Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Erster offizieller Amtsbesuch des neuen alb. Premier: In Prishtina.

VoxPopuli

Dardania
Rama: Kufiri ishte i djeshëm, e ardhmja s’ka kufij


Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Në vizitën e parë jashtë shtetit dhe në Kosovë për herë të parë në cilisinë e kryeministrit, Edi Rama u shpreh se se shekulli i ri i shqiptarëve lindi me fatin e bashkimit mes dy vendeve.

“Kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si një vijë mes dy shteteve. Kufiri ishte i djeshëm, e ardhmja s'ka kufi”. Me këto fjalë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu drejtua ligjvënësve kosovarë në Kuvendin e Kosovës. Në fjalim e tij para deputetëve Rama u shpreh se shekulli i ri i shqiptarëve lindi me fatin e bashkimit mes dy vendeve.

“Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikes së shtetit amë me shtetin bijë, por për një aleancë strategjike mes të barabartësh. Energji të reja krijuese pavarësisht nga vijat kufitare”- theksoi Rama.

Kryeministri gjatë fjalës së tij ka vlerësuar edhe punën e paraardhësit të tij Sali Berisha për projektin TAP, ndërsa premtoi se do të angazhohet që kjo linjë të kalojë edhe në Kosovë. “Pune e mirë te paraardhësit tim, Berisha, si pjese e lobit për projektin TAP. Do bëjmë ç’është e mundur që kjo linjë të ketë një degëzim edhe në Kosovë”- premtoi ai.

Gjatë fjalës së tij Rama ka folur edhe për një sistem të përbashkët arsimor, strategji mbarëkombëtare për bujqësinë dhe bashkim doganor mes dy vendeve.

Prishtinë, 13 shtator - 09:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak para orës nëntë filloi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin Skënderbe u rreshtua Garda e Nderit dhe u intonuan himnet e dy vendeve. Ai në shesh u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.


Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore dy kryeministrat hynë në ndërtesën Qeverisë dhe aty filluan bisedimet kokë më kokë të cilat do të përfundojnë me një konferencë të përbashkët shtypi që është paraparë të mbahet në orën 11.

Rama do të pritet edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kurse në mesditë me një fjalë rasti, Rama do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seanca solemne.

Gjatë vizitës së parë në Kosovë në cilësinë e kryeministrit ë Shqipërisë, Edi Rama sot do të bëje homazhe, në orën në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, kurse në orën 16.20 te varri i ish – presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Edi Rama shoqërohet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Prishtinë, 13 shtator - 11:23 - (E plotësuar):

Në konferencën e parë të shtypit si kryeministra të Shqipërisë e të Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi folën me bindje të sigurt për marrëdhëniet dhe përparimin e tyre ndërmjet popullit të të dy vendeve. Ata preken pozitën e shqiptarëve në rajon: Në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.

Në pyetjen e gazetarit të Kohës për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë e quajti mik ndërsa kryeministrin turk Erdogan e quajti vëlla, u përgjigj vetë Rama duke thënë se Thaçin e ka mik e vëlla, prandaj edhe vëllai i Thaçit (Erdogani) është edhe vëlla i im, tha duke u qeshur Edi Rama .

Thaçi i bishtnoi përgjigjes në këtë pyetje duke folur për miqësinë e hershme ndërmjet tij e Ramës dhe duke mos quajtur atë miqësi ideologjike por miqësi bashkëpunimi për shqiptarët. Në vazhdim Thaçi theksoi se ka besim të plotë se Qeveria Rama, do të luaj rol të veçantë në arritjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.

“Ne gjithashtu me Ramën biseduam për marrëdhëniet që ka Kosova me vendet e rajonit. E falënderova kryeministrin e ri për mbështetjen që i ka dhënë Shqipëria dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.

Të dy kryeministrat kanë biseduar për të gjitha sferat, politike, ekonomike e kulturore që përvojat e mira të dy vendeve të barten të njëra tjetra.

“Me theks të veçantë biseduam që edhe Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP”, ka thënë Thaçi. Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se, Marrëveshja Kosovë-Serbi e ka mbyllur përfundimisht historinë e përgjakshme mes këtyre vendeve, si një histori që paqja do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social.

“Kryeministri Thaçi më njoftoi në mënyrë detaje për marrëveshjen e arritur në Bruksel”, ka deklaruar Rama. Ai tha se, me Thaçin kanë biseduar edhe rreth mundësisë për një bashkëqeverisje strategjike. “Jemi pajtuar që të takohemi me mbledhje të përbashkëta për të mirën e dy vendeve. Mbledhja e parë mes dy qeverive do të nis në nëntor”, ka pohuar Rama.

“Unë e shoh Kosovën sot si një shtet 5-vjeç që ka çka t’i mësoj shumë shtetit 101 vjeçar”, ka thënë Rama.

Rama: Kufiri ishte i djeshëm, e ardhmja s’ka kufij - Lajme - Koha Net

Der neue albanische Premier Edi Rama hat sich Prishtina für seinen ersten offiziellen Amtsbesuch ausgesucht. Er spricht davon, dass die Idee von Grenzen von gestern ist und es diese in Zukunft nicht mehr geben wird. Zudem distanziert er sich von der Idee, Albanien sei das Mutterland und strebt lieber eine strategische Allianz auf Augenhöhe an.

Die Regierungen Albaniens und des Kosovo werden sich in der südkosovarischen Stadt Prizren (Stichwort: Liga von Prizren) treffen, wo eine gemeinsame Strategie in diversen Feldern wie (Zollwesen, Landwirtschaft, Bildungswesen etc.) erarbeitet werden soll. Das erste Treffen soll bereits im November stattfinden und auch in anderen wichtigen Städten wie der südalbanischen Hafenstadt Vlora etc. gehalten werden.

http://www.youtube.com/watch?v=VmLTXe6lvpY

http://www.youtube.com/watch?v=SFpT44mEL7g





- - - Aktualisiert - - -

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 
Zurück
Oben