Ciciripi
Sfiduesi Demokrat
(E plotësuar) Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, tha sot se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte në vitin 2001 është “vazhdim i terrorit shtetëror” kundër komunitetit shqiptar.
Halimi tha se terrori "filloi në mënyrë agresive në dhjetor të 2008-ës, për të vazhduar në korrik të 2009-ës dhe se kjo është arsyeja pse qindra familje shqiptare kanë emigruar nga Lugina e Preshevës.
Sipas tij, nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve, më 6 maj dhe se veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin.
"Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, dukeluajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, tha Halimi për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.
Ai shtoi se ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës
dhe Bujanocit nuk janë më të sigurt në Serbi, edhe pse me përfundimin e konfliktit të 2001-ës, atyre iu garantua amnistia.
Halimi ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe një kandidat për këshillin lokal, i cili është lënduar gjatë aksionit të policisë.
"Ky është një vazhdim i procesit politik, që ka për qëllim presionin ndaj shqiptarëve të rajonit. Rezultati ishte spastrimi etnik i shqiptarëve, ku vetëm në komunën e Medvegjës nga 5 mijë e 500 shqiptarë kanë mbetur vetëm 600”, ka thënë Halimi.
Ai tha se shqiptarët janë të shqetësuar rreth kërcënimeve të Daçiqit se arrestimet do të vazhdojnë. (REL)
Daçiq: Policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, u ka thënë gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”.
Në një takim me gazetarët, Daçiq ka thënë se aksioni i xhandarmërisë serbe realizohet me urdhëresën e Prokurorisë për krime lufte.
Dy nga tetë personat janë arrestuar se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim armësh, ka thënë ministri serb.
Sipas tij, nën dyshimet për krime lufte janë arrestuar Elhami Salihi, Mustafa limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi.
Prokurori i Serbisë, për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se pesë shqiptarët e arrestuar, dyshohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 2001, në Luginën e Preshevës.
Gazetarëve në Beograd, Vukçeviq u ka thënë se arrestimet ende po vazhdojnë, por nuk ka pranuar të saktësojë se për çfarë krime luftesh bëhet saktësisht fjalë.
Të gjitha arrestimet njoftohet se janë kryer në komunën e Bujanocit.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i tha Radios Evropa e Lirë, se tetë shqiptarë, nga Bujanoci, Tërnoci dhe Breznica janë arrestuar nga policia serbe.
Ai tha se autoritetet fillimisht kanë thënë se ata akuzohen për krime lufte, por më vonë, Kamberi citon ministrin serb të rendit, Ivica Daçiq, të ketë thënë se disa nga ta akuzohen për “krijimin e një formacioni ushtarak për shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia”.
Kamberi i cilësoi këto arrestime si tërësisht politike.
“Këto janë akuza politike, dhe koha kur kanë zgjedhur që të frikësojnë popullatën në prag të zgjedhjeve, flet për motive politike”, ka thënë Kamberi, duke shtuar e gjatë bastisjes së familjeve shqiptare, policia nuk e ka treguar urdhëresën e gjykatës.
Arrestohen dy persona në Luginën e Preshevës
Në Luginën e Preshevës është duke u zhvilluar një aksion i policisë për arrestimin e të akuzuarve që kanë kryer "krime lufte ndaj serbëve", ka cituar agjencia e lajmeve Tanjug, burimet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, aksionin e arrestimeve, por tash për tash, ka thënë se nuk ka infomacione se për çka bëhet fjalë.
Ai ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, deri më tash, janë arrestuar dy persona, por, qeveria lokale, sipas tij, nuk është njoftuar se për çka bëhet fjalë.
Halimi: Arrestimet, terror shtetror ndaj shqiptarve - Nacionale - Gazeta Express
In Presheva startete eine Aktion gegen albanische " Kriegsverbrecher " vom letzen Krieg .
2 Wurden schon festgenommen .
Ich denke das ist alles ein geplantes Spiel seitens der Serben Mazedonier und Slawoalbaner .