Kosova_Kid
Top-Poster
Mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri, që sapo është larguar nga ekipi rus i Alanias ka shumë mundësi që gjatë merkatos së janarit të kalojë në Bundesligë. Lajmi edhe pse jo zyrtar është i besueshëm nga burime afër trajnerit të kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel me të cilën është takuar sot në Hotel Rogner futbollisti i kombëtares sonë. Elvin Beqiri ishte zbulimi i parë i madh i gjermanit, që e aktivizoi me shumë sukses në ndeshjen Shqipëri-Rusi 3-1 që u zhvillua pikërisht në qytetin e Beqirit në Shkodër. Biseda e Beqirit me Brigelin ka qenë shumë konfidenciale, por burimi thotë se kalimi i tij është i sigurt dhe si ekipi i parë i tij mund të jetë Kaiserslauterni, ku pas largimit të presidentit të klubit, njëherësh dhe “armiku” i Brigelit, Hansi i kombëtares sonë ka rifituar ndikim absolut. Te Kaiserslauterni që po përjeton një krizë të thellë rezultatesh (ndodhet në vendin e fundit në Bundesligë) ka dalë në mënyrë urgjente përforcimi i mbrojtjes, dhe Beqiri mund të jetë përforcimi më i mirë. Te Kaiserslauterni, Beqiri do të gjejë dhe fantazistin Ervin Skela dhe skuadra e teknikut të ri Volfang Volf do të ndihet më e plotë në sfidat e fazës së dytë. Pak ditë më parë u fol për një kalim të mundshëm të Elvin Beqirit te skuadra izraelite Beitar Jeruzalen, por me sa duket kampionati gjerman, ku luajnë edhe disa lojtarë të tjerë të kombëtares (Skela, Lala, Kapllani dhe Dragusha) do të jetë terreni real ku do të shfaqë vlerat Beqiri. Për të përmendur është dhe një fakt tjetër. “Martesa” e durrsakut Edmond Kapllani me Karlsruhen u realizua nga “kumbari” Hans Peter Brigel, edhe pse sulmuesi që luante në radhët e Besës (që atë vit ra nga kategoria) kishte luajtur vetëm dy ndeshje miqësore me kombëtaren “A”.
Vata më aktivi në stërvitje
U rikthye me sukses ne fushën e betejës (Arminia-Bajern i Mynihut 1-2) dhe Fatmir Vata është shndërruar ndër më të motivuarit ne stërvitjen e Bielefeldasve. Lajmi jepetnga bundesliga.de që vlerëson angazhimin e tij edhe në ndeshjen kundër bavarezeve pas dëmtimit dyzet ditor ne krah. Vata është aktivizuar deri tani ne 6 ndeshje nga tekniku Tomas Van Hesen dhe ka dhëne dy asiste.
Vata më aktivi në stërvitje
U rikthye me sukses ne fushën e betejës (Arminia-Bajern i Mynihut 1-2) dhe Fatmir Vata është shndërruar ndër më të motivuarit ne stërvitjen e Bielefeldasve. Lajmi jepetnga bundesliga.de që vlerëson angazhimin e tij edhe në ndeshjen kundër bavarezeve pas dëmtimit dyzet ditor ne krah. Vata është aktivizuar deri tani ne 6 ndeshje nga tekniku Tomas Van Hesen dhe ka dhëne dy asiste.