N
Nik
Guest
Kosovë, dorëhiqet rektori i UP-së - Top Channel
Kosovë, dorëhiqet rektori i UP-së
Ka dhënë dorëheqjen rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Dorëheqja erdhi pas një mbledhjeje të Këshillit Drejtues të UP-së.
Dorëheqja e Gashit është dorëzuar si një akt moral, pas protestave dhe përplasjeve që kanë ndodhur ditët e fundit. Arsyetimi i Gashit është parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës brenda UP-së.
Protestat e studentëve kulmuan ditën e premte, kur të paktën 39 protestues dhe 32 pjestarë policie mbetën të lënduar.
Njësia speciale e Policisë së Kosovës reagoi me gaz lotsjellës në drejtim protestuesve, të cilët po tentonin të hynin në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Protestuesit i bënë thirrje policisë të largohej pasi sipas tyre, ajo nuk e kishte vendin në mjediset e dijes. Nga ana e saj, policia e arsyetoi përdorimin e gazit lotësjellës me faktin se në drejtim të forcave policore protestuesit hodhën mjete të forta duke shkaktuar lëndimin e disa agjentëve.
Protestutesit u kthyen disa herë në sheshin e protestës pavarësisht hedhjes së gazit lotësjellës. Përleshjet mes protestuesve dhe policëve zgjatën deri në orën 16:00, koha kur përfundonte orari zyrtar i Rektoratit dhe kur nga studentet ishtëebërë praktikë që protesta të mbaronte.
Organizatorët akuzuan policinë se përveç se kishte bërë arrestime të studentëve edhe i kishte rrëmbyer ata duke hyrë me veshje civile në mes të protestuesve. Në lidhje me këtë, policia tha se në kuadër të njësiteve policore kishin qenë të angazhuar edhe policët civilë.
Ky njësit, me urdhër të prokurorit arrestoi nëntë persona, katër prej tyre ende pa filluar protesta, si pasojë e veprimeve të një dite më parë. Gjithësej ishin 33 persona të arrestuar, në mesin e të cilëve edhe Ilir Deda nga shoqëria civile dhe Ylli Hoxha nga lëvizja Vetëvendosje.
Instituti “Kipred” e cilësoi jo demokratike arrestimin e pjestarëve të shoqërisë civile dhe sqaroi se Deda u arrestua gjatë kohës kur po provonte të bisedonte me policinë për të qetësuar protestën.
Heute ist der Rektor der Uni Prishtina zurückgetreten, nachdem Studenten mehrere Tage gegen ihn protestiert hatten. Dutzende Demonstranten und Polizisten wurden während den teilweise gewaltsamen Auseinandersetzungen verletzt. Viele Protestierende wurden verhaftet. Die Studenten haben somit eines ihrer Ziele erreicht, sie fordern jedoch mehr: die Statuten der Uni sollen auch geändert werden, um die Autonomie und Transparenz der Uni zu gewährleisten und die Politik aus der grössten Forschungs- und Bildungseinrichtung des Landes zu verbannen.
Ein Sieg der Demokratie! Një fitore e demokracisë!