dhe dëshmi të një ish-funksionari të lartë të SHIK-ut në Tiranë, ndërton të gjithë panoramën e asaj që ka të bëjë me emigrimin apo fshehjen e ish-spiunëve shqiptarë nën petkun e azilantit politik.

Pak histori
Emigrimi i shqiptarëve në masë drejt Anglisë ka nisur nga fillimi i vitit 1997. Ndërsa zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve 1997-1998 bënë që numri i tyre të shkonte në disa mijëra në një periudhë kohe shumë të shkurtër. Mënyrat e mbërritjes në "Eldoradon shqiptare" me emrin Angli ishin nga më të ndryshmet. Që nga komoditeti i pasaportave false, me avion, e deri në fshehjen e tyre nëpër kamionë. Një emigrim masiv i paparë i shqiptarëve dejt Britanisë së Madhe, më së shumti për qëllime ekonomike, u bë kaq shumë popullor sa që në këtë periudhë kohe për shumë vetë ajo u bë një skemë piramidale e dytë. Ndërmjet shumë prej tyre, me shpresë për një jetë më të mirë, nuk munguan së emigruari edhe njerëz të botës së krimit. Ndërsa ish-oficerët e SHIK-ut, të cilët e dinin se nuk e kishin të gjatë nëpër detyrat që kishin, apo të frikësuar se një ditë do të jepnin llogari, do të përbënin një kontigjent tjetër azilkërkuesish shqiptarë.

Shikasi
Një ish-zyrtar i SHIK-ut, që ka punuar në drejtorinë ekonomike të Tiranës, pranon të tregojë më shumë rreth vetes dhe kolegëve të tij, tashmë azilantë politikë në Angli. Me shaka ai thotë se, "nëse dikur punonim së bashku në një ndërtesë të vetme, tani jemi sërish së bashku, duke ndarë me njëri-tjetrin fatin e kurbetliut. Kurrë nuk e mendoja se një ditë do të ingranohesha në strukturat e këtij shërbimi", fillon rrëfimin e tij nga ana tjetër e receptorit të telefonit shikasi me origjinë nga një rreth jugor i Shqipërisë. "Kam punuar të githë jetën time si oficer. Të qenit simpatizant i një partie të djathtë më ndihmoi të kaloja nga ushtria në SHIK. Kam punuar për katër vjet në drejtorinë ekonomike të Tiranës. Ishin kohë të vështira dhe të vrullshme. Por ia kalonim mirë. Të gjithë punonin dhe bënim ato që na ngarkoheshin". Kam pasur rastin që të ndërmarr disa kurse trajnimi jashtë Shqipërisë, që më kanë shërbyer shumë. Tani, në këtë organ, nuk mund të thuhet që të gjithë ishim profesionalë, kishte me arsim përkatës, kishte dhe pa arsim, por jo kriminelë, me sa di unë", i përgjgjet 52-vjeçari pyetjes rreth atyre që ka punuar. Ardhjen në Londër me ndershmëri ai e komenton si thjesht ekonomike, paçka se edhe vetë e pranon se ka luajtur me kartat e azilantit politik. "Me ndërrimin e sitemeve, më hoqën nga puna. Edhe gruan po ashtu nga një punë që kishte në bashki. Mbetëm si mos më keq. Një kolegu im më propozoi si zgjidhje Anglinë. Nxora dy viza Shengen, shkuam fillimisht në Belgjikë dhe nga atje me maune në Angli. Kërkuam azil dhe pas një viti na u pranua. Tani që kam marrë nënshtetësinë angleze mund të udhëtoj në Shqipëri. E pyesim se a ka shumë nga kolegët e tij në Londër dhe ai përgjigjet se nuk njeh shumë, por e di që ka. "Personalisht mbaj lidhje miqësore me ata me të cilët kam punuar. Takohemi dhe kujtojmë kohën kur punonim së bashku". Ndërkokë që çështja e Remzi Hoxhës, më shumë se diçka e bërë nga kolegët e tij, për të është një iniciativë personale nën emrin e SHIK-ut. "Oficerët e ndershëm kurrë nuk janë përfshirë në të tilla aventura", shprehet ai. Përmendja e emrit të Arben Sefgjinit dhe prania e tij në Londër, kjo e sigurtë nga dëshmia e Bledar Manes, bën që ai të ndalojë për pak…" Jo nuk mud të them se e kam takuar. Nuk mund të flas për emra konkretë", ishte përgjigjja e tij.

