|
| Zyrtarët e Kelkos-Energy kanë pohuar se të dy hidrocentralet me një total prej 20 MW të kapacitetit të instaluar do të prodhojnë rreth 60 GWh energji në vit. Energjia e parë sipas tyre, do të rrjedhë në dimrin 2013. Sipas tyre, përveç që do të krijohen shumë vende pune, dhe se së bashku me hidrocentralin e planifikuar ‘Lumbardhi 2’ dhe hidrocentralin ekzistues ‘Lumbardhi’ do të rezultoj në lumin e Deçanit një kaskadë e hidrocentraleve, e cila për një vit prodhon rreth 115 GWh energji elektrike. Kurse Kryeministri Hashim Thaçi i pranishëm në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të Hidrocentralit të Belajës në Komunën e Deçanit tha se ky projekt, pritet të rritet në fazat e mëvonshme, duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese të energjisë deri në 100 megavat, që nënkupton vlerën e investimeve prej 200 milionë eurove. Sipas tij, ky investim dëshmon progresin e institucioneve në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe ligjore, si bazë për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat. “Kosova tani po fillon të ndërtojë kapacitetet e saja gjeneruese të pastra, të gjelbra, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin. Kosova si shtet i ri është shtet i mundësive të mëdha, në veçanti në sektorin e energjisë, prandaj unë dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimeve të huaja në sektorin e energjisë për të vazhduar edhe më tutje”, u shpreh Thaçi. Ai theksoi se Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha, shtet i mundësive për energji, miniera, për agrikulturë, qendër skijimi prej më atraktive në rajon në Brezovicë, ndërsa shtoi se Kosova është vend i ri, stabël dhe i sigurt për investime. Mirësevijnë të gjithë austriakët. http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=62224&mf@iiwi(aef@xfdifQZirr5V!J&8-91xiSd075*@=5*@EslEWd&DLfw6iMJ50fdEUL6+v92rjj4#i*e3U^2z95g(1&ned#4#axjsl& ___________________________________________________________________________________________________________________ Energieversorgung braucht Kosovo dringend. Der Moulinakis wird ganz stolz auf Decan sein. |