lupo-de-mare
Gesperrt
Der Englische Justiz Minister Clarke, bereitet ein Gesetz vor um die illegalen Albaner in England komplett abzuschieben und seine Gründe in einer Parlaments Debatte dargelegt.
Aus der Gazett Sqiptare vom 8.2.054
-Project of minister Clarke. Law, England will drive out Albanian illegal emigrants. Page 10
Faqja 10 - AKTUALITET
Shkurt 8, 105
Ministri i Brendshëm i paraqet parlamentit një plan pesë-vjeçar për emigracionin
Anglia dëbon emigrantët ilegalë
Qindra shqiptarë rrezikojnë të deportohen
Nga Londra, Muhamed Veliu
Mijëra emigrantë ilegalë, përfshi shumë shqiptarë në Angli, do të dëbohen nga vendi. Ky është propozimi më i fundit i Qeverisë Laboriste, e cila dje nëpërmjet Ministrit të Brendshëm Charls Clarke i paraqiti parlamentit një plan pesë-vjeçar për emigracionin. Radikalizimi në ligjin e emigracionit, aspak i papritur nga qeverija e Toni Blerit, vjen disa javë pas propozimeve të liderit konservataor Michael Haëard, i cili deklaroi se "Britania është plot me azilantë" dhe propozoi si zgjidhje një kuotë vjetore për numrin e emigrantëve që i duhen ekonomisë vendase. Mendohet se 250 000 persona jetojnë ilegalisht në vend të cilët duhen deportuar. Në një debat parlamentar Charls Clarke, Ministër i Brendshëm, që mbulon edhe çështjet e emigracionit shpalosi detajet e një plani pesë-vjeçar, që do të "shërojë" krizën e emigracionit në vend. Ai u shpreh se do të trefishojë numrin e emigrantëve të paligjshëm me anë të dëbimeve. Nga ana tjetër kjo do të përkojë me një sërë masash shtërnguese në pikat aero-portuale. Deri në vitin 2008 do të përfundoi vënja në jetë e planit për marrjen e shenjave të gishtave të gjithë atyre të huajve që aplikojnë e hyjnë në Britani me viza. Paisja me karta të veçanta "ID" për emigrantët, të cilët qëndrojnë më shumë se tre muaj në vend është një nga prozimet e tjera, të cilat shumë shpejt do t'i kalohen parlamentit për miratim.
Sipas statistikave aspak të kënaqshme për Home Office në vitin 2003 vetëm 18 000 emigrantë ilegalë mundën që të deportohen në vendet e tyre ndër ta 2 300 shqiptarë dhe kosovarë. "Ne duhet të kemi një sistem shumë efikas në dëbimin e azilantëve të dështuar", tha ministri Clarke. Ndërkohë për emigrantët ekonomikë planifikohet që ata, nëse nuk do të marrin maksimumin e pikëve, sikurse ndodh në sistemin australian të emigracionit, nuk do të mund të fitojnë leje pune. Por emigrantët me profesionin mësues, doktorë dhe infermiere do të kenë prioritet madje mund të qëndrojnë përgjithmonë në Angli nga nevoja shumë imediate për ta. Të tjerët me mbarimin e lejes së punës duhet që të kthehen në vendin e tyre. Propozimet e djeshme i kanë pakësuar së tëpërmi shpresat për një legalizim të mundhsëm të mijëra azilantëve shqiptarë. Shumica e tyre janë beqarë të cilëve u është refuzuar azili ose nuk kanë kërkuar azil dhe janë tërësisht ilegalë në shtetin ishullor, ku numri i shqiptarëve thuhet se arrin në 50 000. Në katër vitet e fundit numri i të riatdhesuarve mendohet të ketë arritur në 6 mijë veta. Kapja e emigrantëve bëhet në stacionet e trenit apo në vendet e punës, nga ku më pas dërgohen në katër qendrat e detencionit për të pritur një avion special që fluturon çdo të enjte për në Prishtinë. Një kontigjent problematik mbeten edhe minorenët, të cilëve nuk do t'u rinovohen lejet e qëndrimit të fituara deri në mbushjen e moshës 18 vjeç.
Ministri në interpelancë: Nuk ka transplante
Toska: Trafiku i fëmijëve është ulur çdo vit
Ministri i Rendit Publik Igli Toska u shpreh gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti republikan Neritan Alibali se trafiku i qenieve njerëzore është një plagë ende e papërtharë e shoqërisë shqiptare. Ai paraqiti para deputetëve të dhëna në lidhje me rastet e fëmijëve të trafikuar në drejtim të shteteve fqinje, si Itali, Greqi, si edhe në Malin e Zi gjatë tre vjetëve të fundit. Toska hodhi poshtë në mënyrë kategorike edhe një herë pretendimin e deputetit republikan në lidhje me trafikun e organeve nga vendi ynë. Sipas tij, gjatë një hetimi të hollësishëm të kryer nga organet përkatëse, ka rezultuar se ndërhyrjet kirurgjikale për heqje organesh me qëllim transplanti në vendin tonë janë të pamundura. Toska u shpreh se nga viti në vit ky trafik ka rezultuar në ulje, "por nisur nga fakti që Shqipëria është fqinje me dy vende të cilat janë anëtare të BE-së, edhe këto raste sjellin një shqetësim të madh për to". Gjatë vitit 2002 kanë rezultuar 22 raste fëmijësh të trafikuar në drejtim të fqinjve tanë, ndërsa për vitin 2004 ky numër është ulur në 10 fëmijë. Ai nënvizoi edhe masat legjislative të marra vitet e fundit në lidhje me eleminimin total të këtij fenomeni që në embrion, "për të mos e parë Shqipërinë si prodhuese apo transportuese emigrantësh, prostitutash dhe lypësish". Ministri Toska iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetit Ligoraq Karamelo në lidhje me vjedhjet e shumë kishave në Verilindje dhe në Jug të vendit. Karamelo u shpreh se në një faqe interneti, një grup i quajtur "Trojet shqiptare" kanë kërcënuar me vdekje kryepeshkopin Janullato