I
IbishKajtazi
Guest
Në Prizren sot fillon takimi i presidentëve të rajonit
Në Prizren sot fillon samiti i presidentëve të vendeve të rajonit. Tashmë është përcaktuar edhe agjenda e saktë e samitit si dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e tij. Në qendër të tij do të jetë bashkëpunimi rajonal. Konsiderohet se ky takim do të përcjellë një mesazh të mirë tek vendeve perëndimore se edhe ky rajon është i gatshëm të integrohet në Bashkimin Evropian. ... Postuar: 09:44:53 / 25.06.2010
Sot pasdite në kampin e KFOR-it në Prizren do të aterojnë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, të cilët nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, do të vendosen në hotelin Sharr në Prevallë, ku do të priten nga nikoqiri, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Nesër në mëngjes do të vijë për të marrë pjesë në këtë samit edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, përmes pikës kufitare të Vërmicës. Gjatë paradites, presidentët do të zhvillojnë takime bilaterale secili me secilin. Siç bëhet e ditur nga Zyra e Informacionit e Presidentit Sejdiu, nga Prevalla, presidentët do të shkojnë për drekë në qytetin e Prizrenit, për tu kthyer më vonë për një takim të përbashkët në Prevallë, pas së cilit, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti i Malit të Zi, Vujanoviq, do të largohet nga Kosova pas kësaj konference ndërsa ai i Shqipërisë, Topi dhe i Maqedonisë, Ivanov, do të largohen të dielën. Policia në Prizren ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë në mënyrë që samiti të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme për sa i takon sigurisë, thotë drejtori Rajonal i Policisë, major Nexhmi Krasniqi.
”Këtu janë të angazhuar bukur një numër i madh i forcave të policisë duke filluar nga forcat speciale njësia e FIT-it, pastaj njësia e trafikut në nivel qendror dhe rajonal dhe stacioni policor në mbështetje të njësive tjera të stacioneve policore të rajonit të Prizrenit”, tha Krasniqi.
Majori Krasniqi thotë se gjatë gjithë lëvizjeve nëpër rrugët e Kosovës të presidentëve, ata do të jenë të përcjellur nga njësitet përkatëse policore. Ndryshe, ky takim pritet të përcillet me një interesim të madh të mediave të vendeve nga janë presidentët por edhe më gjerë. Në Zyrën për Informim të presidentit Sejdiu, konfirmuan se për ta ndjekur samitin janë akredituar mbi 130 gazetarë.
(Xhevat Sopi)
In Prizren findet ein Gipfeltreffen der Balkanpräsidenten statt, Teilnehmer sind: Albanien, Mazedonien, Montenegro und Kosovo. Das Treffen geht über drei Tage!
Quelle: www.rtklive.com
Ibish...