Balkanpeace
Balkaner
Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, tha sot në Prishtinë se kufijtë e Ballkanit perëndimorë janë të pandryshueshëm, ndërsa bashkimi i shqiptarëve mund të ndodhë në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto komente në kuadër të një vizite dyditëshe në Kosovë, gjatë së cilës po takon udhëheqësit më të lartë politik të vendit. Ministri Haxhinasto tha se Tirana zyrtare mbështet fuqishëm proceset politike në Kosovë, përfshirë edhe bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ministri Haxhinasto tha se Tirana nuk mbështet idetë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke nënvizuar se integrimi i shqiptarëve do të ndodhë në Bashkimin Evropian, ku është edhe ardhmëria e tyre.
"Teza për bashkime, për shkëmbime territoresh janë teza të dëmshme që nuk shërbejnë aspak, e aq më pak u shërbejnë shqiptarëve, të cilët fatmirësisht kanë qenë kohët e fundit në anën e duhur të historisë, kanë përqafuar ato vlera, të cilat qëndrojnë në themel të civilizimit perëndimor, qëndrojnë në themel të organizatave të tilla, siç është Bashkimi Evropian".
Tirana do të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për shtimin e njohjeve, tha Haxhinasto gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ministri Hoxhaj tha në këtë kuadër se të dyja palët kanë një plan bashkërendues për vitin 2011.
Haxhinasto: Tirana nuk mbështet idetë për bashkimin kombëtar - Shekulli Online