Azili
Më i lehtë se për këdo tjetër nga shqiptarët në Angli, kërkesa dhe pranimi i azilit ka qenë për njerëzit e dikurshëm SHIK-ut. Të qenit oficer i lartë, një operativ i thjeshtë, madje shofer i SHIK-ut, do të përkthehej ndryshe edhe si një person me azil të garantuar. Një përkthyes shqiptar, i cili ka pasur rastin që të përkthejë për Ministrinë e Emigracionit, ka treguar për Gazetën të gjithë mekanizmin e vënë në lëvizje nga ata, për të qenë të suksesshëm në aplikimet e tyre. "Nga rastet që unë kam përkthyer, që të gjithë kanë qenë familjarë. Kërkesa e tyre bazë ka qenë se ata në të kaluarën kanë shërbyer si oficerë të SHIK-ut, dhe se me ndërrimin e sistemeve ata ndiheshin të persekutuar politikisht. Me detaje ata kanë provuar se kanë punuar për këtë institucion dhe gjatë intervistave të tyre për azil kanë deklaruar se jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre kanë qenë në rrezik për jetën". Pyetur rreth dokumentacionit të paraqitur në këtë ministri nga ata, përkthyesi, i cili kërkoi mos t'ia bëjmë publik emrin, për arsye sigurie, shtoi se, dokumenti bazë ka qenë karta e identifikimit si punonjës i SHIK-ut, pasaporta, madje dhe artikuj gazetash me emrat e tyre në to, ku tregohej rreth presioneve të bëra gjatë kohës që i kishin liruar nga detyra në këtë organ. "Ka pasur një rast, kur njëri prej tyre është paraqitur me pasaportë diplomatike, që ka ngjallur habi tek oficerja e emigracionit. Shumica e tyre, me të tilla dokumente të paraqitura, e kanë fituar azilin, pasi, siç i quajmë ne, kanë pasur, çështje të fortë", vijon të tregojë ai. Shteti anglez ose më saktë Ministria e Emigracionit nuk ka pasur kohë që të fillojë hetime për çdo individ dhe artikujt në gazeta, nëse kanë qenë të vërteta apo fals, siç janë vërtetuar disa prej tyre gjatë kohëve të fundit.

Çfarë bëjnë?
Besohet se oficerë madhorë të SHIK-ut, përpara largimit të tyre për në shtetet Perëndimore, përfshi Anglinë, kanë marrë me vete shuma të konsiderueshme parash. Burime nga komuniteti shqiptar sqarojnë se tani disa prej tyre në Londër kanë nën pronësi minibiznese, të vogla por fitimprurëse, si lavazhe, kafene apo edhe pab-e me qira. Garantimi i azilit ka sjellë si rrjedhojë përfitime si për të gjithë emigrantët e tjerë, duke marrë shtëpi falas nga bashkitë lokale, njëkohësisht dhe ndihma sociale për vete dhe për fëmijët e tyre. Teza e "ardhjes në Angli me para nëpër xhepa" ka një lidhje logjike me faktin tashmë të bërë publik se rreth 100 persona, ish-punonjës të ShIK-ut apo strukturave të tjera policore të atëhershme, kanë marrë nga 100 000 dollarë secili, si kredi pranë një banke në Tiranë. Ky fakt të lë të besosh se hapja e këtyre bizneseve në një mënyrë kaq të shpejtë ka nga mbrapa burime financiare, të cilat kanë ndihmuar pa diskutim në ngritjen dhe shëndoshjen e këtyre bizneseve, kur dihet që hapja e një të tilli kushton mijëra paund dhe kërkon të paktën 8 ose 10 vjet kursime.


