Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Fatmir Limaj besucht Geburtsort von Ismet Jashari - Kumanova

Gentos

Gesperrt
Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala gjenden ne nje vizite jozyrtare ne Kumanove. Ata vizituan familjen dhe permendoren e shokut te tyre te luftes Ismet Jashari-Kumanova ne fshatin Orizare.

Fatmir Limajn dhe Haxhi Shalen e priten familja e Ismet Jasharit dhe vellau i tij Xhemal Jashari. Miqte nga Kosova ishin te shoqeruar edhe nga kryetari i Partise Forcat e Reja Demokratike, Z. Hysni Shaqiri.

Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala pas vendosjes se buketit me lule prane permendores se Ismet Jasharit, kaluan ne varrezat e deshmoreve ne fshatrat Vaksince, Sllupcan dhe Hotel, fshatra keto te regjionit te Likoves se Kumanoves, ku u zhvillua lufta e 2001-shit.

Ismet Jashari ishte shoku i ngushte i Fatmir Limajt - Komandant Celiku dhe komananti i Brigades 121-Kumanova qe vepronte ne regjionin e Malesheves. Ai ra deshmore me 28 Gusht 1998.
/ 18 03 2006/V.H.


Lavdi
 
Limaj nuk i ka harruar shokët e idealit. Kthimin me Ismetin në Orizare e kemi menduar ndryshe ka thënë Limaj në Orizare duke shtuar se “jeta dhe vepra e njerëzve të mëdhenj nuk harrohen kurrë”. Shokët e heroit të kombit nga lufta e Kosovës Fatmir Limaj, tani nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), si dhe Haxhi Shala kanë qëndruar për vizitë në Kumanovë e Likovë. Ata në fillim kanë vizituar familjen e dëshmorit të kombit dhe ish bashkëluftëtarit të tyre -Ismet Jashari nga fshati Orizare.

Ismet Jashari ka qenë shoku dhe miku më i afërt i Fatmir Limaj e Haxhi Shalës në luftën e Kosovës, i cili ka rënë dëshmor në gusht të vitit 1998. Të shoqëruar nga Xhemail Jashari, vëllai Ismet Jasharit dhe Hisni Shaqiri, deputet I kësaj ane, mysafirët nga Kosova kanë vizituar të gjitha varrezat e dëshmorëve që nga përmendorja e Ismet Jsahrit në Orizare, si dhe në Sllupçan, Vaksincë, Hotël e Mateç. Gjatë vizitës, Limaj ka deklaruar për mjetet e informimit se në mënyrë të veçantë “vizita qendrore e imja është vizita familjes së Ismet Jasharit, bashkëluftëtarit tim, heroit të kombit”. Ai më tej ka theksuar vizita e tij në Maqedoni ishte e orientuar për të vizituar të gjitha forcat politike dhe njëkohësisht për të takuar shokë e miq të tij. “Një kohë e kemi menduar krejt ndryshe kthimin tonë me Ismetin në Orizare. Vlerësojmë dhe ruajmë atë që kemi arritur jo lehtë. Çdo herë kur vij në këtë familje ndjenjat janë të përziera sepse me Ismetin e kemi menduar kthimin tonë në Orizare. Ismeti nuk është këtu e unë jam por ai është me veprën e tij luftën e tij, respektin qe kanë shqiptarët dhe krenohemi se e kemi pas një bashkëluftëtar të tillë”, ka thënë Limaj. Pas një kohe të gjatë ai për herë të parë ka qëndruar në këtë anë dhe ka shprehur një respekt të veçantë për familjen Jashari në Orizare të Kumanovës. “Për herë të parë gjendem para përmendores së tij, ndjehem mirë dhe kjo tregon një ndjenjë se jeta dhe vepra e njerëzve të mëdhenj nuk harrohen. Mbi të gjitha ndjehem krenar kur e shoh një familje dhe nuk do të ishte Ismeti i tillë çfarë e ka familjen”, ka thënë më tej Limaj. “Një komb një ka heronj është komb i nderuar sepse ka pasur bij dhe bija të cilët kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për një jetë më të mirë për popullin e tyre dhe ky është mesazhi që i bëhet nderimi, atyre të cilëve u përkulemi përjetësisht ngase e kemi obligim ndaj amanetit të tyre”, ka shtuar më tej Limaj Duke folur për statusin e Kosovës, Limaj ka thënë se “viti 2006 do të rrumbullakojë statusin e Kosovës, definitivisht do ta përmbyllim procesin. Pavarësia e Kosovës do të reflektojë stabilitet në rajon, gjegjësisht është përmbyllje e plagës shekullore për të gjithë shqiptarët, ka deklaruar Limaj. Gjatë vizitës në Kumanovë, ai ka vizituar edhe klubin futbollistik Bashkimi, dhe ka shprehur një interesim për sukseset e klubit.

