Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Deutsche und US Diplomaten: Klare Worte zur Mafia Regierung

lupo-de-mare

Gesperrt
heute in Albansichen Zeitungen.

Der Deutsche und die Amerikanische Botschafter/in sagen erneut klare Worte gegen die Aktivitäten der Albanischen rein kriminellen Regierung.

Tetor 31, 2004


Ambasadorja e SHBA paraqet letrat kredenciale

Marsi Rajs: Prioriteti im, zgjedhjet dhe korrupsioni


--------------------------------------------------------------------------------

Denion Ndrenika

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se zgjedhjet e lira e të ndershme janë faktor kyç për integrimin e Shqipërisë. Ky është mesazhi që dha dje në Tiranë, brenda ditës së parë në detyrë, ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Mersi Ris. Ajo pohoi se Uashingtoni mbështet Shqipërinë për integrimin euroatlantik dhe po ashtu në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

LAJMI

Ambasadorja amerikane Mersi Ris, ka vlerësuar procesin e ardhshëm zgjedhor si pikën themelore të integrimit të Shqipërisë. Ambasadorja ka shprehur kënaqësinë për mirëkuptimin ndërpartiak për reformën zgjedhore dhe po ashtu ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ris ka garantuar ndërkohë, interesimin amerikan për zhvillimin e institucioneve demokratike, ekonomisë dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Për zyrtaren më të lartë diplomatike të Uashingtonit në Tiranë, e ardhmja e Shqipërisë është në NATO dhe në BE. "Ne mbështesim plotësisht aspiratat e drejta të Shqipërisë për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", ""jemi të bindur se e ardhmja e Shqipërisë është e një anëtareje aktive të komunitetit euroatlantik", "bashkëpunim i të gjitha forcave politike shqiptare për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si një pikë kyçe për integrimin", ishin mesazhet e ambasadores.
Kredencialet
Te kryetari i shtetit, Alfred Moisiu, Ris paraqiti Letrat Kredenciale. Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Tiranës dhe Uashingtonit, të mbështetura në ndihmën historike të SHBA-së për shqiptarët. Shqiptarët, ka qenë deklarimi i Moisiut, e vlerësojnë lart rolin e SHBA-së për mbështetetjen gjatë shndërrimeve demokratike. Po kështu, Moisiu ka thënë se "Shqipëria edhe rajoni u detyrohet shumë SHBA-ve".
Korrupsioni dhe krimi
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është veçuar nga ambasadorja. Ris ka thënë se qeveria amerikane do të vazhdojë t'i japë ndihmën teknike Shqipërisë në luftën kundër këtij fenomeni sikurse ka bërë. Ajo ka vlerësuar përkrahjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Ris në të njejtën kohë e ka quajtur "të mrekulleshëm" faktin që vjen në Shqipëri kur sondazhet tregojnë se shqiptarët janë përkrahësit më të mëdhenj të amerikanëve se në cilindo vend tjetër të botës.
Kosova
Duke shmangur qëndrimin për Kosovën, si ish-shefe e Zyrës amerikane në Prishtinë, por duke e parë në planin rajonal, Ris ka thënë se zgjedhjet e përgjithëshme ishin relativisht të drejta dhe demokratike. Por, sipas saj, SHBA-të ishin të "mërzitura" ngaqë serbët nuk morën pjesë.


Ambasadorja e SHBA: Liria e shtypit mbështetet prej nesh

"SHBA mendojnë se liria e shtypit është një parim demokratik i rëndësishëm", ka thënë ambasadorja amerikane, por ka saktësuar se nuk mund të fliste pa patur detaje për rastin e votimit të pritshëm në Kuvend për heqjen e imunitetit deputetit Nikollë Lesi. "Për shkak së sapo kam mbërritur në Shqipëri, nuk mendoj se mund të flas në lidhje me detajet e kësaj çështjeje. Unë do të thoja se liria e shprehjes është një parim demokratik i rëndësishëm dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mbështesin këtë parim. Por, ashtu siç e thashë, unë nuk mund të flas për çështjen në detaje për shkaka se nuk jam e informuar për të"-ka qenë deklarat e ambasadores së re amarikane në Tiranë, mersi Ris.


Ambasadori gjerman Anen: Politika larg përgatitjes së zgjedhjeve

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Hans Peter Anen theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në një auditor me studentë. "Për ne është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të zhvillohen plotësisht duke respektuar standartet evropiane", u shpreh Anen. Ai ka kërkuar që politika shqiptare të kuptojë përgjegjësinë që ka për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane. "Këto zgjedhje nuk janë përgjegjësia e BE, apo e ndërkombëtarëve në tërësi, por kjo është përgjegjësi e politikës shqiptare, jo vetëm e qeverisë, por edhe e opozitës, e të gjithë parlamentit", theksoi Hans Peter Anen. "Procesi i përgatitjes së zgjedhjeve duhet të jetë sa më i depolitizuar, të jetë sa më pak në duart e politikanëve. Në shtetet demokratike procesi i përgatitjes së zgjedhjeve nuk organizohet asnjëherë nga partitë, por nga administratat e shteteve", tha Anen. Sipas tij duke patur parasysh të kaluarën e Shqipërisë, "nuk mund të bëjmë krahasime me pjekurinë demokratike europiane, por ky mbetet akoma qëllimi ynë për Shqipërinë".

