Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Geheimdiensttreffen zwischen Arkan und Gazidede 1995 in Tirana

Südslawe

Gesperrt
Was auch schon der damaliige einflussreiche Politiker und 1. Innenminister von Albanien bestätigte, das es in Albanien ein Treffen zwischen dem Serben Schlächter "Arkan" und dem Geheimdienst Chef Baskim Gazidede in Albanien gegeben hat, wird nun durch den damaligen Vize-Geheimdienst Chef (Vize-Inneminister) Agim Shehu, bestätigt.

Es ging vor allem damals in den Gespräche u.a. um den Embargo Bruch, wegen Treibstoff Schmuggel und Arkan, kam direkt im Auftrage von Milosovic nach Tirana. Das dies über den Grenz Übergang Hani i Pot bei Podgorica nach Montenegro geschah, war ja damals nicht zu übersehen.

Diese Verbindung wurde vom 2. Innenminister von Albanien Agron Musaraj geschaffen, wo es damals schon Proteste der Internationalen Staaten Gemeinschaft gab, wegen dem Organisierten Treibstoff Schmugel des Innenministers. Agron Musaraj, lebt heute in den USA, wo angeblich die Amerikaner AGron Musaraj, damals anklagen wollten.

Und genau diese Dinge, berichtete ich scon 2003 u.a. im PF, das es eine direkte Verbindung, zwischen dem Serbischen Geheimdienst und Albanischen Geheimdienst gab u.a. für den Treibstoff Schmuggel.

Im Hotel Dajti, dem ehemaligen Staats Empfangs Hotel in Tirans, gab es 1995 ein Treffen zwischen Gazidede und "Arkan"!


agim-shehu-shik-vize.jpg

Agim Shehu in 2007 im Interview mit der Gazetta Sqiptare

Agim Shehu: S'me lane te arrestoja boset e fajdeve

,,,,,,,,,,,,,,
Për shembull, a i keni marrë leje dhe a i keni raportuar ministrit të Brendshëm, Agron Musaraj për ngjarjet e 28 majit. Kam parasysh që ju keni qenë në shesh me shkop në dorë, ndërkohë që Musaraj dhe Kryeministri Aleksandër Meksi shëtisnin në bulevardin e Tiranës për të treguar se nuk kishin lidhje më këtë ngjarje ?
.....................
Z. Shehu, a kishit kontaktuar një natë më parë apo atë ditë në mëngjes me Presidentin Berisha?
Jo, s'kisha pse të kontaktoja me të.
Dhe cila ishte përgjigjja e zotit Agron Musarai?
Përgjigjja, mua nuk më pyete si ishte përgjigjja e ligjit, edhe Musarai dhe të tjerët më kanë dhënë një përgjigje te bazuar në ligj, do te respektohej ligji? Të respektohej ligji!
Po me Kryeministrin Meksi, a keni pasur kontakte atë ditë?
Po, po kam pasur. Një ditë para.
Dhe?
Është shprehur të ndalohet fortësisht.
Pra, edhe Kryeministri Meksi është shprehur të ndalohet mitingu?

