Jean Gardi
Spitzen-Poster
[h=1]Arrestohet “kryeshefi i rrethit të Kosovës” Goran Arsiq[/h]
Publikuar: 21.04.2012 - 22:15Prishtinë, 21 prill - Është arrestuar dhe po mbahet në Lipjan, i ashtuquajturi “kryeshef i rrethit të Kosovës”, Goran Arsiq. Ministri për Kosovën në Serbi, Goran Bogdanoviq, për mediat serbe e ka konfirmuar arrestimin, kurse ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se Arsiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Ministri Bajram Rexhepi, i ka deklaruar agjencisë serbe Tanjug se policia e ka arrestuar të ashtuquajturin “kryeshef i rrethit të Kosovës” Goran Arsiq, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Rexhepi ka thënë se Arsiqi dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, janë arrestuar sot sipas denoncimit të disa personave, të cilët kanë thënë se Arsiq i ka shantazhuar ata për të dalë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 6 maj.
Arrestohet “kryeshefi i rrethit të Kosovës” Goran Arsiq - Lajme - Koha Net