What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Einreise nach Serbien verboten

F

Feuerengel

Guest
Nuk lejohet hyrja e ministrit Makolli në Serbi

Autoritetet policore serbe nuk kanë lejuar ministrin e Diasporës Ibrahim Makolli që të kalojë kufirin Kosovë-Serbi në vendkalimin kufitar në Konçul.Ministri Makolli po udhëtonte në një vizitë zyrtare në komunat shqiptare në Luginën e Preshvës. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi e quajti pengesën skandal politik. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i tha Radios Evropa e Lirë se policia lokale ka pasur një urdhëresë për të penguar hyrjen e Makollit në Serbi. Ai sqaroi se autoritetet policore lejonin hyrjen e tij në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, por jo si ministër i Qeverisë së Kosovës. Kamberi tha po ashtu se kjo ndalesë e ministrit Makolli është mos respektim edhe i marrëveshjeve të arritur në Bruksel në dialogun Prishtinë- Beograd. Vizita e ministrit Makolli kishte për qellim që të informohet nga afër me gjendjen aktuale politike të shqiptarëve në Preshevë dhe për gjendjen në të cilën jetojnë ata. Ditë më parë, një grup intelektualësh nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar nga krerët e institucioneve që të zhvillojnë vizita në këtë rajon të banuar me shumicë shqiptare.

Kurze Zusammenfassung auf Deutsch:

Die serbische Polizei hat dem Diasporaminister Ibrahim Makolli die Einreise
verweigert. Er wollte die albanischen Kommunen in Serbien besuchen kommen. Der einzige albanisch-stämmige Abgeordneter Serbiens, Riza Halimi bezeichnete dieses Vorgehen des serbischen Zolls als politischen Skandal.
Makolli wollte sich über die politischen Zustände und Lebensbedingungen der Albaner in Serbien informieren. Der Präsident der Kommune von Bujanoc, Shaip Kamberi, sprach mit dem Radiosender "Freies Europa" darüber, dass Belgrad nicht daran interessiert ist einen vernünftigen Dialog mit Prishtina zu führen und das der serbische Zoll den Befehl von Belgrad aus erhalten hat- den Minister Makolli nicht durchzulassen.
 
Top