.....................
A keni takuar ju dhe shefi i Shërbimit Sekret, z. Gazidede në vitin 1995, kriminelin serb, liderin ose drejtuesin e forcave paramilitare Arkanin, në Hotel Dajti në Tiranë? Ka një akuzë publike të bërë nga ministri i Rendit publik për këtë çështje?
Këtë përgjigje do tua jepja në një emision të mëvonshëm, me një vendim gjykate e cila do të shprehet, d.m.th kjo çështje do të përfundoj në një gjykatë, ku do të çmohen provat dhe faktet që dëshmojnë që unë dhe Gazidede e kemi takuar Arkanin, do të japë prova nëse ka dëshmi që na implikojë në këto ngjarje.
Pra nuk e keni takuar Arkanin?
Absolutisht jo!
A keni pasur kontakte indirekte me të?
Absolutisht që jo!
Atëherë si e shpjegoni që nën hundën e policisë është zhvilluar një trafik i madh nafte drejt Serbisë?
Do më lejoni edhe një minutë kohe ta shtjelloj edhe një herë çështjen e Arkanit, kur vijnë edhe përgjigjet për naftën që ju interesoheni. Kur e lançoi një shpifje të tillë ministri i Brendshëm, qeveritë e shteteve evropiane nuk e dinë se një ministër është aq i papërgjegjshëm që të akuzoj vendin e vet. Dhe e merr fjalën e ministrit si të vërtetë, nuk ka nevojë ta analizoj atë. Deri sa e thotë ministri, kjo qenka e vërtet. Me Arkanin ka pasur një plan shumë interesant, synonte në armiqësimin e një pjesë të shqiptarëve me shqiptarët e Kosovës. Armiqësimin i institucioneve demokratike më ato të Kosovës. Kosovarët njohin policinë e Shqipërisë, nuk njohin Bashkim Gazideden dhe deri sa shërbimi sekret i Shqipërisë, policia, paska lidhje me vrasësin e kosovareve, kjo do të thonë se qeveria e PD-së ka një lidhje me Millosheviçin, kjo do të pastrohet me një vendim gjykate.
Ju doni të shkoni në gjyq për këtë?
Padyshim që po!
Cilin do të çoni në gjyq?
Të gjithë ata që kanë të bëjnë më këtë shpifje.
Si shpjegohet që nen kontrollin e policisë tankerat me nafte kalonin kufirin, kur kishte një Embargo të organizatës së kombeve të bashkuara që ndalonte furnizimin më nafte të makinerisë së Millosheviçit? Personalisht kam qenë pjesëmarrësi i të gjitha operacioneve policore, ose bashkëpunuese për ta ndaluar këtë. Kam arrestuar, ndaluar, sekuestruar, ndaluar njerëz, madje jam ndodhur edhe në breshëri plumbash trafikantësh për ta ndaluar këtë. Unë kam parë edhe qytetarë të thjesht që kishin ndërtuar një shtesë të serbatorit, kam parë edhe tanker që e kalonin naftën me .....
Ka pasur vendim politik për këtë z. Shehu?
Absolutisht!
Absolutisht. Po apo jo?
Unë kam qenë drejtues i policisë edhe mbaj përgjegjësi për këtë. Që nuk ka pasur asnjë vendim për këtë, asgjë të shkruar, asgjë të nënkuptuar, asgjë të thënë më goje!Absolutisht! Policia nuk ka pasur asnjë luhatje për këtë çështje, unë personalisht i kam ngritur qeverisë një shqetësim të tillë. Nëse e keni bërë ndonjë herë rrugën nga Shkodra në Han të Hotit, rreth 40 km kishte 36 pika karburanti. Do të thotë që për çdo km pikë karburanti, shkodranët nuk kanë pasur nevojë për këto pika karburanti, këto furnizonin...
Pse nuk mbylleshin?
Nuk ishte kompetencë e policisë mbyllja e pikave të karburantit. Unë personalisht i kam kërkuar qeverisë të asaj kohe që të merren masa ndaj drejtuesve të institucioneve që kishin lënë një gjë të tillë, që kishin licencuar pikat e karburantit, kërkova vendim, ligj për t'i ndaluar, deri në akt normativ t'i lejoj policisë për të ndaluar atë.
Z. Shehu, kjo polici kaq efikase për të parandaluar një miting të opozitës, nuk ishte efikase për të ndaluar një gjë të tillë?
Nuk kisha baze ligjore, nuk mundesha ta ndaloja, pa shkuar në kufij.
Po në kufij?
Në kufij po, shumica e tyre aty janë ndaluar. Po në nuk i kishim mjetet për të kontrolluar të gjithë bregun e Bunës.
Jeni i sigurte që kjo nuk është bërë më në bindje të plotë, sepse kryeministri i Malit të Zi, Bullatoviç, është shprehur në kujtimet e tij se ka gjetur mirëkuptimin në Tiranë për të zhvilluar kontrabandën e naftës.
Shiko, unë nuk i kam lexuar kujtimet e tij edhe nuk kam ndërmend ndonjeherë. Dhe mua më është kërkuar ta ndaloj me masat që kisha në atë kohe. Unë nënkuptoj atë që thote ligji i shprehur, akti normativ i shkruar, ajo që nuk ndalohet, lejohet.
Z. Shehu, cilat kanë qenë momentet më të vështira në të cilat si drejtues i policisë jeni përballur? Thatë pak më parë se jeni ndodhur në të gjitha aksionet më të vështira të policisë.
Ka pasur mjaft aksione të vështira.
A hyn midis këtyre aksioneve eliminimi i biznesmenit të quajtur Shpëtim Çashku në vitin 1996?
Jo, rasti i z. Çashku ka qenë një rast që ka mbushur faqet e gazetave dhe më bëni nder qe me pyesni per kete.
Ne c'kuptim?
Çashku hyri në një banke, mori peng 5 punonjës, u kërkoi një shumë të caktuar dhe ata nuk kishin mundësi t'ia jepnin, policia vajti në vendngjarje, policia rajonale, ajo që merret me të. Rrethoi godinen, i kërkoi lirimin e punonjësve të bankës, i kërkoi dorëzimin, heqjen e armës. Jo vetëm që nuk pranuan, por z.Çashku që ma kujtuat ju, reagoi me armë ndaj policisë, pastaj kanë shkuar forcat speciale, ato që merreshin më element të armatosur, është bërë një negocim profesional nga oficer që merren me negocimet, i është dhënë një garanci që nuk do të këtë konsekuenca nga ana e policisë, i është dhënë një garanci ndaj kërkesave që mund të kishte ndaj autoriteteve do të çohej në vend.
A janë të dokumentuar këto z. Shehu?
Po, ato janë të dokumentuara publikisht z.Blendi., ato janë publike. Ajo ngjarje ka ndodhur ne ditën më diel, nuk është bërë diku në Dukagjin, është bërë në mes të Tiranës dhe aty ka pasur dhe njerëz, qytetarë, për veç forcave policore. Ai refuzoi të gjitha negocimet e policisë dhe kur afati për asgjësimin e pengjeve mbaroi, shkoi në zero, ju kërkua të dorëzohej, ka qëlluar disa herë më armë dhe ka rrezikuar jetën e oficereve të policisë, dhe në këtë kusht ai është qëlluar me armë për ta neutralizuar, për ta bërë të pa rrezikshëm për jetën e pengjeve dhe të policisë.
Për ta neutralizuar do të thotë për ta neutralizuar apo për ta eliminuar?
 
Mann... Arkan ist kein Politiker sondern ein Krimineller, ein Verbrecher. Über seine Persöhnlichkeit müssen wir uns nicht streiten. Der sass ja schon in unzähligen europäischen Gefängnissen.
 
Zurück
Oben