I
IbishKajtazi
Guest
Të ekstraduarit nga Norvegjia 30 ditë paraburgim
Pejë, 14 korrik (E plotësuar)- Sot në orët e pasditës, përkatësisht diku pas orës 15 në Gjykatën e Qarkut në Pejë ka filluar procedura paraprake e marrjen në pyetje të Vukomir Cvetkoviq, i akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit në Kosovë, konkretisht në rajonin e Pejës, dhe i ekstraduar ditë më parë nga Norvegjia në Kosovë.
Për të hetuar të akuzuarin është caktuar Prokurori Special i EULEX-it. Po kështu, edhe trupi gjykues në seancën e sotme gjyqësore ishte i përbërë nga gjykatësit e EULEX-it.
Pak çaste pas fillimit të seancës së sotme gjyqësore, avokatja e caktuar me detyrë për të mbrojtur të akuzuarin, Hamjete Miftari, tha se klientit të saj të derisotëm Gjykatësi i procedurës paraprake ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.
Avokatja Miftari ka njoftuar se ajo më nuk do të jetë avokate e të akuzuarit Cvetkoviq, pasi që familja e tij, ka angazhuar avokatin privat Lubomir Pantoviq, nga Mitrovica për të mbrojtur tash e tutje të akuzuarin.
Një orë para fillimit të seancës gjykatorja është kontrolluar dhe më pas është mbajtur nën sigurim të fortë të forcave speciale të Policisë së Kosovës deri në orën 19.00, ndërkohë që askush nga personeli vendës i kësaj Gjykate nuk ka pasur qaje në procesin ndaj tij. Vukomir Cvetkoviq (1969) është nga Klina dhe sipas një akuze, që thuhet të ishte ngritur nga KMDLNJ menjëherë pas luftës, ishte pjesëmarrës në forcat paramilitare serbe dhe se gjatë luftës kishte kryer krime nga më të rëndat në rajonin e Pejës.
Mirëpo, ardhja e avokatit privat, Ljubomir Pantoviçit nga Mitrovica e Veriut, tek pas orës 18.00, kur pritej të bëhej i ditur vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake dhe kur Hamjete Miftari, avokate mbrojtëse e caktuar nga Gjykata, kishte lëshuar seancën procedura ndaj Cvetkoviqit është zgjatur edhe për më shumë se një orë. Në hyrje të gjykatës avokati i ardhur nga Veriu i Kosovës, Pantoviqi, ka treguar se ishte vonuar pasi që vonë pasdite ishte angazhuar nga i vëllai i të dyshuarit për mbrojtjen e tij.
Në mbrëmje vonë, para se Njësia Speciale ta nxirrte nga gjykatorja me shpejtësi të rrufeshme të dyshuarin Cvetkoviq për të dërguar në vuajtje të dënimit 30-ditësh avokati privat, Ljubomir Pantoviq, ka minimizuar dyshimin e ngritur ndaj klientit të tij. “Klienti im është Vukomir Cvetkoviq nga Klina. Akuzohet për krime lifte ndaj popullatës civile. Ka disa dëshmitarë që pohojnë se Cvetkoviqi ka djegur dy shtëpi në Klinë dhe ka përzënë banorët e atyre dy shtëpive. Për momentin klienti im nuk akuzohet për asnjë vrasje”, ka thënë avokati mbrojtës Pantoviq.
Ekstradimi Vukomir Cvetkoviqit nga Norvegjia në Kosovë është bërë në mesditën e më 13 korrikut. Ai ishte i kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë me dyshimin se kishte kryer: “Krime Lufte kundër Popullatës Civile”, “Pjesëmarrje në kryerjen e Krimeve të Luftës”, “Bashkëkryerje”në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm penal në Kosovë si dhe në kundërshtim me nenet 3 dhe 147 të Konventës së Gjenevës, lidhur me Mbrojtjen e Civilëve në kohë lufte, si dhe Protokollit të II-të, të Konventës së Gjenevës.
Për Cvetkoviqin ishte lëshuar fletarrestimi ndërkombëtar dhe i njëjti ishte arrestuar nga autoritetet e Norvegjisë më 10 mars 2009. Cvetkoviqi ishte mbajtur në arrest në Norvegji 17 muaj. Urdhrin përfundimtar për ekstradimin e tij në Kosovë e ka nënshkruar mbreti i Norvegjisë.
Kosovë - Koha Net
30 ditë paraburgim për Cvetkovic-in, të dyshuarin për krime lufte në rajonin e Pejës
14.07.2010 19:35 ET Pejë (KosovaLive)
Vukmir Cvetkovic nga Klina, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës dhe bashkëkryerje, të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Pejës është dënuar me 30 ditë paraburgim në seancën dëgjimore nga gjyqtari ndërkombëtar i procedurës paraprake.
KosovaLive
Vukomir Cvetkovic, angeklagt wegen schwerster Kriegsverbrechen in der Region Peja, wurde auf geheiss des Nervogischen Königs an Kosovo ausgeliefert. Dort soll ihm der Prozess gemacht werden, die Leitung übernehmen EULEX-Richter.
Ibish....