----------------------------------------

Und als Titel Story der erneute bewaffnete Konflikt des berühmten Verbrecher Politiker Azgan Haklaj mit der Polizei.

Faqja 10 - AKTUALITET Tetor 31, 2004


Shpallet në kërkim Përparim Gjyriqi. Policia: Shoferi i Azgan Haklaj u drejtoi armën pa leje dy policëve

Haklaj incident me armë në Tropojë
Deputeti: Donin të më vrisnin gjatë një grindjeje


--------------------------------------------------------------------------------

re.kr

Një incident me armë ku është përfshirë edhe deputeti Azgan Haklaj ka rikthyer situatën e nderë të pak viteve më parë në Tropojë. Sipas deputetit demokrat, një banor i qytetit i ka drejtuar atij armën me qëllimin për ta vrarë, ndërsa ai po ndërhynte për të ndarë një konflikt. Ndërkohë policia ka ofruar një tjetër version, sipas të cilit, shoferi i deputetit Haklaj ka kërcënuar policët me një armë, të cilën e kishte pa leje.

LAJMI

BAJRAM CURRI

Krismat e armëve në afërsi të spitalit të Tropojës i kanë bërë të gjithë banorët e qytetit që të mbajnë për një moment frymën. Përplasja me armë ka ndodhur dje rreth orës 14.30, kur dy policë të grupeve të gatshme të Tropojës, Albert Biberi dhe David Madani, me një makinë private, kanë qenë duke udhëtuar nga qendra e qytetit drejt spitalit, në rrugën pranë lagjes ku banon një pjesë e madhe e fisit Gjyriqi. Makina e tyre ka hasur në këto momente me një pritë betoni (polic i shtrirë), e vendosur në rrugën e asfaltuar së fundi për t'I detyruar automjetet që të ulin shpejtësinë. Policët kanë ndaluar makinën dhe i kanë pyetur disa banorë për emrin e personit që e kishte ngritur atë pengesë në rrugë. Sipas burimeve zyrtare nga komisariati, njëri prej banorëve, Përparim Gjyriqi, ka pranuar se e kishte ngritur ai pengesën dhe u ka kërkuar policëve që të vazhdojnë rrugën pa bërë shumë llafe. Mes palëve gjakrat janë nxehur dhe sipas uniformave blu, Gjyriqi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre, por pa i dëmtuar. Në këtë moment edhe policët (jashtë shërbimit) kanë qëlluar në ajër me pistoletat e tyre. Pas pak minutash, në vendngjarje kanë shkuar uniformat e policisë, të cilat janë vënë në ndjekje të Gjyriqit, por pa mundur ta ndalojnë. Më pas, ai është shpallur në kërkim.

Incidenti me Haklajn
Në momentet më të nxehta të acarimit mes dy policëve dhe Gjyriqit, fati ka sjellë në rrugën e spitalit edhe makinën e deputetit demokrat të zonës Azgan Haklaj. Ai është përpjekur që të ndërhyrjë mes dy palëve, por është bërë vetë objekt i kërcënimeve. i kontaktuar dje nga Gazeta, deputeti Haklaj është shprehur se njëri prej civilëve, pa përcaktuar nëse ishin policët apo banori, i kishte drejtuar armën. "Unë po kthehesha nga fshati Margegaj. Isha së bashku me një deputet nga Gjakova, për të takuar elektoratin. Në afërsi të spitalit, kam parë civilë të armatosur, të cilët po shkëmbenin zjarr", është shprehur deputeti. Në momentin që ai ka zbritur nga makina për të ndarë palët, është gjendur vetë i përfshirë në konflikt. "Njëri nga qytetarët më drejtoi pistoletën, për të më qëlluar", deklaron Haklaj. Ai ka pohuar gjithashtu se për ngjarjen ka kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Bajram Ibraj, dhe me shefin e komisariatit të Tropojës, të cilët e kanë siguruar se do të merrnin masa edhe për ruajtjen e tij.

Versioni i policisë
Një version të ndryshëm për këtë incident deklaruan dje burimet nga komisariati i Bajram Currit. Sipas këtyre burimeve, gjatë përplasjes së armatosur pranë spitalit, është konfliktuar drejpërdrejt me policët shoferi i deputeti Haklaj, Pal Rosi. Ky i fundit, ka ndërhyrë për të shuar grindjen mes policëve civilë dhe Përparim Gjyriqit, por pas nxehjes së gjakrave ka nxjerrë edhe ai një pistoletë dhe ua ka drejtuar atë punonjësve të policisë. Burimet e policisë, bëjnë të ditur se shoferi Rosi nuk ka qenë i pajisur me leje për mbajtjen e armës dhe pas kësaj ngjarjeje është nisur edhe një procedim penal ndaj tij në prokurori nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjithsesi, ende nuk është saktësuar përse shoferi i deputetit të PD-së nuk është arrestuar në flagrancë për një akuzë të till

-----------------------------------------------------------
:twisted: :twisted: :twisted:

Albanien braucht einen gewaffneten Aufstand des Volkes um diese Verbrecher aus dem Amte zu jagen.
 
Der Deutsche und die Amerikanische Botschafter/in sagen erneut klare Worte gegen die Aktivitäten der Albanischen rein kriminellen Regierung.

Ach, und gestern waren sie noch die Lehrmeister der Korruption! :?
 
Zurück
Oben