What's new
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

FOL: Korrupsioni më i lartë në Prishtinë dhe Pejë

Jean Gardi

Spitzen-Poster
In Peja (AAK) und Prishtina (LDK) ist die Korruption am höchsten.

FOL: Korrupsioni më i lartë në Prishtinë dhe Pejë


f1_04fol-jpg1344106663.jpg


Publikuar: 04.08.2012 - 20:57Priahtinë, 4 gusht - “Shtrirja më e madhe gjeografike e korrupsionit është në Prishtinë - me 50 akte akuzuese të ngritura nga prokuroritë e vendit; pason Peja me 19 akte akuzuese; Gjilani me 10; Prizreni me 7; Ferizaj me 8; si dhe Gjakova me 4 akte akuzuese”. Kështu vlerëson raporti ‘Monitoruesi i Korrupsionit’ i nxjerrë nga Lëvizja FOL. Ky raport përfshin të gjitha aktivitetet e ndërmarra institucionale në luftë kundër korrupsionit për periudhën gjashtë-mujore: janar-qershor 2012. Ndërkaq, prokuroritë që nuk kanë shënuar rezultat në luftë kundër korrupsionit janë: prokuroria e qarkut dhe ajo komunale në Mitrovicë, si dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk kanë ngritur as edhe një akt akuzues të vetëm. Më mirë sipas këtij Raporti nuk qëndrojnë as gjykatat e rregullta komunale të Kosovës, të cilat gjatë kësaj periudhe kohore kanë zgjidhur gjithsej 64 lëndë: 36 në kuadër të Shpërdorimit të Pozitës Zyrtare, 10 në kategorinë Marrje e Ryshfetit dhe 18 në Dhënie të Ryshfetit. Ndërkaq, në fund të periudhës raportuese kanë mbetur gjithsej 187 lëndë të pazgjidhura: 126 në kategorinë Shpërdorim i Pozitës Zyrtare, 40 në kategorinë Marrje e Ryshfetit dhe 21 në Dhënie të Ryshfetit.

FOL: Korrupsioni më i lartë në Prishtinë dhe Pejë - Lajme - Koha Net
 
Top