Trafikanti i penduar: Dërgova në Angli SHIK-asit që vranë Remzi Hoxhën

Bledar Mane, i njohur si trafikat i penduar i qënieve njerëzore, gjatë një interviste për Gazetën pohoi se në vitit 1997 ai kishte dërguar në Angli njerëz që kishin dijeni për zhdukjen e tregtarit Remzi Hoxha. Sipas tij, në shtator 1997 ai kishte dërguar në Angli pesë njerëz, mes të cilëve ishte shoferi i ish-drejtorit të SHIK për Tiranën, A. Sefgjini dhe një tjetër, i cili e kishte kërcënuar me një shprehje të dyshimtë: "Do të të çojmë edhe ty te Mali me Gropa". Mane pohoi se këta njerëz në Tiranë lëviznin vetëm gjatë natës dhe se ishin aq të frikshëm, saqë fillimisht ai i kishte marrë për kriminelë ordinerë. Në Angli ata i kishte pritur pikërisht ish-drejtori i SHIK, A. Sefgjini. Mane pohoi se këtë ngjarje do ta kishte harruar, nëse nuk do të kishte mësuar nga mediat për arrestimin një vit më parë të ish-drejtorit të SHIK për Tiranën, Sefgjini dhe dy vartësve të tij. Duke parë foton e tij në gazette, Mane bën lidhjen mes saj dhe njeriut, që priti në Angli shoferin e vet në shtator të vitit 1997.
 
Teil II heute

Flet ish-zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Gani Dizdari

Gazidede bllokoi hetimin për zhdukjen e Remzi Hoxhës


Gazmend Janku


TIRANE

Më ka mbetur peng fakti, që nuk arrita të çoja deri në fund në këtë çështje. Gjithsesi kemi meritën se ishin të parët, që duke filluar nga hiçi, arritëm të zbulonim prova nga ku u orientua hetimi i mëvonshëm". Ish-numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme, Gani Dizdari, i cili dikur njihej si një nga njerëzit më të rreptë të akuzës, tanimë duket se ka ndryshuar mënyrën e të sjellurit. Këtë e argumenton me kalimin e viteve dhe përshtatjen me zanatin e avokatit. Por teksa kujton hetimin mbi zhdukjen e biznesmenit nga Tetova, Remzi Hoxhës, Dizdari herë pas here tregon atë karakterin e tij të fortë e të patolerushëm ndaj ngjarjes, që vazhdon të mbetet mister edhe pas rreth një dekade. Është pikërisht njeriu, që i pari pati guximin të thyejë akullin e të hetojë këtë ngjarje edhe pse shpejt kishte mësuar se gjendej përballë vështirësive dhe pengesave të qëllimta, të bëra kryesisht nga ish-drejtues të SHIK-ut, të drejtuar nga Bashkim Gazidede, të interesuar që çështja të lihej në harresë.

Kallëzimi
Ende nuk dihen arsyet, por hetimet e vërteta mbi zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, kanë nisur disa kohë pas rrëmbimit të tij në ambientet e fimës që drejtonte. Ish-zëvendësprokurori i Përgjithshën në atë kohë, Gani Dizdari, tregon se ai është njohur me ngjarjen pasi është kontaktuar nga familjarët e Remziut. "Të them të drejtën u trondita shumë nga ngjarja dhe bëja habi se përse nuk ishim sinjalizuar më parë për një rast të tillë", rrëfen Dizdari për Gazetën. Sipas tij, duke qenë se familjarët dyshonin se Remziu ishte marrë nga njerëz të policisë apo SHIK-ut (sipas dëshmive të atëhershme edhe të punëtorëve të firmës) Dizdari në rolin e numrit dy të Prokurorisë së Përgjithshme, kërkoi që hetimet të bëheshin nga ky organ dhe u vu vetë në drejtimin e punës për të zbardhur ngjarjen. Madje më atë kohë Dizdari kërkoi që në grupin e hetimit të merrte pjesë edhe një prokuror i vjetër në profesion, nga Shkodra. Në këtë mënyrë materiali denoncues, që familjarët e Hoxhës kishin dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit në atë kohë ndiqte me predispozicion maksimal edhe disa ngjarje të tjera të asaj kohe, që kishin tronditur opinionin publik, siç ishte vrasja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, hetimet për bombën në ish-super marketin e VEFA-s dhe hetimet për ashtuquajturën organizata "Hakmarrja për Drejtësi".

