Dukagjin
Kuku
FSK me uniforma amerikane
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fehmi Mujota, prezantoi të premten uniformën e re të pjesëtarëve të FSK-së, të cilat janë donacion i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Ky prezantim është bërë në një takim me media, ku uniformën e re e kishin të veshur dy kadetë të rinj.
Uniforma e re ka ngjyrë të gjelbër, ndërsa bereta është e zezë. Emblema që është flamuri i Kosovës është e vendosur në krahun e majtë, emblema e njësisë në të djathtë, kurse emblema e gradës është e vendosur në gjoks.
Ministri Mujota tha se kjo është një ditë e shënuar në historinë e krijimit të FSK-së. Ai tha se mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet që e rregullojnë punën e Ministrisë së FSK-së, tashmë kanë hartuar dhe po miratojnë e rregulloret e para të cilët janë: Rregullorja për rekrutim në FSK, Kodi i mirësjelljes i FSK-së, Rregullorja mbi bartjen dhe përdorimin e armëve nga FSK-ja, Kodi disiplinor i FSK-së, Rregullorja mbi pushimet për FSK-në dhe Rregullorja mbi emblemat dhe simbolet për FSK-në.
Ligji për FSK-në përcakton 9 grada për oficerët e FSK-së, duke filluar nga nëntogeri deri te gjenerallejtënant dhe 6 për nënoficerë, prej ushtarit deri te flamurtari.
Duke shpjeguar shkurtesën KSF (Kosova Security Force) në beretë, Mujota tha se kjo u mundëson forcave të Aleancës së NATO-s t’i identifikojë më lehtë pjesëtarët e FSK-së.
Emblema e njësisë së pjesëtarëve të FSK-së që punojnë në ministri dhe në Komandën e Forcave Tokësore është luani dhe ylli gjashtë rrembash: luani u tha se simbolizon fuqinë e FSK-së, ylli të ardhmen, shpresat dhe aspiratat e gjithashtu edhe diellin që ndriçon Kosovën.
Emblemat tjera për njësitë tjera do të dizajnohen me ngritjen e tyre dhe do të jenë në përputhje me Ligjin e FSK-së. Emblema për oficerë me gradë gjenerali do të përbëhet nga ylli gjashtë rrebesh i rrethuar me dy shpata që priten mes vete, rrethuar me dafina, ku një yll përcakton gradën e gjeneralit të Brigadës, dy yje gradën e gjeneral majorit, tre yje gradën e gjenerallejtënantit.
Express Online FSK me uniforma amerikane
![](http://s10b.directupload.net/images/081217/nyvzhdjf.jpg)
![](http://s11b.directupload.net/images/081217/ped5yk9y.jpg)
![](http://s11.directupload.net/images/081217/wvj9zzlx.jpg)
Video:
Top Channel - Video: FSK, uniformat te ngjashme me ato te NATO-s