310.jpg
 
Re: Fatmir Limaj besucht Geburtsort von Ismet Jashari - Kuma

Das heist Kumanovo und nicht Kumanova es ist noch nicht Albanisches gebit, sonder wird von Albaner und Macedonier geteilt.
Mein Schwager ist aus Kumanovo und lebt jetzt in Serbien wahr schon 2 mal dort.
 
Unë shumë jam krenar për heroin tonë, Fatmir Limajn.
:tu:

Rroft!


Dhe lavdi të deshmorve.
 
Ex-Slawe aus der Region über die UCKombetare

"Unknown persons, usually wearing a mask, force us to bow before memorials and Albanians flags. To go into the villages of Matejche we must pass through Opae, Orizare, Lipkovo and Otlja, which are inhabited only by Albanians, because there's no other way. In Orizare, there is a memorial for Ismet Jashari, a member of UCK who was killed in Kosovo. In Otlja, a museum has been made for dead members of UCK. Only with the accompaniment of the OSCE can I see my own home. If going alone, a person stops us on the road to 'check our papers.'"


[hr:1a71cbb678]
Nicht zu vergessen, die Statue für Ismet Jashari in Prizren.
 
Reportazh: Si e priti familja e Ismet Jasharit - Komandant Kumanovës lirimin e çlirimtarëve nga Gjykata e Hagës

Dashtë Zoti që ky gëzim që erdhi me lirimin e vëllait tonë Fatmirit, të na sjellë edhe gëzimin e shumëpritur, idealin e dëshmorëve të kombit, të gjithë luftëtarëve të lirisë dhe gjithë shqiptarëve, pavarësinë e plotë të Kosovës. Mendoj se Fatmir Limaj ia çeli rrugën Kosovës drejt krijimit të shtetit. Do të mbahet mend në histori emri i Çelikut, sepse ai është definitivisht lajmëtari i lirisë së Kosovës”, ka thënë për “Epokën e re”, Xhemajl Jashari, vëllai i Ismet Jasharit - Komandant Kumanovës

Kumanovë, dhjetor - Lirimi i Komandant Çelikut është pritur me gëzim të madh në të gjitha trojet shqiptare. Një nga familjet emblematike e cila ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës, është edhe familja e Ismet Jasharit - Komandant Kumanovës, heroit tonë kombëtar të cilin me Fatmirin e bashkoi ideali dhe lufta e shenjtë për liri. Burgosja e padrejtë e Fatmirit e ka brengosur këtë familje njëlloj si shumë familje tjera shqiptare që dinë të respektojnë vlerat e luftës. Madje, Jasharajt e Orizares janë ndjerë edhe më të prekur, sepse Komandant Çelikun e donin dhe respektonin si të ishte i biri i tyre. Dhe ata që janë ndjerë më të prekur, sigurisht që do të ndiheshin edhe më të gëzuar kur më në fund ngadhënjen e drejta dhe Fatmiri lirohet si i pafajshëm. Duke qenë të vetëdijshëm se familja e Komandant Kumanovës e priti me ngazëllim të veçantë lirimin e Fatmirit, menjëherë pas lirimit të tij, “Epoka e re” vizitoi familjen e Ismet Jasharit, në fshatin Orizare të Kumanovës. Shkuam te Jasharajt e Kumanovës që t’i përgëzojmë për lirimin e Fatmirit, sepse e dinim se e prisnin ardhjen tonë. Familja Jashari na priti me gëzim të madh dhe na uroi mirëseardhje në kullën e tyre në fshatin e lindjes të Ismet Jasharit, në Orizare. Në hyrje të fshatit qëndronte krenar busti i Ismet Jasharit dhe valëviteshin flamujt kombëtarë shqiptarë. Ismeti i derdhur në bronz dukej më krenar se kurrë më parë. Në dyer të shtëpisë na uron mirëseardhje baci Xhemajl dhe motrat e Ismetit. I përgëzojmë për lirimin e bashkëluftëtarit të vëllait të tyre, Fatmirit. Te Jasharajt shihen lotët e gëzimit në sytë e motrave të Ismetit, të cilat nuk dinin se si ta shprehin gëzimin e madh të tyre. Mësojmë se Xhemajli (vëllai i Ismet Jasharit) kur u lirua Fatmiri, mezi ka pritur të zbardhë dita e nesërme që të shkojë ta vizitojë atë në Banjë të Malishevës.