Hetimi
Dizdari e ka cilësuar kallëzimin penal të bërë nga familjarët e Hoxhës si një material denoncues, që nuk kishte shumë prova apo fakte, që të orientonte hetimin. Ka mjaftuar dëshmia e familjarëve dhe punëtorëve të firmës, që grupi i hetimit të kërkonte, pa asnjë hezitim dokumenta nga Shërbimi Informativ Kombëtar,(SHIK) për të verifikuar nëse tragat e mjeteve, që kishin rrëmbyer tregtarin ishin me të vërtetë të SHIK-ut, apo jo. Vetëm ky verifikim, sipas Dizdarit, i ka kërkuar mjaft kohë prokurorisë, pasi kërkesave dhe shkresave të organit të akuzës, ish-drejtues të SHIK-ut, nuk denjonin t'i përgjigjeshin. "Ishte me të vërtetë një punë e vështirë, pasi ishte rasti i parë që Prokuroria e Përgjithshme akuzonte SHIK-un për ngjarje të tillë dhe ishte e natyrshme, që ata do të mbroheshin në një formë apo në një tjetër", shprehet Dizdari. Pas shumë përpjekjesh organi i akuzës arrin të verifikojë se targat e makinave, që kishin marrë Remziun ishin të SHIK-ut. Por problemi u bë edhe më i komplikueshëm pasi duheshin gjetur personat, që e kishin kryer një veprim të tillë. Sipas prokurorit, që drejtoi hetimet në atë kohë, ishte mëse e qartë, që instiucioni i SHIK-ut ishte kthyer në "kundërshtar" i prokurorisë, ndonëse detyra e tij ishte që t'i vinte në ndihmë. "Askush nuk fliste, megjithëse të paktën disa persona, kryesisht drejtues, kisha bindjen që e dinin të gjithë ngjarjen dhe kjo më irritonte më shumë, pasi nuk arrija ta kuptoja sesi punonjës, që i shërbenin sigurisë dhe drejtësisë, të bënin gjëra të tilla dhe të zhduknin çdo lloj dokumentacioni", tregon Dizdari. Edhe pse Dizdari nuk e pohoi, burime të Gazetës dëshmuan se në këtë periudhë ka patur një konflikt të mprehtë mes ish-drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe drejtorit të SHIK, Bashkim Gazidede. Një konflikt që duket është mbajtur nën kontroll vetëm pas ndërhyrjeve nga palë të treta, apo vetë ish-presidenti. Një vendosje e tillë e forcave kishin bërë që hetimi të përparonte shumë ngadalë. Kështu, sipas Dizdarit emrat e tre SHIK-asve, që u arrestuan në qershor të viti 2003, dhe ai i Ilir Kumbaros, nuk kishin dalë gjatë hetimit të atëhershëm.

Urdhërarrestet
I ndodhur përpara një mungese të theksuar dëshire dhe bashkëpunimi nga institucionet e tjera, kryesisht para bllokadës së SHIK-u dhe Ministrisë së Rendit Publik, ish-zëvendësprokurori i Përgjithshëm Gani Dizdari, thotë se vendosi të përdorte mjetet e presionit ndaj personave që kishin informacion dhe nuk bashkëpunonin me organin e akuzës. Kështu në atë kohë organi qëndror i akuzës firmosi dy urdhërarreste për dy ish-oficerë të policisë kriminale të Komisariatit nr.3 në kryeqytet. Këta të fundit dyshoheshin se kishin kryer veprime ditën kur Remzi Hoxha është rrëmbyer dhe dërguar për disa orë në Komisariatin 3. Emrat e dy oficerëve i kanë pohuar edhe familjarët, të cilët kishin kontaktuar me ta. Por edhe kjo përpjekje rezultoi e pasuksesshme. Në mënyrë krejt arbitrare dhe të pashpjegueshme, drejtues të atëhershëm të policisë refuzonin të ekzekutonin urdhërarrestet për kolegët e tyre. Në këto kushte, Dizdari tregon, se ka arritur deri aty sa ka kërcënuar për ndjekje penale edhe ish-drejtues të lartë policisë për pengim të hetimit. Por në këtë moment dy oficerët e policisë kriminale ishin larguar nga detyra dhe prokurorisë i'u raportua se ishin larguar në drejtime të paditura. Sakaq burime policore janë shprehur për Gazteën se gjithçka kishte qenë një sajesë e zgjuar e drejtuesve më të lartë të policies, të cilët të dy oficerët (njëri prej të cilëve quhej Jani N.), i kishin emëruar në detyra më të larta në Ministrinë e Rendit Publik, një lëvizje që mbahej sekret. Ndërkaq edhe biseda dhe ndihma që u është kërkuar ish-drejtorit të SHIK-ut (që zëvendësoi Bashkim Gazideden) dhe ish-zëvendësministrit të Rendit Publik, Sokol Bares ka rezultuar e pasuksesshme për hetimin.