Barije Jashari Zymberi: Kam dashur të nisem në këmbë për në Kosovë

Gëzimin për lirimin e Fatmir Limajt, nuk mund ta fshihte as motra më e madhe e Komandant Kumanovës, Barija. Ajo disa herë përsëriti se Fatmir Limajn e Haxhi Shalën-Topin i kemi vëllezër. Dhe jo vetëm këta por të gjithë bashkëluftëtarët e Ismetit. Vëllai im Ismeti, vazhdon rrëfimin motra e tij, prej Zvicrës bashkë me Fatmirin janë nisur për në front, kanë ardhur bashkë prej Zvicre krah për krahu të dy kanë luftuar andaj nuk mund ta dalloj Fatmirin nga vëllezërit e mi. Ai është vëllai jonë!
“Gjatë tërë kohës e kemi përcjellë në Hagë gjykimin, dhe kur më në fund u shpall pafajësia dhe morëm vesh se po lirohet Fatmiri... u ndiem njerëzit më të lumtur në botë. Kjo ishte për ne e papritura më e këndshme, sepse nuk kemi besuar se do ta lirojnë Fatmirin, por kur u lirua, besomëni se desha të nisem në këmbë për në Kosovë që ta pres vëllain tim Fatmirin”, thotë Barija.
Ndërkaq, se si e ka përjetuar familja e Jasharajve në Orizare, lirimin e bashkëluftëtarit të Komandant Kumanovës, Fatmir Limajt, Xhemajl Jashari thotë se “30 nëntori i këtij viti ishte një ditë shumë emocionale për mua personalisht, dhe për tërë familjen Jashari. Siç e dini atë ditë pritej edhe shpallja e aktgjykimit në Tribunalin e Hagës. Natyrisht se ne familja e Komandantit Ismet Jasharit-Kumanova e kemi përcjellë me shumë kujdes dhe emocione seancën nëpërmjet RTK-së dhe në momentin kur është shpallur pafajësia e vëllait tonë Fatmir Limajt, në familjen tonë ka shpërthyer një gëzim i veçantë që nuk e besoj se mund të përsëritet. Me shumë emocione e kemi pritur vendimin e Tribunalit. Ndërkaq, kur e kam takuar Fatmirin më është dukur si ta kisha takuar vëllain tim, Ismetin”, shprehet Xhemajli.
Ai më tej vazhdon të tregojë se nuk e ka besuar se do të vijë deri te lirimi i Fatmirit. “Shumë jam frikësuar se do të marrin dënime drakonike vëllezërit tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam pasur shumë skepticizëm se prokuroria do të mundohet të balancojë duke i dënuar. Por t’u them edhe diçka tjetër, shumë sinqerisht në vetvete duke e njohur pastërtinë dhe luftën që e ka bë Fatmir Limaj me shokë, e kam pasur një parandjenjë se do të shpallet i pafajshëm. Dhe faleminderit prej Zotit që Fatmir Limaj u kthye në Kosovë ashtu si deshëm ne. Më vjen mirë që drejtësia e vlerësoi luftën e drejtë të UÇK-së sepse lufta jonë ka qenë e shenjtë, e drejtë, me shumë sakrifica”, thotë ai.
Xhemajl Jashari tregon se i kanë përcjellë të gjitha seancat e Tribunalit të Hagës, duke iu falënderuar RTK-së dhe televizioneve lokale shqiptare në Kumanovë. “Në seancat gjyqësore, Fatmiri së pari mbrojti Fatmir Limajn në mënyrë të denjë, po në veçanti ai e mbrojti në mënyrë të shkëlqyeshme dhe dinjitoze të mirënjohurin Komandant Çelikun, me këtë dua të them se e mbrojti luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politikën e saj shumë dinjitoze dhe parimore. Më duhet ta them nga thellësia e zemrës sime se Fatmir Limaj e mbrojti në mënyrë të denjë gjithë popullin shqiptar në Hagë”, shprehet ai.
Kurse, për dënimin e Haradin Balajt, Xhemajli thotë se shqiptimi i dënimit, ndaj Haradinit gjithsesi se është i padrejtë, por se familja Jashari dhe ai personalisht besojnë dhe shpresojnë se në shkallën e dytë edhe Haradin Balës do t’i jepet pafajësia, sepse janë arrestuar pa të drejtë dhe janë mbajtur 33 muaj në paraburgim në Tribunalin e Hagës.
Xhemajl Jashari shton se lirimi i Fatmir Limajt erdhi në kohën më të duhur për popullin e Kosovës, kur Kosova e pret çastin më të rëndësishëm dhe vendimtar të saj. “Dashtë Zoti që ky gëzim që erdhi me lirimin e vëllait tonë Fatmirit, të na sjellë edhe gëzimin e shumëpritur, idealin e dëshmorëve të kombit, të gjithë luftëtarëve të lirisë dhe gjithë shqiptarëve, pavarësinë e plotë të Kosovës. Mendoj se Fatmir Limaj ia çeli rrugën Kosovës drejt krijimit të shtetit. Do të mbahet mend në histori emri i Çelikut, sepse ai është definitivisht lajmëtari i lirisë së Kosovës”, thotë për “Epokën e re”, Xhemajl Jashari, vëllai i Ismet Jasharit - Komandant Kumanovës.


Shkëlzen Aqifi
Arsim Sinani
 
Zurück
Oben