Mbështetja
I gjendur përballë një situate të tillë, ish-zëvendësprokurori i përgjithshëm, Dizdari në fund të viti 1996 shkon për një raportim te ish-presidenti i Republikës Sali Berisha. Ndërmjet raportimeve për ngjarjet e tjera, që ndiqeshin me përparësi, Dizdari i ka shprehur shqetësimin Berishës edhe për vështirësitë që po haste me hetimin e zhdukjes së biznesmenit nga Tetova, Remzi Hoxha. "Kur i raportova, krijova përshtypjen se Berisha kishte dijeni për ngjarjen, ndonëse ishte hera e parë që unë kontaktoja me të për këtë çështje", tregon Dizdari. Sipas këtij të fundit presidenti i atëhershëm e ka inkurajuar që të vazhdojë me predispozicion maksimal hetimet për këtë çështje dhe të zbardhte të vërtetën ashtu siç ishte. Madje i kishte premtuar edhe mbështetjen e insitucionit të presidencës për të gjetur personat përgjegjës për këtë ngjarje të paprecedentë dhe të cilësuar si mjaft të rëndë. Por pas këtij takimi, rrodhën ngjarjet e vitit 1997, të cilat jo vetëm zbehën punën për zbardhjen e rrëmbimit, por u shoqëruan edhe me shkarkime dhe dorëheqje të drejteusve dhe prokurorëve të tjerë të grupit të hetimit.


300 agjentë fituan azilin në Angli

Vërtetuan se "përndiqeshin politikisht"
Ndërrimi i pushtetit në vitin 1997 shkaktoi një evazion të madh të punonjësve të shërbimit sekret (SHIK) në drejtim të shteteve evropiano-perëndimore. Dëshmitë dhe testime të shumta pohojnë se Anglia ka qenë e preferuara për emigrim dhe aplilim azili politik për ish-agjentët e shërbimit sekret shqiptar. Kjo për shkak se mundësitë e fitimit të azilit ishin më të shumta në krahasim me shumë vende të tjera. Më të privilegjuar kanë qenë ata aplikantë të cilët kanë mbërritur në Angli së bashku me familjet. Sipas dëshmive të pesonave, që i kanë intervistuar, ish-oficerët e SHIK kanë argumentuar kërkesën për azil politik me ndërrimin e sistemeve politike në Shqipëri. Ata kanë argumentuar se jo vetëm ata, por e gjithë familja e tyre, do të ishte e rrezikuar nëse ata do të vazhdonin të jetonin në Shqipëri. Si prova ish-punonjësit e SHIK kanë paraqitur dokumentin e identifikimit të SHIK, pasaportat personale si dhe artikuj gazetash, në të cilët tregohej për presionet e bëra ndaj tyre, pasi i kishin liruar nga detyra. Sipas dëshmive shumica e këtyre aplikantëve e kanë fituar azilin, pasi janë klasifikuar si persona me "çështje të fortë". Kuptohet që numri i madh i aplikantëve në këtë periudhë nuk i ka lënë kohë drejtësisë angleze të hetojë për çdo rast. Me kalimin e kohës një pjesë e mirë e këtij kontigjenti ka marrë nënshtetësinë angleze dhe kanë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në drejtim të Shqipërisë. Një pjesë tjetër ka mundur që në Angli të hapë biznese të vogla fitimprurëse. Thuhet se një pjesë e tyre, para se të emigronin në Angli, kanë arritur të marrin deri në 100 mijë USD kredi në një bankë në Tiranë.
 
Zurück
Oben